
Zjarri që venitet
Çfarë rrëmuje kemi bërë?
Rrëmujë: duke e mbajtur atë të ndezur.
Rrëmujë: duke e mbajtur të venitet.
Rrëmujë: duke e lënë të fiket…
Le të na konsumojë,
tani sikurse shihet.
Na mbajti zjarr të mos kthehemi kurrë,
na bëri thëngjinj të mos shohim në sy,
të braktisur nga Zoti,
shpirtrat tanë nuk janë veç hi,
dedikuam vetveten
u falëm mish për ngrohtësinë dhe flakën e tij.
Më në fund, prushi po vdes
duke dhuruar nxehtësinë e tij të fundit,
disa prej nesh
u ushqyen nga kjo, të tjerët thjesht shkundën bulën e fundit,
e shumica shkuan për lesh,
e zjarri i Botës i treti,
për një epokë të re të burrave që do të fillonte së shpejti.
Një epokë me risi të pa parashikuara,
as me diellin e ndritshëm,
as me hënën e pakapshme,
frika më e madhe për ne ishte nga e panjohura,
megjithatë, Liria kishte enigmën Botë,
disa prej nesh ndien dashuri, edhe me zemra të ftohura
dhe ende udhëtojnë në kohë të pakohë,
mes zjarrit që venitet sot.
Ne ishim fshehur në dritë për kaq shumë kohë,
të verbuar instiktivisht nga ajo,
nuk e shikonim si na ishte nxirrë fytyra,
s'e kishim kuptuar kurrë se sa e bukur kishte qenë errësira.
Çfarë rrëmuje kemi bërë?
një impuls intrigash,
duke çuar në qendër të një oqeani që thahet,
zjarrin që digjet,
zjarrin që venitet
kur një shpresë e dhënë thahet deri në zhdukje,
çfarë fati e mban,
përtej një kuje,
e venitur në çdo rast, brenda kësaj rrëmuje.
Jeta që tani nuk mund të rritet nga drita,
krijon një shkretëtirë që digjet në zjarr,
sa shpirtra do të duhen derisa të kënaqet me shkatërrimin e saj?
Vetëm trishtimi mund të mbetet si një fitimtar i vërtetë.
një zemër e dashuruar do të ishte supozimi,
i një të ardhme të ndritur, përrallë, të zhdukur
se zjarri venitet me atë që s'vjen kurrë,
është vetëm një ëndërr e humbur.
Cila është kjo ëndërr,
vazhdoni pyesni..., të shkruajmë pa qëllim?
A është thjesht kujtesa muskulore për të vazhduar,
të hedhësh çdo lumë mendimesh në mënyrë të hijshme në letër,
e pastaj të zhbëj,
apo është faji,
një ndjenjë e diçkaje që thjesht zjarri duhet ta bëj?
Ndoshta përgjigjja mbetet e fshehur nën këto fjalë,
digjet, nxihet, damkoset,
si hiri që mbulon prushin në këtë zjarr
apo kurrë nuk u zbulua ndërsa koha kalon dhe një histori e re shpaloset,
ajo që mbetet është një zhgënjim që kthehet në vaj
një dëshirë e thjeshtë për të shkruar pa fund,
Botën intime
nxitur nga vendosmëria dhe një stilolaps si mendja ime,
në sinkron,
kur fjalët përpunohen nga mendja dhe fabrikohen nga goja.
Vetëm rrallë mbaron boja.
A do të zgjasë përgjithmonë?
Unë s'fle ditën aspak
për të provuar se mund të shpëtoj një pjesë që shuhet,
dhe çdo natë ngrihem për ta parë atë që digjet,
syri i zemrës sime po pluskon më shpejt sesa do të doja,
por këtë herë,
nuk është dashuria ajo që po e nguc atë,
as prekja e ftohtë e errësirës,
as zilia siç e sheh të arsyeshme,
ndërsa zjarri më venit mendimin, dhe nuk mund të shoh se kur do të mbaroj,
ndoshta gabohem,
por tashmë do të fle,
me siguri do ta rindez përsëri kur të zgjohem.
Comments