top of page

ZONJA KRYEMINISTRE E SERBISË


ZYBA HYSEN HYSA: ZONJA KRYEMINISTRE E SERBISË, ANA BËRNABIQ, KOHA NUK PRET, DUHET T’I DALIM TË KEQES PËRPARA… Top of Form



Duke marrë shkak nga deklarimi për herë të parë nga kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, mbi aktin e shëmtuar të përdhunimeve në masë të shqiptarëve të Kosovës, gjatë luftës, kërkova literaturë dhe lexova për të nxjerrë ndonjë përfundim, se cila kategori njerëzish e ushtron këtë akt antinjerëzor?

Vetë lufta është një akt i tmerrshëm, prodhuar nga barbarët, të cilët erdhën nga stepat dhe vranë, prenë, dhunuan dhe përdhunuan autoktonët, të cilët kishin pronën dhe kulturën e tyre. Për fatin e keq të autoktonëve fisnikë, që punonin dhe jetonin në trojet e tyre, u dilte për detyrë, me çfaqjen e barbarëve, ose t'i pranonin, ose të kundërshtonin duke u shndërruar me veti barbare.

Fillimisht, i pranuan në vatrat e tyre, si vëllezër, por barbari s'kishte, as kulturë, as besim, përveç pangopësisë dhe instikteve shtazarake, ndaj ndodhte shpesh që i vrisnin autoktonët duke u rrëmbyer shtëpitë, pronat, gratë e fëmijët dhe vetë bëheshin zotër duke i shfrytëzuar nën terrorin e barbarizmit. (Më vjen keq ta them, por edhe shtetet e krijuara në territoret ilire, kështu u krijuan, ndaj autoktonëve u mbetej, ose të ndërronin identitet, ose të vriteshin) Kjo solli që edhe autoktonët që futeshin në luftë dhe duke luftuar me barbarin, në një farë mënyre vepronin si barbari për jetë dhe vdekje, por kurrë nuk u shndërruan barbarë; nuk bënë luftra grabitqare, nuk plaçkitën pronën e tjetrit, nuk dhunuan dhe përdhunuan gratë, burrat dhe fëmijët...

Kështu ka ndodhur edhe me racën tonë historikisht, si racë e përzgjedhur nga Perëndia, ishim hyjnorë, nuk e njihnim barbarinë, s'kishim nevojë për shtet e për ligje, se sundimtar të botës njihnim Perëndinë dhe ligji që rregullonte marrëdhëniet mes tyre, ishte BESA!

Më vijnë në mendje fjalët e Faik Konicës: "Hapi derën e shtëpisë një serbi dhe ditën tjetër ai do të kërkojë gjysmën e saj, sikur e ka të drejtën e vet, ndërsa të pasnesërmen, ai do të përpiqet të të flakë nga dritarja e shtëpisë sate, sikur je ti ai që ke hyrë me zor."

Ka të shkruash jo faqe, por libra të tërë për të folur mbi dallimet e racës autoktone, nga barbarët e stepave, por dua të përqëndrohen në aktin e shëmtuar të përdhunimit çnjerëzor të femrave, burrave dhe fëmijëve, si tipar dallues dhe kërcënues i barbarëve, që për fat të keq, kemi pasur fatin e keq, të ndeshemi historikisht dhe nuk besoj se ndonjë racë tjetër autoktone të ketë vuajtur më shumë se ne, nga barbarët serbë, grekë, bullgarë, turq, të cilët s'janë gjë tjetër veç sllavë të ardhur nga stepat, se përherë ata, kur është fjala për shqiptarët, bëhen bashkë dhe na marrin frymën edhe sot e lësaj dite; bullgarët nga Maqedonia, serbët bashkë me turqit nga Kosova, grekët nga Vorio Epiri...

E kam thënë dhe herë tjetër, barbari nuk “mbjell” vetë, por pret të “mbledhë” të korrat e tjerëve dhe këtë e bën përmes luftrave plaçkitëse dhe për të future tmerr tek autoktonët, ku përveç vrasjeve masive, kryejnë dhe veprime monstruaze, si dhunime fizike, deri në nguljen në hunj për së gjalli, prerje gjymtyrësh, apo nxjerrje syshë e dëmtim të organeve seksuale… per të ngjallur terror e për ta përligjur veten, se nëse kundërshtoni, duhet të kuptoni, se me çfarë përbindëshi keni të bëni.

Në kuadër të studimit për librin “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu”, karahas arësys ekonomike për të dëbuar pushtuesit, ishte një arësye më e madhe se çdo gjë, poshtërimi moral i arbnorëve, meshkuj, gra e fëmijë të përdhunuar në masë, ku ndër të tjera kam shkruar: “I zënë rob nga turqit në Maricë, pashë tmerre! Turqit, para se t’i shkonin në hunj robërit, i përdhunonin në masë, u nxirrnin sytë me shigjeta, gjë që më tmerroi dhe kërkova takim me sulltanin për të pranuar kushtet e tij për vasalitet. Për çudi, mes robërve s’kishte serbë, as bullgarë... Ata po sulmojnë atje ku dhemb më shumë; nderin, Besimin tonë, duke shfryrë veset e tyre, si barbarë dhe të pabesë!”

Në librin “Balkangreuel” (Përdhunimet e Ballkanit) që mban firmën e autorit Archibald Smith, por që emri i vërtetë i tij është Gottfried Sieben, i cili nuk i kishte me sy të mirë shqiptarët dhe nëpër rrjetet sociale greke dhe serbe propagandohet se përdhunuesit ishin shqiptarë, por e vërteta flet ndryshe. Kështu në shkrimin e publikuar “Panorama live”, të datës 2 shtator 2015, me titull “Dalin pa censurë skicat e tmerrit, përdhunimet e femrave shqiptare nga ushtarët turq.”, ndër të tjera thuhet: “Janë skica të tmerrshme. Një gjenocid përdhunimesh dhe vrasjesh mbi femrat shqiptare, por edhe të vendeve të tjera të Ballkanit, të cilat ishin të krishtera dhe nuk pranonin të ndërronin besim. Gra që çnderohen para bashkëshortëve të lidhur, minorene që zhvirgjërohen në grup, vrasje të familjarëve teksa femrat e familjes përdhunohen…”


Po kështu kanë vepruar barbarët grekë me shqiptarët e Çamërisë. Në shkrimin: “Vrasje, përdhunime, groposjet për së gjalli, prerje e organeve të ndryshme si; hundë, vesh etj…” publikuar në “Memoria.al” më 17 qershor 2022, ndër të tjera thuhet: “Më 26 qershor të vitit 1944, në krahinën e Çamërisë… filloi akti i genocidit… Barbarizmat e kësaj popullate të pafajëshme, kalojnë çdo cak njerëzor; vrasje, përdhunime, groposje për së gjalli, prerje të organeve të ndryshme trupore si: hundë, vesh, organe gjenitale, grave me gji të prera e të masakruara, fëmijë të djegur në furra, gra shtatzane me bark të çarë, janë pamjet e tmerrshme të krimeve zerviste…”


Kur bisedoj me shqiptarët e Kosovës, u them, se edhe ne kemi jetuar nën thundrën sllave, biles edhe më keq se ju, ne përpos atyre që keni përjetuar ju, jetuam një varfëri të tejskajëshme dhe jashtë membranës së propagandës publike, në mbrendësi ai sistem ishte shumë herë më i tmerrshëm se ju nën Jugosllavi. Të drejtat dhe liritë njerëzore e sidomos të grave e vajzave, shpalleshin më të avancuarat në botë, por ishte kjo kategori e shoqërisë që nuk gëzonte asnjë të drejtë! Ato fyheshin dhe dënoheshin në publik, si në kohën e inkuzicionit kishtar nëse binin në dashuri e në anën tjetër, ato përdhunoheshin nga të gjithë përgjegjësit e institucioneve, nga brigadier i fushave, deri tek anëtarët e KQPPSH, sidomos në shumë e më shumë, nëpër burgje dhe kampet e shumta të përqëndrimit.

Siç shkruan heroi i rezistencës antikomuniste, Nikoll Mëlyshi, në faqet 279-280, të librit të tij “Ngjarje Historike: ‘U kërcente grave në shtrat, për t’i shnderue me përdhunë, tue i friksue me kobure në dorë; u kishte marr fytyrën shumë femnave, por nuk guxonte, as kurrkush me ba ankesa, se do t’i delte shpirti prej drunit të ‘Babajt’”. Kështu quhej togeri, i cili emrin e vërtetë e kishte Hodo Habibi dërguar në Mirëditë pas luftës.


Kam ndjekur me vemendje luftën në Ukrainë dhe ajo që më ka mbetur në mendje, është dhënia e ushtarëve drogë për të nxitur epshet seksuale ndaj popullatës dhe deklarohen tmerre, tmerre që raca jonë i ka përjetuar historikisht! Këtë e vërteton shkrimi i datës 21 Prill 2022 me titull: "Urdhërova të tridhen ushtarët rusë të kapur rob", deklaratë e mjekut ukrainës, në një TV vendas, kur shikon tmerret e rusëve në masakrat ndaj grave, fëmijëve dhe burrave ukrainas, gjë që jo shumë larg i përjetoi Kosova nga barbarët serbë: "Unë kam qenë gjithmonë një humanist i madh dhe kam thënë, se nëse një njeri plagoset, ai nuk është më një armik, por një pacient. Por tani kam dhënë një urdhër shumë të rreptë për të tredhur të gjithë burrat (rusët e kapur), sepse ata janë buburreca, jo njerës."


Unë e kam thënë shpesh, se të gjithë mendimtarët, shkencëtarët, artistat... e botës, po të bëhet ADN – Ja, dalin me origjinë të racave autoktone, sidomos të racës pellazgo - Ilire - shqiprtare. Këtë deklarim e mbështes fuqishëm në realitet, se barbarët, përveç barbarizmave, kurrë s'kanë bërë art, letërsi, shkencë... se kjo do sillte përparimin e tyre në veprime, do silleshin si fisnikë, por kur, edhe në shekullin 21, ende sjelljet e tyre janë ashtu si dikur që jetonin në stepa, do të thotë, se ata jetojnë duke menduar, vetëm për barbarizma!

Në arenën ndërkombëtare këto akte çnjerëzore janë dënuar publikisht, por mosankimimi prej personave duke u deklaruar botërisht që në fillimet e luftës, bëri që serbët të shtonin dhe përshpejtonin plackitjen dhe poshtërimin përmes dhunës seksuale ndaj popullatës civile.

Jo më larg, se 2 ditë më parë, në 17 qershor të vitit 2022, në shkrimin: “Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e pranoi të enjten, në mënyrë indirekte, se pjesëtarë të forcave të shtetit të saj dhunuan gra shqiptare gjatë luftës në Kosovë.”, por nuk pranon numurin e lartë të këtyre përdhunimeve, gjë që sigurisht s’mund ta pranojë, se për fat të keq, institucionet e Kosovës, kanë punuar dobët me këto kategori njerëzish, të cilët ende ndjehen të fyer nga aktet çnjerëzore serbe, se edhe ata pak serbë që u gjykuan, shpejt u liruan, pra nuk pati dënime të rrepta, deri në, siç thotë edhe mjeku ukrainas “…kam dhënë një urdhër shumë të rreptë për të tredhur të gjithë burrat (rusët e kapur), sepse ata janë buburreca, jo njerës!”

Kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, thotë: “Kur Prishtina bëri thirrje që të lajmërohen rastet e dhunimit, u lajmëruan diku mbi 900 gra e që është e tmerrshme, është katastrofale. Është për çdo dënim. Por, mos flisni për 20.000 të dhunuara” E ç’rëndësi ka numuri, zonja kryeministre, kur dhunimi i popullatës së pambrojtur është antinjerëzore dhe e dënueshme, ju thoni “është për çdo dënim” Çfarë dënimi keni dhënë ju? Mendo pak të ishit ju në vend të njërit prej tyre, që fatkeqësisht ka pasur edhe burra, edhe fëmijë, përveç martireve gra? Çfarë dënimi do u jepnit një grupi dhunuesish që të kryenin marrëdhënie seksuale shtazarake, shoqëruar me djegie me cigare, prerje gjoksit me thike, me automatik te koka dhe duke vepruar njëkohësisht 1 – 2 – 3 veta njëherësh! Kjo rracë është përbindëshe dhe të isha në vendin tuaj, do më vinte turp të deklarohesha “Jam serbe!” Por duke parë mosdënimin e këtyre banditëve, edhe unë po të isha njëra prej këtyre viktimave, kurrë nuk do të deklarohesha, se përveç dhunimit makabër, do provoja dhe dënimin e turpit të pafaj!


Bashkëpunimi serioz midis dy qeverive, të Kosovës dhe të Serbisë, për të dënuar krimet e luftës në përgjithësi, e në veçanti dhunimin me forcë për marrëdhënie seksuale, do të kishte hapur me kohë një faqe të re në historinë shqiptaro – serbe dhe “Open Ballkan” do ishte i mirëpritur për të gjithë! Por ende guxoni dhe fajësoni Prishtinën duke thënë: “Më vjen keq që ju luani me numra dhe lëndoni ato gra që janë dhunuar dhe fëmijët e njerëzit që janë vrarë. Askund nuk ekzistojnë ata numra që ju i përmendet, sepse ata numra nuk janë të saktë, sepse kjo s’ka ndodhur”

Idenë e një bashkëpunimi rajonal, e kam dhënë qysh në vitin 2014 në shkrimin: “Cila është e keqja jonë nga e mira që na ka bërë keq”, ku ndër të tjera them: “… qeveria duhet të negociojë me të gjithë ndërkombëtarët, në një konsultë serioze për të gjetur të sëmurin e vërtetë, ta fusin në sallën e operacionit, t’i heqin “mishin e huaj” dhe secili në trojet e veta do të jetojë i qetë dhe me një miqësi të ndërsjelltë e të sinqertë, ku çdo shqiptar ka të drejtë të punojë në Greqi dhe çdo grek në Shqipëri e çdo shqiptar të punojë në Serbi e çdo serb në Shqipëri, si njerës që historikisht kanë pasur dhe kanë miqësi deri në krushqi, por politika na ka bërë të shohim tek njëri – tjetri një xhelat!”

E po vazhduam kështu, vra e pse e mosprano fajin e mos dëmshpërble dëmet e luftës, kurrë nuk do mundemi të vendosim ura miqësie!

Ja, mbaruat me shqiptarët! Kë do të terrorizoni pastaj? Ku do plaçkisni!? Ku do të përdhunoni në masë burra, gra dhe fëmijë, si në mesjetën e herëshme??? Sigurisht, do të hani njëri – tjetrin!

Ti dalim të keqes përpara, zonja Kryeministre, vetëgjykohuni për çka keni bërë dhe fillojmë një epokë demokratike për paqe dhe zhvillim!

48 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page