top of page

Zoti krijoi me dorë baballarët


Laureta Petoshati


Kur bie shi thonë engjëjt qajnë dhe shpirtrat kullojnë pikë-pikë, miliarda shpirtra tokën e lajnë, miliarda shpirtra na bëjnë vizitë.


Një shi që bie me vëtëpërmbajtje, si të jetë parfum, me butësi, gjatë gjithë natës në dritare, lotët e tim eti janë aty.


Dua të dal e të më lagin, diçka prej tij dhe unë të prek, lotët lajmëtar të mallit, që nuk pranojnë sakrilegj.


Se vërtetë zoti krijoi dimër, përlotet vendi nga të qarët, por enkas ai krijoi prindër, mburojë për ne janë baballarët.


Kur bie shi thonë qajnë engjëjt por dhe demonët qajnë me shtrëngatë, duan të shkulin çdo gjë nga rrënjët, se nuk bëjnë ligjin dot më, atje lart.


Mendoj babanë dhe ndihem në kullë, shtëpia dhe kombi mbahen nga trarët, ca lotë shiu më vijnë si ninullë, se Zoti krijoi me dorë baballarët.

© Vlorë 21 tetor 2020

28 views1 comment

1 Comment


kadritarelli
Oct 22, 2020

Urime poete! Nje frymezim i bukur dhe me shume ndjenje malli dhe dashurie per baballaret. Ndjesi njerezore shprehur ne vargje!

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page