top of page

ZYBA HYSA: “BETEJA E ALBULENËS”, APO “BETEJA E ALBILENËS”?




Po bëhet e udhës, që para syve tanë, publikisht dhe “krenarisht” po shkilet me dy këmbët mbi vlerën e votës së popullit, duke mos u përgjigjur qëllimit të zgjedhjeve, për të mos u përgjigjur besimit të popullit, duke shkelur sipas dëshirës dhe me kryeneçësi ligjet dhe rregullat demokratike dhe mbi të gjitha shkelin mbi veten, duke çfaqur arrogancë dhe paaftësi për të kryer detyrën e ngarkuar nga populli… Është e turpshme dhe kriminale të shndërrohet salla e parlamentit në skena komedie, ku hyjnë dhe dalin aktorët e komanduar, sipas një skenari të mirëpërgatitur, që mund të përfundojë me skena tragjike, në kurriz të popullit dhe shtetit të Kosovës…

Nuk dua ta pranonj si të vërtetë, këtë maskaradë politike, e cila mbanë erë antidemokratike, antikombëtare, antishqiptare, se nuk shikoj ndonjë arësye të fortë që të përsëriten 21 herë skena të tilla, që kurrë s’duhet të ndodhin në një shtet demokratik, i cili ende rënkon nga plagët e luftës dhe ankthi i së nesërmes!

Unë, si nënë dhe grua shqiptare, si shkrimtare dhe studiuese vë re: të zgjedhurit për në parlament, ose nuk e kanë të qartë rolin e tyre, ose abuzojnë me besimin e popullit për të shuar etjen e tyre personale për pushtet, ose për të vënë në skenë ndonjë skenar të rrezikshëm me pasoja tragjike për Kosovën, ndaj po i drejtohem znj. Albulena Haxhiu, si “molla e sherrit” e kësaj maskarade të frikshme:  nëse do të isha në vendin tuaj, me forcën e dinjitetit tim, që në seancën e parë të parlamentit, kur nuk u siguruan votat e mjaftueshme, siç ndodhi me ju, do të dilja para kuvendit pa asnjë hadërmbetje, do tërhiqesha nga kandidimi, duke i lënë radhën dikujt tjetër, që në rrugë demokratike do të fitonte votat e duhura për kryetar/e të kuvendit të Kosovës. Por kjo nuk ndodhin me ju, se u mungon guximi për të dhënë dorëheqje, se quani “Mbi të gjitha Partia”, po kur mbaron fushata dhe ulesh në sallën e parlamentit, nuk është më partia, por mbi të gjitha është Kosova! 

Për mendimin tim, faji mbetet tek fajtori dhe mos e kërkoni tjetërkund dhe kur populli rri me sy mbërthyer në ekran për të dëgjuar një përfaqësues tjetër, çfaqet një mendim pa mend: “Për të ngritur një komision, që verifikon votat e fshehta”... Kjo është thjesht një fitim kohe për të realizuar qëllime të errta politike, nuk di në dobi të kujt janë, por një gjë e di, kjo metodë fshehtësie, është në dëm të Kosovës…!

Më kujtohet një deklaratë e Putinit për Ukrainën: “Unë e pushoj luftën, vetëm po të shkarkoni Zelenskyyn dhe të vendoset një president pro rus…” Kjo ndodhi në Kosovë me arrestimin e udhëheqëve të UÇK - së dhe marrja e pushtetit nga kundërshtari më ekstremist politik, i cili nuk reshti së bashkëpunuari me të gjithë ata që akuzuan pa fakte këta bij të Kosovës martire, vetëm e vetëm, se qëndrimi i tij, ishte në unison me krahun kundër shqiptarizmit, pra kundër luftës heroike të popullit të Kosovës, kundër shpalljes së Pavarësisë, por jo kundër karrikes së kryeministrit dhe tani humbja, apo pamundësia për të qëndruar ende në pushtet, përdor elementin kohë të shoqëruar me propagandë kundër opozitës duke fabrikuar çështjen e ngritjes së një komisioni për të numuruar votat nga një votim i fshehtë!! Ku ka fshehtësi, ka qëllime të errta! Kësaj i thonë, kur të ha veshi i majtë, ta kruash me dorën e djathtë, që të mos kuptohet, se po e kruaj veshin… Vërtet popullin e Kosovës e keni cilësuar herë “analfabet”, herë “hajvanat”, por shqiptari ka qenë historikisht pa arsim, por nuk ka qenë pa mend, ai ka inteligjencë të lindur, ndaj dhe është sulmuar historikisht, të provon një herë, por herën tjetër di si të sillet, ju nuk keni qenë përfaqësues i shqiptarëve, shqiptarët boshatisën shtëpitë dhe morën rrugën e mërgimit, shqetësimi juaj ka qenë mirëqënia e pakicave serbe, se ju përherë keni qenë kundër shqiptarëve, se keni deklaruar: “Krime kanë bërë serbët, por krimet më monstruoze kanë bërë shqiptarët”! këtë vetëm një njeri me gjak serb mund ta thotë, por edhe këtu duhet të flas me rezerva, se ka serbë që heshtin, apo ndjehen keq për çka ndodhi në Kosovë gjatë luftës! Shqiptarët në kanë vrarë serbë, ishin në mbrojtje të vatrave tyre!! Po barbari kështu vepron, fajin e tij, ia ngarkon të pafajëshmit e për ta “vërtetuar” këtë paguan miliona e miliarda, blenë ndërkombëtarët dhe organizohen gjyqe pas gjyqesh, derisa gënjeshtra të marrë pushtetin e së vërtetës! Populli ynë thotë: “Një herë shkon lepuri në urë” dhe ju e dini mirë se si e keni kaluar “urën”, kujdes mos u fut në urë, se mos rrëzohesh e të merr lumi, se po bëre gropën e tjetrit, bie vetë mbrenda!

Nuk besoj, që deputetët në votat e hapura të mos kenë kurajo të votojnë sipas vullnetit të tyre dhe mendimet që dalin nga disa deputetë VV  sikur “disa deputetë të opozitës duan të votojnë, por nuk dalin publikisht” ndaj duhet “Ngritja e komisionit për verifikimin e votave të fshehta”, nëse do të qëndronte kjo gjë, atëherë do ishin dakort për ta votuar komisionin, por faktet janë ndryshe e kështu lind dyshimi që VV llogarit votat e fshehta të “Listës Serbe” për të zgjeshur kryetaren dhe publikisht krijon përçarje në mes të deputetëve të opozitës e pse ato vota do të jenë nga “Lista Serbe” dhe s'ka si ndodh ndryshe, se ish kryeministri, pulikisht është kundër, por nga ana tjetër me mbështetje të jashtëzakonëshme në të gjitha drejtimet: si pagat i marrin pa punuar, rryma, uji, taksat tjera, nuk i paguajnë fare e pse janë shtetas të Kosoves, ata trajtohen me përkëdhelje, duke taksuar rëndë shqiptarët, se paguajnë edhe për “Ogiçat” që ushqehen, edhe nga serbia me fondet e pensioneve të shqiptarëve që nuk ua kanë njohur ende, edhe nga Qeveria e Kosovës nga fondet që i nxjerr pa kursim!!

Për ta thënë shkurt: ashtu si zonja Albulena që luan rolin e një kukulle, nëpërmjet këtij komisioni, kërkohet që të gjithë deputetët të shndërrohen në robotë të telekomanduar, siç ndodhte në kohën e diktaturës komuniste…

Unë mendoj, për t’i dalë në fund një pune që ngec, duhet të kthehemi edhe një herë në fillim, për të ndrequr gabimin dhe kryhet në rregull më pas, ndaj mos sfiloni më në shkallët e kuvendit, por ulni kokën dhe kryeni detyrën e ngarkuar prej popullit!

U kërkoj ndjesë për shqetësimin që shpalos nëpërmjet këtyre rreshtave, por e quaj obligim shpirtëror të prononcohem duke mos anuar nga asnjë krah politik, se shkrimtarët dhe intelektualët nuk janë me asnjë parti politike, ata janë me Popullin, Atdheun, Kombin!


ZYBA HYSA

(POETE, SHKRIMTARE, STUDIUESE, ANËTARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE SHQIPTARO – AMERIKANE NEW YORK)

TIRANË, MË 25 MAJ 2025


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page