
Zogu dhe duart e vogëlushes
- Zog i vogël zbrit nga pema, duart e mia janë si nëna.
- Eja, zog e rri me mua, zog i vogël fort të dua!
Ende zogu rri në heshtje… - Dora ime ngjan si gjethe...
Dora ime përkëdhel, dora ime lule çel…
- Zog i vogël dritë-ylli, duart e mia - erë pylli!
Zogu zbriti, vallë, përse? Duart ishin bërë fole...
Shkodër, më, 01.02.2023
( Xhahid Bushati )
Comments