Zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut


Zbulohet portreti origjinal i Skënderbeut nga Gentile Belini,

pikturuar në vitin 1467



Studiuesi Fotaq Andrea, autor i album-antologjisë “Skënderbeu, Heroi Kombëtar shqiptar”, së bashku me antikuarin Dritan Muka, Kanada, kanë njoftuar ditët e fundit, zbulimin e rrallë të portretit origjinal të Skënderbeut nga piktori i shquar i Rilindjes italiane e europiane Gentile Bellini, 1467. Portreti mban të shkruar emrin SCANDER BECO, njëlloj si harta portolane e Bartolomeo Pareto-s e vitit 1455, që mban të shkruar emrin SCANDRE BECO.

Ky portret u ble në dhjetor 2020 nga antikuarët shqiptarë që morën pjesë drejtpërdrejt në ankandin “Capsule Auctions” të New Yorkut, ku u vu në shitje koleksioni i madh i Prof. Richard I. Johnson (1925-2020), me rreth 2000 objekte.

Kjo vepër e rrallë artistike, që paraqet origjinal, real dhe autentik portretin e Skënderbeut, prej shekujsh dihej e humbur, ndërkohë që, sipas traditës gojore të përcjellë brez pas brezi, ishte e njohur që piktori italian Gentile