ZOGU I NATËS
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 1, 2020
- 1 min read

ZOGU I NATËS
baladë
Ditën fle e del natën,
Zogu i Shekullit të Pagjumë.
Çakërdisur kërkon fatin,
Në qytetin dritëshumë.
Brylmbështetur në dritare,
Ankth’ i nënës kthimin pret.
Zogu i Natës s’erdhi fare,
E kur nata u tjer krejt.
Ëndërrkeqja nëpër drurë,
Fole të zbrazëta në to sheh.
"Zogjtë e n’çuar s’kthehen ku,
ku foletë era i rreh..."
Ëndrrërkeqja ballin i mpiu,
Dalt' e ankthit thellon rudha.
Lotët nënore i ngriu,
Mpiksi dhimbjen në dy gurëza...
Comments