top of page

Zonja Maska



A është momenti të shkruaj leter-pyeti Zotëriu veten në shqetsime e në vetmi? Veëantë një të këtillë leter? Që cyt sert e neveritshëm parimet e konsideratat !

Kjo është pyetja që, nga ata që gjënden pak më largë raportit që do e trajtoj letra, mund të cilësohet frustracion, mësyetje e rebeluar teki e në fund të dal gjykimi-aventurë gjëkoti.Natyrë tjetër e veprim jo i puqshëm me te! Mirëpo, në rrethanat më parë dhe ato tani, që zotëriut i vërdalloseshin mendjes si në një çikrrik të harlisur dhe e vështroj shtytsin nga shumë faqe- një zë nga brënda, e urdhëroj paprapsueshëm-shkruaje! Shkruaje! Hiq rrënkimin! Lë hezitimin anash! Hap rrugë të mësohet një storie se si mund të të neveriti ajo dhe si duket njeriu pa masken! Shtesë kësaj- e mendoj më tej Zotëriu dhe ia tha vetes,,ti as që ke forcë ta ndalosh shpërthimin, atë shtysin e fuqishëm të rebeluar sikur është ky! S’përballon dot ndrydhje nga jonjerëzishmëria! Tutje, pasi Zotëriut, I ardhi nga brëndia mu amini, në përpjekje për të dhënë përgjigje vijes logjike në pyetjen sipër, i doli para ajo pyetja tjetër tek ia tha vetes: mirë, u kuptua se dashta-s’dashta-pranova, por në kam gadishmëri që i do shkrimi? Dhe në këte i ardhi përgjigje që e pritte dhe gadi me te e reja: zotëri, di se je në muzgun e jetes-tashmë dielli sapo nuk të ka hikur pas kodre dhe, del vetë dyshimi: nëse është oportune të shkruash një të këtillë letër. Një letër që sapo të nisen të ecen, i vërehet tipari: vrerë! Një kjo letër që dukshëm e fill bie në sy: e cytur nga zemërimi e kur të marr dhenë atakon imigjin. I bë ballë kësaj? Bëjë ballë se firmose ujdinë me veten! Më pas ajo cytja tjetër e natyrshme: ai zemërimi-jo ajo ndjesia e nxitur pa dashje si në lojë kalamajsh por ajo nga të qëlluarat me dashje e nga pusia! Pikërisht ajo!. Ajo lemeritësja, ajo gjumtrazuesja! Dhe Zotëriu,, ashtu si e do jeta, tek është gjetur gjatë në një raport me një person përsosmërisht në dukje miku-dini se ç’kupton fjala, kuptimi miku, e ai-pra ai personi në dukje të përsosur miku-shih e habitu-poaqë përsosmërisht qëllon fshehur nga pas asaj dukjeje. Dhe e mendon dhe e thot në vete, ska tjetër të bëjë-- një letër nga zemërimi që doli nga të kuptuarit se një raport midis dy personave i pranuar përnjëherash nga dy gojet, që duhej natyrshem të reflektonte nga një ndjenjë e çiltër si reze dielli-nga një çast se ç’u eklipsua. U terratis! Ç’befasi dridhëtimi! Se ç’doli shëmti! Në fakt, doli nudo lëmëri nga një njerimik të shpërfaqur kur përfundoj aktrimi. Njerimik që tek shploj fytyren, seqë reflektonte shemti e xhuxhshtat i cili tek arriti ku synoj, tashmë ashiqare, liruar konsideratash, vete deri dhe tek krimi. Dhe-e mendonte Zotëriu njësoj në vete po edhe të tjerët: E ç’pritet nga ai që është i qëlluar! Ç’mendim veprimi mund t’ i vie? Ashtu, i lënduar e në dhimbje varri? Në të vërtetë i vrarë! Thoni!-thërret zotëriu gadi në zë. Patjetër që në këte botë diversitetesh pa limit, ka ndonjë që edhe moralizon filosofikisht e fetarisht sa për të veçuar personin e vetë si një ëngjëll mirëbëres dhe e thot përlutshëm ate fjalëzen që del shlirëshem e spontanisht nga goja: ,,fale”. Po,në thelb, dhe ai sikur të kalonte nga vendi ku gjëndet në këte të zotëriut, me një plagë në zemer që kullon gjak, sëpaku do mendohej gjatë nëse ta thot atë fjalë Fale. Ka! Tek të gjithë, e logjikshme, pas lojes me masken e tek del fytyr e vërtetë-ajo që qëllon në zemer pa asnjë ndjesi, asgjë tjetër nuk mbetet veç shpërthimit të një dufi të furishëm, që i ikën e shkelen me nguti arsyen dhe i pandalueshëm sikur është, do domosdoshmërisht shtrirjen e vetë jo më pak se në këte letër. Në këte leter për t’u zbrazur sa të mos shpërthej shpirti si një bombol gjigande gasi! Si një re e përhirtë stërngarkuar me elektricitet që bubullon e shkrepëtinë duke u zbrazur sa të bëjë batërdinë! Dhe, ndonëse Zotëriu, shkaku i konsideratave të ndërtuara tërë jeten, nuk e ka të lehtë që më këte letër të shkallmon normen morale, parimsinë pranuar si tipare që dallon njeriun nga qenie tjera-ato njeringrënëse në veçanti , pastaj referencen e shpirtëgjërsisë e as urdhërat dhe rregullat e shërimit pasoperativ që iu than e dhanë edhe me shkrim diten e largimit nga ata ustaet e zemres që nën kushte paqjeje shpirtërore, të çojnë tutje tek ndonjë vite jete , nuk kishte zgjidhje tjetër përveç të bëjë ate që ia urdhëroj me diktat zhgënjimi. I fuqishëm sikur është dhe kërcnues, si do e trajtonte ndryshe pos si aventurë me risk për jeten.Po, në çaste të hamendësimeve, deshi dhe t’i hiki disi nëpër ndonjë shtegzë dhe shikoj nga anet, por nuk pau një tjetër! Ashtu, i doli se veç ky ishte!

Dhe mendoj Zotëriu dhe e tha në vete sa për të shtyer synimin tek caku: lë ciflat që hedhë anash letra, shtiru sikur nuk të janë thënë ato që u thanë më lartë dhe nis të t’i futesh temes. Mjaftë me preludin! Është kjo-se si më sos fryma- e thot- është kjo pra që mori trajten e prerë si një verdikt gjyqësor dhe m’a detyroj të shkruaj një letër në një çast pothuaj trupndarë në dysh e bashkuar sërish sipas rregullave të mjekësisë kulmore, me skeptiket anash, mbi kokën - të ndriçuar nga inkondaneshentet verbues operativ që njëkohësisht bëjnë sehir për jeten tënde dhe për promovimin pa telashe akcesore të shkathtësive profesionale të veta, me shpresën të deklaruar ftohtë që më parë, gadi të fikur se, pas furisë anginopektorale që atakonte pa paralajmërim, do hap dhe njëherë syt të shoh jeten. Dhe, dhe sa për fillim, ashtu sipas instiktit e sa t’i jap krah shërimit- Zonjen Maska në kujtesen, ku e kishte vendosë vite e vite më parë, mu të tillë sikur dukej dhe e kishte parë gjithë dhjetëvjetshat e kaluar. E mendoj zotëriu: metamorfoza! Është metamorfoza kur një person kishte dy dukje fare të ndryshme? Jo! Kuptimisht kjo këtu nuk është metamorfoza. Jo, ngaqë kishte prherë dy fytyra! Tani, tek fshiu grimin që kishte vënë në fytyrë sipas recetave nga parukeri harbutesh bravuroz, nga mësime vagabondesh dhe aktroj sa për oskar në galla shfaqje teatrosh a të fshihje prirjet prej kukafshehti, seç’ i doli figura si një gogoli.

Po Zotëria që respekton gjithnjë dhe një mundsi tjeter, sërish këthen tek pyetja. Përse do e bëjë xhan? Përse do e bëjë-sikur e endje dhe më parë në mendje- këte një krusan që vreros fytyren sa të shoh në pasqyrë portretin e vetë të kohes. Një rudhan me qeska të zeza nënsyri, që të tërat që mund t’i jetoj e sheh njeriu nga një jetë, tashti i ka të përmbledhura në kujtesë dhe aty në një trastë metali të mbyllur i ruan si një koprrac xhevahirët, ashtu të palosura mirë sipas logjikes a kronologjisë së renditjes skedaresh, e në një këndë të vogël të saj -në fakt një cep të vërejtshem këndi që memzi e zë optika, gadi frustrak - në imagjinatën e vetë, do që ashtu inatçor, t’a bëjë jetë tekin e vetë. Do që të sos këte rrugen e tekit dhe një Zonje Maska- bastaxhoreje që poq zanatin tek ustaët e njohur të kohes-ata terrtabiqet e nates, tek përceptoj më të mirat e prapsibërjeve nga ustaët dhe poq marifetin tek pike e përsosmërisë, nxorri rruges së shkurtër aman sa shumë përfitime nga të gjitha bastet jetësore. Ashtu thjeshtë, me një dukje biçim ëngjëlli, duke qeshur kur nuk i qeshej ose duke qarë si një divë aktrimi dhimbëshem kur nuk i qahej, sa për ta përvajtuar tjetrin e t’ia rrëmbej kocken e bëshme me mish të gjeldetit, sipas konjuktures tregore. Lakmia bëri dhe mbërrijti tek përvoja t’a kuptoj ,,leseferin” e biznesit të Smith ,,Leseferin” tek këmbet e të cilit falimenton nderi! T’ia thot se, ajo loja meskine që bëri e nuk e jipte për syrin me asnjë nishan jotëvirgjërisë, jotësinqeritetit, në të vërtetë, kishte qenë një maskotë ustaësh kulmor e punuar gjatë sipas mustres e lekcioneve të harbutve të shkalles së gjirizit që s’kishin tjetër zanat përveç të sosnin jeten në marifete rrugaçërie!

Po, Zonja që tek nisi me fillin e sajimit të sages, në e para lundronte në varken shpëtuese tek e drejtonin me pasagjerët klandestin me dorë të sigurtë. Ata lundërtarët që kishin kontrabanduar gjithë që kishin në jetë (imigjin e sokakut e plaçkat e konakut). Zonja bastaxhore që tashmë, e gjetur aty ku e kishte shpie synimi,. bënë zefke ngado që ia sheh syri e përfytyron mendja, që nga prirje e karakterit e në ikje nga vendi ku takonte, u gjetë në epiqender të kumarhanes e pazarit, tashmë e dijtur se e kishte shteg shpëtimi, e kishte piqur ate, e kishte në zotërim dhe mësoj të depononte baste të vogla për fitime të mëdha, Zonja aktore që di njësoj mjeshtrinë e miklimit subtil erotik sikur në storie dashurie filmash epik dhe ate të vrasjes si një merimangë e zezë jomirënjohëse, Zonja siintelektuale që lexonte rrefimet e emërave të mëdhenjë sa për snobizem e mbante dhe bartte tashnën lëkurëgjedhi nga doreza e fortë si një hamall i truar, me ngarkesë të rëndë por të ,,çmuar” atë literaturën që e legjitimonte tjeter nga realja. Pjesë e kruzhokut intelektualist e kontrabandist të vagabonduar! Në një plan tjetër, dukej groteske tek shihej se mu si një breshkë e përvuajtur mbante mbi veten guacen brinore stazave të lulishteve akademike, kur në një çast nga lakmi komfori e një frikë që dijnë t’a shkaktojnë të uniformuarit, ata tomangaxhinjtë me kapele me strehë, ata krijesat e Luciferit- djajtë e zi të sërt, pagatarët e fantazmave në sfond tek duan që sipas kontrates të bëjnë zallahinë e aferen sipas detyrimit të mëkatarëve të vërtetë pushtetor. Ata vrasësit e heshtur, sa për ndëshkim (ndofta një emërtim tjetër për ta u rri më bukur), të nxjerrin nga fundshpina e sajë atë fjalen e shpifur, të trilluar po që si fjalëz e leksikut për nevoja biznesi e vallëzimi në maska, e kishte piqur gjatë në kokën tashmë të stërvitur për trillime e aktrime, që endte nëpër mendje si në një lojë fëmijesh me një sferë lara-lara e lehtë xhami deri tek goja, e pritte çastin t’ua thot. T’ua thot dhe ashtu, t’a futen në bast e nga aty t’a marë hakun-apo si e thon “ta nxjerresh vetën“, dhe-shih ti, e trembur paksa nga kërcnim uniformatësh (se ata të tjerët i kishin në sy dhe me te bënin blofe) ta thot atë fjalën e trilluar nga interesi a nga arsye frike se po nuk e tha, se po nuk do denigroj me te personin e grackes- ate për të cilin është urdhëruar nga harbutet e do i dal doresh fajdeja- do e zë mallkimi dhe-sikur të tjerët –të gjoren e gënjen instikti mbi mundësinë se do kaloj ca kohëra në terr. Se si ai intelektualitet cektine i sajë, e trajtoj frikë ate që ishte veprim shpagimi i shërbimit. Siintelektualiteti i saj përdhesë, ai përceptimi përtokes, kësaj here i shkeli besen dhe nuk ia mundësoj të kuptoj se ku del kjo puna me uniformatët blu. Dhe e tillë e shtesë kësaj dhe hedoniste sikur e kishte bërë koha dhe tani e trembur sikur një lepurushe-si një rendse e palodhur nga ahengu në ahengë, nga banketi gallat në banketin gallat, nga një promovim vlerash në tjetrin,nga një sesion shkencor,,intelektualësh” në tjetrin, nga kjo paksa e mëpirë e sy xixa-xixa, duke u sjellur me përkulje vërdallë batakqinjëve ordiner që rrënuan tërë një sistem vlerash për lekët e zi dhe katandisen tërë një popull dhe për të mbrojtur një imazh të rremë e dogjën për të bërë hi e pluhur ate që duhej zhdukur, duke përfytyruar rrezikun që kanoste “oazen e lumturisë” së pamerituar dhe jeten gallatë. Jetën gallatë që s’mund të ishte tjetër veçse derivat i siintelektualizmit të saj dhe atij marifeti ordiner në lojen me maskoten dhe tek ia endtte mendja mendimin dysh që kanoste sukseset e lundrimit klandestin stuhive të kohes, fitoret e kurdisura bastoreve të ndyra , se ç’u çjerrë maskash dhe teksa me të në fytyr dukej fisnike, pa te ishte harbute e mbytur në makutri. Një zvarranike! Shëmti e vërtetë! Një terranatë frikësues sa të çartet e të të ikë mendja posa i hedhë syrin.

Ishte kjo ngjarje që të shkulë rrënjet e mendjes dhe ulërinë rrugëve nga siklet gënjimi apo vetem një befasi e zakontë e papritur shpërfaqur nga personi që kishte ushtruar mire e gjatë që me dy duar të bashkuara para lterit të lutjes në atë poziten ëngjëllore, ishte betuar në nderin e sinqeritetin?

Jo! Ishte e para! Kjo nuk ishte zonja e befasisë së papritur që të shpërfaqej me dy duart e bashkuara tek lteri nën shenjtërit e betuar për nderin. Ishte kjo Zonja me masken e përsosur në fytyr e bindur, e sprovuar se nuk do e tradhëtoj sikur ia kishte bërë ajo me të tjerët, se nuk do e tradhëtoj sa të zbulojë se përketë nga botë harbut ustallaresh. Rrëmbimtarëve në terr të të mirave! Shkaktarëve të fatkeqësive të tjerëve! Ishte shpifësira frikësuese! Ishte Zonja që kishte jetuar jeten me masken e ëngjëllushes e dijtur se si do dukej pa te. Ishte ajo përdhesa morale që zhvlerëson personin femror deri tek një ndotje e urrejtje e papërmbajtur duke t’a hedhur dashte-s’dashte pas krihesh detyren iskonike të njeriut të hymnizimeve të zakonta personit të femres. Ishte Zonja që në plotërinë e dukjes reale të saj, me mizerinë që shpërfaqë, rrënon imazhin frymëzues për femren, atë perceptimin spontan inspirativ të cilin e shkakton vetë natyra (libido frojdian) për ta bërë pamatur ngacmonjëse e të qëndrueshme përtritjen e jetes nëpërmjet adhurimit të gjinisë tjetër. Ishte një shëmti që sapo u zbulua e tillë, sapo u zbulua shkalla në të cilën takon-ajo shkalla e harbutrisë neveritëse, makutria e saj, makiavelizmi neverites, falcitetet prej gjithëfaresh, në sagën që tashmë gjëndej tek pika përfunduese-më saktë mu tek epilogu, tek krijoj zagushi tek personazhet rrotull e kaos tek sistemimi i tyre e në e para dhe huti tek zotëriu, detyroj revizionin e sages, riinterpretimin dhe rikonstruktimin e gjithë procedeut për ta vendosur në vendin dhe këndin që i përket llumit.

Ishte kjo personi që i maskuar jipej heroina e guximshme, personi në dukjen ëngjellore që ishte betuar tek lteri për nderin e sinqeritetin dhe ashtu duke aktruar, dominoj sagen. Sapo hoq ate, doli shëmti neveritëse që e zhvlerësoj deri tek turpi. Ishte Zonja Maska!

69 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page