top of page

Zonja Vilhelme Vranari Haxhiraj është një krijuese mjaft e talentuar


Prof Dr Eshref Ymeri

Nderim dhe respekt

për dy personalitete të shquara


I dashur Profesor Fatmiri,

Ju jeni një intelektual i shquar në gjirin e kulturës sonë mbarëkombëtare, jeni krenaria jonë shqiptare në Perëndimin evropan, jeni moderator i Portalit të shkëlqyer “Fjala e Lirë”, në faqet e të cilit shprehin gulshet e shpirtit dhe marrin frymë lirisht të gjithë ata lexues të nderuar, të cilët lirinë dhe të vërtetën e vlerësojnë si një shenjtëri të dhuruar nga Hyjnia. Ju jeni autor i më shumë se 40 veprave letrare, kritike dhe studimore në disa fusha të dijes, vepra që dëshmojnë më së miri për personalitetin tuaj mjaft të spikatur në thesarin e kulturës mbarëshqiptare

Në faqen e Portalit tuaj të ditës së sotme sapo lexova materialin me titull “Historia, jeta politike, sociale dhe kulturore e Kaninës në një studim”, me autore personalitetin e shquar të jetës letrare, zonjën Vilhelme Vranari Haxhiraj. Në atë material zonja Vilhelme u bën me dije lexuesve se ka përgatitur për botim veprën e saj më të re, një vepër studimore kjo me titull Kanina e Lashtësisë dhe Princi Gjergj Arianiti”.

Zonja Vilhelme Vranari Haxhiraj është një krijuese mjaft e talentuar, me një kontribut të jashtëzakonshëm shumëpërmasor në botën e letrave shqipe, në të cilën, pas vitit 1990, ajo ka rrezatuar dhe vazhdon të rrezatojë si një yll karvani. Në pasurinë e Bibliotekës Kombëtare gjenden 50 vepra të gjinive të ndryshme, si romane, novela, tregime, poezi, publicistikë dhe vepra studimore nga fusha e hulumtimeve letrare dhe historiografike. Duhet theksuar posaçërisht se në krijimtarinë e zonjës Vilhelme, si tek asnjë krijues tjetër i periudhës së demoshëmtisë dhjetoriste, bie në sy publicistika e saj nacionaliste, e pasqyruar në disa vëllime.

Ju, i dashur Profesor Fatmiri, duke zënë një vend nderi në majat e kritikës letrare mbarëkombëtare, keni nxjerrë në spikamë vlerat e krijimtarisë letrare të zonjës Vilhelme gjatë tridhjetë vjetëve të fundit. Jam në dijen se keni shkruar një libër të ri, në të cilin gjejnë pasqyrimin e vet të gjitha analizat tuaja kritike, kushtuar veprave letrare të zonjës Vilhelme. Ky libër, në bindjen time të plotë, është dëshmi e padiskutueshme e ngrohtësisë së shpirtit tuaj human, e dashurisë dhe e respektit tuaj mahnitës ndaj njerëzve të botës letrare. Këtë dashuri dhe këtë respekt të përmasave të paimagjinueshme, që nuk hasej askund në periudhën e diktaturës së egër komuniste, ju e keni shprehur me aq elegancë joshëse në veprën tuaj fantastike në dy vëllime, me titull “Kritika ndryshe”, të botuar më shumë se dhjetë vjet më parë.

Gjej rastin dhe kam kënaqësi të veçantë t’Ju uroj Juve dhe Zonjës Vilhelme suksese në krijimtarinë tuaj letrare dhe studimore.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë.

Eshref Ymeri

Santa Barbara, Kaliforni

18 korrik 2021

33 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page