top of page

Zjarr dhe kohë



Në vitin 334 pes, Aleksandri u nis për të pushtuar botën. Ai mori me vete historianë dhe gjeografë për të dokumentuar dhe përhapur fjalën për shoqëritë dhe kulturat e ndryshme që hasën ndërsa luftonin në rrugën e tyre nga Maqedonia në perëndim, deri në Indi në lindje. Pas vdekjes së tij të parakohshme në vitin 323 pes, pushtimet e Aleksandrit ndihmuan në fillimin e një epoke të re në historinë e lashtë të quajtur Helenizëm. Helenizmi është rezultat i përzierjes së kulturës greko-maqedonase me shoqëritë e Afrikës së Veriut, Lindjes së Mesme, Azisë Qendrore dhe Indisë; përcaktohet nga shprehjet artistike të gjalla, horizonte të zgjeruara filozofike dhe një kërkim i vazhdueshëm për njohuri të reja. Asnjë institucion tjetër nuk e ilustron më mirë frymën e helenizmit sesa biblioteka e lashtë e Aleksandrisë.

Zjarri në bibliotekën e Aleksandrisë, Egjip, zgjati 6 muaj. Të gjithë librat, rreth 700 mijë, u dogjën. Mes historianëve, ka që thonë se ky është një mit i krijuar kohë më vonë nga një prift, i cili shkruante pa iu referuar dokumentave historikë. Edward Gibbon thotë se djegja e Bibliotekës është një mit i sajuar për të ngarkuar me faj myslimanët:

“…u dogj aksidentalisht nga trupat e Jul Cezarit; pushoi së ekzistuari në vitet 40 pes; dhe u ringjall në epokën e Perandorisë romake, kur islamizmi ende s’kishte lindur”.

Ideja e një biblioteke universale në Aleksandri iu propozua Ptolemeut nga Demetrius i Falerimit, burrë shteti, i mërguar në Aleksandri. Demetrius ishte nga Himera, qytet-koloni e rëndësishëm në bregun verior të Siçilisë, prane lumit me të njëjtin emër (Imera), në komunën Termini Imerese. Por punimet për ndërtimin e Bibliotekës nuk filluan deri në kohën e mbretërimit të Ptolemeut II rreth vitit 250 pes.

Pavarësisht besimit të shumicës se Biblioteka e Aleksandrisë u dogj dhe u shkatërrua në mënyrë kataklizmike, ky nuk është fakt; Biblioteka ra gradualisht gjatë disa shekujve, kryesisht për mungesë fondesh ose kur injorantët u bënë zyrtarë dhe interesi për librat nuk ishte i dukshëm. Kjo rënie filloi me spastrimin e intelektualëve gjatë mbretërimit të Ptolemeut VIII, që u karakterizua nga konflikte të ashpra politike e ushtarake mes vëllezërve dhe motrave për trashëgimin e fronit. Si rezultat i ndërhyrjes romake, Ptolemeut VIII iu dha kontrolli i Syrenës, pranë Qipros. Më 145 pes, ai u kthye në Egjipt, por trajtimi mizor që bënte i opozitës dhe vendimi i tij për t'u martuar me mbesën për t’u bërë faraon, çoi në luftë civile. Gjatë kësaj lufte, egjiptianët vendas u promovuan për herë të parë në nivelet më të larta të qeverisë. Ptolemeu VIII doli fitimtar dhe sundoi derisa vdiq në vitin 116 pes. Burimet e lashta flasin jashtëzakonisht keq për të, duke e quajtur mizor, fodull dhe të degjeneruar, Historianët e cilësojnë si "një nga politikanët më brutal të dinastisë 300 vjeçare ptolemiane

Gjithësesi, prodhimi i jashtëzakonshëm shkencor i Didymus rreth viteve 20 pes dëshmon se Biblioteka ekzistonte - nuk ishte rrënuar - pasi kishte akses në shumë prej burimeve të saj. Didymu njjihej në Aleksandri si autor i rreth 5 mijë librave dhe konsiderohej “Biblietekë lëvizëse”.

Gjatë shekujve të ardhëm, Biblioteka e Aleksandrisë u shkatërua e u rindërtua shumë herë. Por asnjë skroll nuk ka mbijetuar, megjithëse ka mundësi që disa të ekzistojnë. Koleksioni i bibliotekës, vendndodhjet e materialeve të humbura dhe institucionet e lidhura me të u dëmtuan qëllimisht disa herë, çka do të thotë se rrotullat do të jenë djegur, plaçkitur, përmbytur ose shpërndarë me kalimin e kohës. Forcat pagane, greke të krishtera dhe myslimane arabe kontribuan në këtë shkatërrim.

Ideja e ringjalljes së bibliotekës së vjetër daton në vitin 1974 kur një komitet i ngritur nga Universiteti i Aleksandrisë zgjodhi një parcelë toke për bibliotekën e re; puna e ndërtimit filloi në vitin 1995; dhe kompleksi u përurua zyrtarisht në tetor 2002. Në vitin 2009, biblioteka Bibliotheca Alexandrina (latinisht "Biblioteka e Aleksandrisë”), mori një donacion prej 500,000 librash nga Biblioteka Kombëtare e Francës (BnF). Kjo dhuratë e bën Bibliotheca Alexandrina, bibliotekën e gjashtë më të madhe frankofone në botë dhe Biotekën më të madhe dixhitare. B.A. ka rafte për të nxënë rreth 8 milionë libra, por me fondet e tanishme (kryesisht donacione) do të duhen 80 vjet për t’i mbushur.

12 views1 comment

1 Comment


Faruk Myrtaj

....rënia e bibliotekave apo librarive, edhe sot, duket qartë sa lexojnë deputetët dhe ministrat anonimw (pavarësisht rritjes se rrogave dhe privilegjeve te tyre për të heshtur…kur duhet folur)! Gjithnjë ka një drejtor te Bibliotekës Kombëtare ne Tirane, gjithnjë te shtetësisë shqiptare, edhe pse fondi për traditën mbahet rezervat, ndodhin përmbytje dhe...përpara ndërtesës kanë mbirë shkurre e barëra që mezi i gjeje edhe në provincë të thellë të shekullit përpara pavarësisë, pra para hapjes se shkollave te Shqipes... Që është kombëtare, ndjehet prej një orkestre folk që luan pa pushim motive çadrash dhe ia lumturojnë ditën atyre që ende besojnë se gjenden në qendrën e kryeqytetit…

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page