
ZGJIMI I ENDRRËS
Rrezja e parë e agut hyri befas nga dritarja
Terrin zgjoi,qe brofi në këmbë i frikësuar
Në çarçafin e bardhë u end ku gjeti dy buzë
Që po rufisnin akoma puthjen e endërruar
Mos ta tremb, si pëllumb iu ul mbi qerpikë
I ngjeu me dritë të ëmbël buzët e saj lypsar
I peshperit në vesh:ta la shtratin të ngrohtë
Të mirin,erdhi e ta mori në gjumë,Ylli Polar
NATË PA GJUMË...
Terrin e natës e thyen në dysh një zë kukuvajke
Dhimbjen e vetmisë, ta shfyj me këngë vaji,do
Vajtojca e pikëlluar me sy të lotuar,pastaj pushon
Heshtje: Në vetminë e zezë diku struket edhe ajo
Një qen kujtohet ta tremb këtë shtrigë fantazmë
Qe tinëz si hajdute hyri në oborrin e tij me neveri
Vrapon e i sulet ta kafshoj, t’i shqyej rrobat e zeza
Një çast lodhet edhe ai,e pason një heshtje përseri
U zgjua dhe bubullima,me rrufe i grisi cipën e zëzë
Që t’i laj fytyrën e nxirosur, derdhi shi gjyma, lumë
Bubullima,erresirë, të lehura, zë e trishtë kukuvajke
Dhe unë që përpilitem si peshk në shtrat, pa gjumë
TË LUTEM, NDALO
Nuk durova me,dola të të prisja pranverë
Tek ugari i vogël prapa kodrës së fshatit
Si një kalorës dashnor te shtegu të prita
Tek zbrisje si një shtojzovalle monopatit
M’u duk se u vonove shumë moj pranverë
Ankthi në gjoks u bë lemsh,si zog çukiste
Sytë e saj më bën magji atë pasdite vjeshte
E shpirti im përnatë në liqenin e tyre voziste
Nuk të kërkova ndonjë dhuratë të shtrenjtë
Nga kraharori yt vetëm ca luledele të mora
Si fallxhore, fatin tek petalet e tua të shihja
Me aritminë e zemrës, tek po dridhej dora
U vonove pranvera ime dhe gati sa s’plasa
Mos vallë kaq kohë, kaq larg, më harroi ajo
Nxitoj petalet t’i heq një nga një, me radhë
Dhe dridhem, sa dridhem: Më do a s’më do
Mbaroj lulen e parë, harrohem, hutohem
Nuk e di si dola.Gabova? Më do a s’më do
Kap lulen tjetër, pastaj një tjetër, një tjetër
S’e duron zemra:Mjaft më, të lutem ndalo
MË MORI GJUMI MES LULESH
Një lendinë të bukur kam diku në fshat
Është lendina ime,s’e them, e kam sekret
Atje vete kur ndjej se më dridhet shpirti
Më pret edhe një endërr,varur në një fletë
Endrra rri varur në një degë dafineme vesë
Aroma e saj si vera e kuqe me deh shumë
Më mirren mendtë , më shohin lulet e rendin
Më marrin,në prehrin e tyre të fle pak gjumë
Një zukatje,si nanuritje muzike vjen në vesh
Me ngjyra ylberi një fluturë seç më ulet mbi sy
Lendina ime, qe nuk e di askush, u bë parajsë
Më buzëqesh ti e malluar?Dorën ma mban ti?!
GJETHËS ?
Gjethja shkelqeu në gjelbërimin e saj
Me diellin u dashurua e u bë i verdhë
Melankolia e vjeshtës e trishtoi
E butësisht në prehrin e tokës amë ra
Lulet u çmenden duke nderruar fustanet
U lodhen në pasarela, u bënë fruta , shije
Si bretkosat e La Fontenit u renduan
E në prehrin e tokës amë u rehatuan
Edhe dielli u lodh terë ditën
I skuqur i teri nga ecja e gjatë
Në një cep të horizontit ndalon të ulet
E në prehrin e tokës amë përkedhelet
E një yll i bukur që çmendi qiellin
Mbylli dritaret e tij një natë
Karierën e tij të ndritur e mbaroi
E në prehrin e tokës amë ra
Kau deri pasditen vonë leroi arën
Nxori zgjedhen e u ngjit sipëe në pllajë
Përshendeti diellin që perendonte
E mbeshteti brinjet në prehrin e tokës amë
Iku edhe kali im një mbremje
Brinjëdalë, kokëulue me sy të përgjumur
Iku-tha gjyshi-me bujtu diku
Në prehrrin e tokës amë të çlodhet
Ky prehër i tokës amë
Sa i gjerë!
Sa i madh!
Kujt t’i ngjaj nga të gjithë?
Gjethës?
Asaj t’i ngjaj..
Të bie butësisht.....