top of page

ZEMËRMADHI


Thani Naqo

(sonet)

Në mes të arës i lodhur ri shtrirë,

Mbi ballë gdhendur dy brirë.

Djersa e shkumbëzuar në qafë e gjoks,

Krekoset, Zemërmadhi, porsi perandor!

Hiç s'do t'ja dijë nga mizat mbi hundë,

as nga zgjedha që i bën ndonjë xhungë.

Sytë e shikëllta lëshon mbi brazda,

Dheun frymon e thurr rrjetën vlaga.

Bëzzzz! mërjel'e zekthit e pickon,

ai hyn në betejë me bishtin xhufkor.

Ortek nëpër ara, shemb e korie,

një kurrorë lajthishtash trofe trimërie!

Fut qafën në zgjedhë e...oh sa paqësor,

Krekoset, Zemërmadhi, porsi perandor!

1983-2021

23 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page