ZOTI NUK MË THOTË HARROJE
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Nov 9, 2020
- 1 min read

Zoti nuk më thotë harroje as Zemra
Një mal ndjenjash qepet Çepurit deri në Majë Kodre te ajo Tumë
Shtigjet zik - zake i ka mbuluar dushku
E paecura ime ka ngecur hapësirës së pashkelur të trupit Tënd
Pa i kthjellur sytë më ikën e më kthehesh rrallë e përmallë përmes ndonjë ëndrreje të re
E dashur po e deshe malin qe ku jam po e lype detin në shpirtin tim e ke
Dhe mua të tërin thellësive të paprekura
Asgjë s mund të të ofroj më shumë pos qenies sime të rinuar prej dashurie

( 1tetor 2014 - 9 nëntor 2020)
Comments