top of page

”Zgjedhja e Sofisë”


Ese për filmin ”Zgjedhja e Sofisë” një film amerikan me Divën të papërseritshmën Meril Strip dhe, është ora 01,50 min.

Të shohesh një film me Divën e filmit Merill Strip, është ndjeshëm më shumë se një ngjarje. Është eveniment që të preokupon gjatë e seriozisht. Mimika e sajë, nuk është lëvizje e pjesëve dhe e muskujve të fytyres. Trupi i saj nuk është një fizikum i thjeshtë si të çdo njeri tjetër. Të gjitha këto të Merill Strip, i bashkohen dhe mjeshtrisht përcjellin deri tek shikuesi thelbin e mesazhit filmik. Pa ato, do ishte i gjymtë, jo i plotë. Ajo është estetika që i jep filmit lartësinë artistike. Pa te, të më lejohet ta them-do ishtenjë sajesë e thjeshtë fare jongacmuese. Pa ato buzqeshjet e shkurtera të saj, pa atë butësinë që e jep përmes të folurit të qetë e ritmik, ate gjestikulimin e matur, atë rezatimin moral të brëndeshem, atë humanitetin e saj, filmi do ishte i thjeshtë, besoj banal. Personazhet e tjera, ndajnë lavdinë që i takon asaj!

Tani do vazhdoj me gjëndjen në të cilën u gjeta pas pamjes së filmit…

Ç’po ndodhë kështu! Kaq mençuri brënda një filmi! Përse vetëvriten me cianurë Sofi dhe i dashuri i saj, nëse ishte i dashuri i saj Nëjthen. Po Ai shkrimtari i ri premtues që zu një episode të rëndësishem për të nxitur dhe çuar përpara deri në epilog rrëfimin mbi tragjizmat e Sofisë.. Ç’dashuri e çuditshme që ishte. Në fakt:kend dashuronte ajo? Dashuronte ajo Stingo-n me të cilin pati dhe një idilë dashurie sa për t’ias davarisur mundimet dashurore e për t’i hikur nga shtrati në mëngjes, apo Nëjtheni-n, ate eruditin skizofrenik. Sofi-ajo Polakja e arsimuar, e fyer në mënyrën më banale mu nga Nëjthen. Ajo-si ia tha ai-Nejthën-prostitutë e Dahaut, e Aushvicit- bija e antisemitit fanatic sikur e zbulon shkrimtari i ri Stingo.

Përse, cila logjikë diktoj vetëvrasjen “në dyshe” dhe përse iu bashkua këtij akti Sofi inteligjente, paranojakut skizofrenik Nëjthenit. Ishte ky “shoqërim ” në vetvrasje shpagim me jetë të hakut ndaj tij si shëptimtarë, apo pamundësi për të jetuar pa një paranojak që kishte ngecur në fillin e zhvillimit të vetë të gjeniut. Çfarë katandisjesh të njerëzve. Aqë sa të pyesesh” këto, janë apo s’janë ato që ia vlenë të jetosh. Mund të gjënden caste lumturie me peshë sa të justifikojnë atë heroizmin e njeriut të shprehur me ate frazen: për të jetuar.

Dhe në vazhdim do pyes: cilën jetë në të vërtetë po e jetoj unë? Këte? Po cila është? Shkrimet e mia përfshijnë një botë fare ireale. Jo të imagjinuar por ireale, jetë që pa lejen tënde të futet në mendje ashtu guximshëm, suverene do thosha violente. Një jetë e paekzistueshme, pas të cilave do pyetem: jetova unë apo ishte vetëm një vision episodik, një fiksion, një pamje kohësisht fare e shkurtë, e mundimshme në këte universum të komplikuar, në të vërtetë të pazbulueshem, secret, të mynxyrshëm! Një jetë si një lëmshë i ngatërruar me fëmijërinë, adoleshencën, rininë dhe tani kohën e pjekurisë ashtu të quajtur /në vend të pleqërisë ndotëse/

Ç’po bëjnë këta personazhet e botes sime. Jam me ta i skofishem, kam dhimbsuri apo, jam një sadist që kënaqet tek i futë në këllëfet e veta të ngushta, dërmonjëse, tek ua vështirëson frymëmarjen, lëvizjen duke dashur t’i vendosë në piedestalin moral më të lartë për te rezatuar mbi boten shëmbëllin e vetë sa për të jetuar më të lumtur. Ç’dreq është sot kjo lumturia. Është një çast a një disponim i qëndrueshem, i hareshëm? Ka dikush që i ri pranë me një mendim më të pranuar për këte! Çfarë thonë e duan të thonë, e çfarë heshtin e nënkuptojnë këta, lidhje me këte?

49 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page