top of page

Zbulim, Shpresë, Ndalesë


Zbulim, Shpresë, Ndalesë

Astrit Lulushi


Ndarja e rreshtit është shenjë pikësimi. Diamanta Zalta ngjesh në fraza të thjeshta e të paharrueshme një masë të madhe urtësie praktike.

Poezitë e saj me tituj gnomikë shpallin singularitetin e librit - Diamanta eksploron besimin se vargu më i madh lind nga harmonia e mendjes dhe e trupit dhe se format poetike burojnë nga nevojat njerëzore: frymëmarrja, rrahjet e zemrës, hapat, shpresat. Janë poezi ardhur nga mendimi, formuar nga fryma; është tingulli i asaj krijese që dëshiron të lërë gjurmë, shpirtit. Metri thotë tik-tak. Rima thotë kujto. Bardhësia thotë vetëm. Për të ilustruar argumentin, Diamanta mbështetet në gurë provash personale, dhe na fut edhe në botën e klasës së shkrimit krijues.

Zotërimi i saj është nga zotërimet e kohës; poetja ndan mjeshtërinë e saj me ne.

“Hap një dritare të shpirtit ,

pasi kapakun e një libri

mbyll.

Dy metra larg,

gjithmonë në të ftohtë,

më pret një qiri.

E mbuloj me sy . . .

Vetë ngrij”

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page