ZOTI NUK THOTË HARROJE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Oct 22, 2019
- 1 min read

Nga Sabit Rrustemi
Zoti nuk thotë Harroje As Zemra
Një det ndjenjash Qepet Çepurit Po rruga përpjetë Deri në Kodër
Shtigjet zik - zake I ka mbuluar dushku Bari i ri E paecura ime Vonohet për pak
Atë që e dua E ruaj në vete Edhe kur më ikën me mëngjes Edhe kur më kthehet Rrallë e përmallë Përmes ndonjë ëndrreje
Lutjet nuk kryejnë punë më Nëse nuk lëviz drejt teje Më shkel dhe kjo kohë
E dashur Po e deshe malin Qe ku jam Po e lype detin Qe ku e ke Në shpirtin tim
Dhe mua të tërin Diku thellësive të tua Të paprekura
Ç' mund të të ofroj më shumë Pos shpirtin tim Të rinuar prej dashurie
---------- ( Nga libri në proces botimi: HYJNORJA IME JE TI, vëllimi i parë )
Comentários