top of page

Zombët që u instruktuan si humanë.


Zombët që u instruktuan si humanë.

Nuk shkruajta për pak kohë por në fakt nuk desha dhe të shkruaja. Çfarë të shkruaja thashë dhe, pse të shkruaj! Por prapë pasi mendova dhe dëgjova të gjithë ata që folën, thashë me vete: si mos të shkruaj. Si mos të shkruaj kur vetëm me materialet e mbledhura nga të folurat e njerëzve me reputacion ndryshe sikurse me lajmet të ofruara nga aktorë të ndryshëm, qofshin ata politikë dhe jo, ndoshta përsëri do të mund t'ja dilja të bëja një rezume ndryshe. Zombët, thashë, asnjë nuk i përmendi edhe se ata janë instruktuar në mes dhe përpara syve tanë. Ata kanë lëvizur dhe vazhdojnë të lëvizin ndryshe nga ne normalët, apo nga ne humanët. Çdo të thotë “ lëvizin ndryshe” do të pyeste kush nuk do ta kuptonte!?

Po ja dikush lëviz nga mos lëvizja. Dikush bije me dashjen e dikujt nga karrigia burokratike dhe dikush sheh dhe dëgjon nga larg atdheut me sytë dhe veshët e atij që si mburojë bëhet për ata që, edhe pse ndodhet larg, vazhdon dhe instruktohet si zombi nga zombët e parë qeveritarë.

Ata dënohen gjoja si njerëz, si profesionistë por më shumë dënohen si zombi nga ata të tjerët që tashmë janë përkryer në pamjen e tyre zombike. Po po ata dënohen me firmën e zombit madhor politik. Por ç’ndodh më pas!? Më pas ata stërviten dhe hidhen në fushën elektorale për të reaguar ndryshe. Për të reaguar si zombi të instruktuar pikërisht ndryshe nga njerëzit normal të ndërtuar me ndjenja dhe me gjak. Ai apo ajo për joshje personale është tashmë autoinstruktuar si zombi i paparë. Ai apo ajo pa ndihmën e kërkujt ka ditur shumë mirë të thyej rregullin, ligjin, ka ditur të bëj gjëra të vështira. Zombi qeveritar nëpërmjet të infiltruarve të tij e ka vetëm ndjekur pas duke e mirë vëzhguar dhe studjuar. Sot, pasi mirë e ka gllabëruar, bën gjoja si i shqetësuar, duke u tallur me ta dhe duke përdorur fuqin zombike i thërret në vigore ose duket sikur gjoja merr masa të rrepta ligjore. Dhe po me të njejtën metodë totalitare, por tashmë të mirë kamufluar me shije gjoja demokrate dhe me sjellje perfete zombike i/e projekton për aktin madhor që ka të bëjë me ndihmën që ai/ajo duhet të derdhin për vazhdimin apo riaprovimin e qeverisë zombike.

Ke vjedhur, ke shtrembëruar pasuri dhe histori por po çuditshëm po kjo qeveri që fort e akuzon dhe që në sytë e neve normalëve firmos ndëshkimin e radhës të tij/ të saj, një ditë të bukur elektorale i përdor si sponsorizuesit e saj. I shtron me njerëzit ose më mirë të them gati i detyron që të shtrohen me njerëzit normal që ata dhe kur të tillë ishin, fare nuk i përfillnin. Por prapë mendoj se si ata u kthyen në zombi me famën e urisë së lekut. Urinë të cilën e përdor vetëm raca humane, dikush, përpara se zombi babë ta emëronte ashtu gati si ai, kishte kohë që nëpër bare dhe lokale nuk pushonte duke folur për pasuritë që gjoja i gëzonte që në kohrat e Turqisë. Por zombi babà i la të flasin e të josheshin derisa një ditë, mirë i shfrytëzoi duke i kthyer si zombi të padukshëm gati të ngrirë dhe në detyrë. Duke mendur kështu, se, më vonë, akoma dhe më shumë do t’i duheshin. Po si mund të funksionojë kështu!? Në fillim më dukeshin më të sofistikuar zombët por prapë dhe ata ranë prѐ e zombit qeveritar dhe, a e dini pse? Sepse dhe ata u bënë të uritur si ai ose ndoshta dhe më shumë se ai.

Pastaj një lajm nga larg na sjell përsëri me këmbë në tokë. Diku aty, këtu dëgjohet ndonjë ndërtim pa leje dhe që ai që e ka ndërtuar kërkoka dhe dëmshpërblim!? Por si mund të ndodhi kjo dhe kështu përsëri mëndja na shkon tek Zombi politik që me ton autoritar thotë: ndërtim pa leje por dhe dëmshpërblim!? Pra ai ka ndërtuar jashtë ligji dhe..,. Po po, por jo ashtu si mendoni ju, por ashtu si ka dashur dhe ka vendosur zombi qeveri, duke përdorur nën rogozët e pakteve të fshehta zombiste gjithmonë metodat e tij shoviniste.

Rritet kurioziteti dhe korrupsini merr erë elektorati. Ai/ajo bëhen ose më mirë të themi inagurohen si kurbani i një vazhdimi të mirfilltë. Pra, dhe ata, sipas zombit politik, do të duhet të bëhen palë e korrupsionit zombik. Pra ti zomb i sapolindur instruktohesh për të hyrë në tryelën zombike të babait zombik. Zgjohu o i sapolindur zomb i ri edhe sikur të jesh këtu apo larg, zgjohu, sepse e padrejta zombike sot, po të inaguron si një publik plebeshitar por pa thënur që ti je dhe mbetesh një zomb i paparë. Ti jo vetëm që je por ti dhe do të mbetesh një vazhdim i qëllimit të saj. Ti mendon se duke u bërë një zomb për qeveritarin zombik, dole nga një rrezik dhe shpëtove nga një demaskim publik. Gënjehesh!? Çfarë bëra, mendon ti. Ke të drejtë. Çfarë bëre më shumë nga babai yt zombik. Ti do të mendosh se pak vodhe, pak shtrembërove, disa toka apo pasuri aty këtu vetëm sa i sheshove apo i transformove dhe për kaq pak, pra për kaq, do të thuash ti, kjo tryela zombike kërkon të më përfshijë!?

Dje dhe ky zombi djalë që kemi ja aty afër shtëpisë filloi të përdori drita njerëzish. Eh.., po kjo thashë unë.., do ngatërrohet keq puna. I shkreti!! Jo, jo mendova më pas të shkretët jemi ne. Keq u ngatërruam - thashë prap sepse sa për bela dhe një gjysëm drite që kami ndezur brënda, na nxorri lakuriq përpara zombit patronazhist. Ky zombi djalë merr pronën shtet dhe dritat zombe si vello mbi supe, çdo natë, asaj ja hedh ja ashtu si pa të keq. Prit thashë se vjen pak erë. U ngrita të shoh se mos kuptoj burimin e saj të vërtetë. Jo jo zombi djalë e ka pastruar dhe e ka bërë mirë të funksionojë këtë pronë me origjinë dhe histori shteti.

Hodha sytë pak më tutje dhe një tjetër zombi djalë, pak më i fryrë se i pari qartas më zuri rrezen e shikimit. Mos vall e hodhi ky eren e keqe- thashë! Po, por më pas mendova se ndoshta ashtu nuk ishte. Ai vetëm ndoshta e ngacmoi. Ndoshta ai kishte urdhër që me atë ngacmim të turbullonte syrin, mëndjen, shijen dhe aromën e ne të përbërëve me natyrë njerzore. Dhe po në atë moment kuptova që roli i tij si zombi i ri ishte pa gradë por thjesht ishte një rol prej ushtari. Prandaj ndoshta puna e tij mbante erën më të keqe, vetëm për faktin se ata e kishin futur aty vetëm për të prodhuar atë që trazonte dhe largonte, për qëllim të zombit qeveri, lagjen e tërë me natyrë njerzore. Dhe po të mendosh që janë këta ushtarët zombi që bashkë me zombi drejtora, kryetara e mbrojtësa të thirrur për të lëvizur një makineri zombike, me të cilën do të duhet të lëvizin më pas një elektorat gjigand, i cili është i përbërë nga njerëz normal, me mendime dhe dëshira normale ku për këto të fundit ata derdhin në duart zombike të gjithë kontributin e paparë të jetës së tyre.

Zombët, mesa kujtoj historinë, lindën ndryshe, ndërsa këta të sotmit aq lezetshëm zbritën në këtë linjë elektorale që akoma asnjë diskutim analistësh, njerëz të instruktuar brënda dhe jashtë vendit, nuk arriti t’i kap apo dhe t\i sjellë në një diskutim të parë. Sofistikimi zombik tashmë arriti të tejkaloj çdo përmasë të sofistikimit totalitarist. Çfarë duhet bërë që ky gjigand apo përbindësh shpitrash të ndrydhet apo të shkrihet përpara rracës njerëzore. Çfarë duhet bërë që rraca njerëzore të mbetet e tillë pa u trazuar me veshje, imitime dhe shpërfytyrime zombike!? Çfarë duhet bërë që zombi të mbesi zombi dhe njeriu njeri. Çfarë duhet bërë që askush dhe asnjëherë të mendoj që njeriun ta shndrrojë apo ta shpërfytyrojë në përmasa apo kapacitete të paimagjinueshme ku njeriu të rritet me frikën, indiferentizmin dhe përcmimin e zombit elektoral apo zombit dizhuman!?

Durrës – Bergamo

Maj 2023

97 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page