ZANAFILLA E INTERNACIONALIZIMIT TË KOSOVËS
FILLON NGA SHTETI SHQIPTAR
DUKE REAGUAR NË OKB MË 1958 e TUTJE PA PUSHIM
Beogradi gjunjëzohet më 1959 para argumenteve të Tiranës
Akademik Prof Dr Hakif BAJRAMI
Argumentet e shumta arkivore, ankesat e dhjeta mija personave ndaj dhunës së UDB-ës Jugosllave ndaj shqiptarëve në Shqipërinë Kontinentale (Kosovë dhe Maqedoni Jugerendimore), dëshmon se shpërnguljën e shqiptarëve në Turqi, e shkaktonte terrori shtetëror titiste. Nuk ka dyshim se vitët 1955/1956, janë kulmi i shpërnguljës. Por, në shkallë permanente shqiptarët e robëruar nga Jugosllavia, janë ndiekë dhe hetuar edhe në Turqi, sidomos kur ajo masë e pambrojtur i përjetoi vuajtjet e para në truallin e ri, sepse dhunohej nga klima dhe nga mosnjohja e gjuhës. Prandaj, më 1958 do të fillojë të mednojë, më 1959 do të flasë dhe do të kërkojë nga pushteti mikritës, që t` i mundësohet RIATDHESIMI- kthimi në vendlinje. Mu për këtë, nga viti 1957 e deri më 1961 në Turqi do të frekuventojnë pa probleme, spse kishin akordin xhentelemen Tito-Kyprili, 4235 agjentë të UDB-ës, krejtë me detyra speciale, për t` i hetuar ata që edhe në tokën e Anadollit ndiheshin shqiptar, madje e botonin gazetën kombëtare “BESA”, që u bë zëdhënse e fuqishme deri më 1974 e Organizatës “LIDHJA KOSOVARE”. Madje, në Turqi kishin organizuar brenda kushteve edhe çelula të Partisë Nacional Demokratikës Shqiptare (NDSH), që të përgatitet sheshi politik që një ditë toakt shqiptare të okupuara nga Jugosllavia, t` i bashkohën NËNËS SHQIPËRI, si do të shprehet Adem Demaçi më 1958 para gjyqit të okupatorit. Lidhur me këtë, të gjithë ata shqiptarë (Arnautë) që propogandonin se me mendime, me fjalë dhe me vepra, do të shquhen duke i informuar të shpërngulurit se: duhet punuar që të gjitha viset etnike shqiptare, të bashkohen në një Shqipëri, e cila do të ishte NËNË e të gjithëve, kuptohet me VETVENDOSJE, prapa si thot Adem DEMA në Programin e shkruar në 52 faqe (LRBSH) më 1964.
Tani më 1957/8 dihet se në fushatën për shfarosjen e shqiptarëve, nga trojet e veta në Shqipërinë Kontinetale (Kosovë dhe Maqedonin Jugperendimore), po veproni TRI shtabe të UDB-ës: Shtabi i Aleksander Rankoviqit dhe Krste Cervenkovskit, që kishte program të diktojë me tërë rriedhën politike të shpërnguljës nga Kosova në Maqedoni. Lidhur me këtë ishte themeluar Shtabi special i Moma Markoviqit për Kosovën, duke fituar mandat që të organizojë çdo lloj terrori shtetëror, për ta shfarosë shqiptarënë deri më 1959. Në këtë mizori politike i ndihmonin nga vitit 1951: Gjola Pajkoviq (deri më 1955), dhe Dushan Mugosha, Çeda Mijoviq, Pavle Joviqeviq (deri më 1966) e operativistë tjerë të UDB-ës nepër rrethe dhe komuna.
Në Maqednoni për shpërnguljën e shqiptarëve dhe “turqve”, vepronte më me sukses Shtabi i Llazar Kolishevskit, me disa shovinistë, që kur i vizitonin fshatrat shqiptare, zakonisht e merrnin nga një Falmur kombëtar shqiptar (zakonisht pa yll), dhe në qendër të fshatin e shkelnin para popullit. Në ato momente fillonin të çesin në ajr me revole magnum, milicët në përciellje. Të nesermën, jo vetëm atë fshat, por edhe ato për rreth i vizitonin nga 3 deri në 5 advokatë, duke u reklamuar para hallgjive shqiptarë se: “vesikat ua sigurojmë brenda 30 ditëve”.
Për këtë atmosferë më i brengosuri, sespe i kishte informatat, kuptohet se ishte Fadil Hoxha. Kishte raste, do të më thot Fadili më 1979, që kishte menduar të arratiset në Shqipëri, po si t` ia kthej shpinën popullit, me të cilin nga njëherë në “favor të politikës”, dhe nuk fliste si ishte i rreshtuar me zemër. Por Fadilin, familja dhe fëmijët në shumë raste e kishin frenuar, pa e ditur ata se çka po mendonte. Megjithë këtë, Fadil Hoxha e kishte një derë të hapur, për t` i vajtuar hallet e “miletit tij” si e pyste Gjoka Pajkoviqi deri më 1955: “Fadile kako ti je milet. Dali ima vishe ballista ili çetnika në Kosovu”?(Fadil si i ke qytetarët (popullin). A më shumë ka ballista apo çetnik në Kosovë?), duke bërë me gsiht kah disa udbash serbian (që kishin qenë çetnikë), dhe sidomos kah Mehmet Hoxha, që duhej për me mbetë gjallë, për t` u treguar se është më “katolik se papa” në shumë situata.
Në këtë ngushtim të halleve të tij dhe të popullit, Fadil Hoxha e kishte gjetë një fie shprese për ta nxierr gjendjen tragjike të shqiptarëve në Shqipërinë Kontinentale nga “frigoriferi”. Çelsin për ta përhapur çështjen e shpërnguljës si lajm tragjik e kishte ideuar drejtë dhe sakt. E kishte ftuar më 28 XI 1958 Bie Vokshin në darkë. Aty, në një manifestim të ngushtë familiar Fadili ngadal do t` i rrëfehet Bie Voshit, (një heroine që kishte qenë edhe në Konferencëne Bujanit) si e vetmja femën antifashiste në Ballkan,pra një femër në një kuvedn që medohej se historia, “është vetëm privilegjë e burrave”. Në këso tubimesh nuk ka pasë femra as në ANVOJ, as në ZAVNOH, as në VASNOS- ASNOS, as në KNÇ të Shqipërisë, etj. Për rastësi jo, por Bije Vokshi do të ia hapë Fadilit zemrën, e para duke i thënë: ”Shoku Komandant, pas 20 ditësh e kam marrë lejën për të shkuar në Tiranë, për vizitë familare. Leja më ka ardhur tethorazi nga Parisi. Fadili, për një çast do të shtangohet dhe pastaj do të shpërthej, pak sa i emocionuar, duke e pyetur: Kush ka mundur të bëjë këtë MREKULI. Bija sikur para një vllau të madh, do të përgjigjet: “Sigurishtë këtu ka gisht Shoku Enver Hoxha. Dhe e di që do të më pranojë dhe do t` ia them të gjitha, se çka po bënë Moma Markoviqi nepër Kosovë me Dushanin dhe me lakejtë e tij. E besa, skur se po grryen shumë egër edhe Mehmet Hoxha, se kurrë nuk po ndahet prej tij”. Fadili: “Jo, Mahemtin ma falë mue, ai po na mbyllë traxhe (gjurmë), dhe ai për këtë punë të mirë nuk është i vetëdishëm. Në ato momente psikologjike, (më thot Fadili), gati ia zbulova Bijës, e t` i them se në Kosovë punon një Shtab prej disa shokësh që luftojnë natë e ditë, për ta frenaur shpërnguljën në Turqi. Por u frenova, që mos të kupton se po kërkojë prej saj që të rrezikojë”. Por, Bija u hap edhe më tepër në bisedë dhe tha: “Do të ia them Shokut Enver se Shoku Fadil është buzë zhgënjimit, sepse një e treta e popullit i shkoi te tutrku në Anadoll. Po, po, do t` ia them se jeni Kryetar i të gjithë shqiptarëve, e Shqipëria Amë është antare e OKBës dhe Paktit Varshavës (nga viti 1955), dhe me ta shilue sllavi, mbi gjysmën e popullit, e me heshtë si delet, nuk është në nderin e patriotëve të shkollës Ali Kelmendit dhe Asim VOSHIT e Xhemjal Kadës, Justina Shkupit e Ramiz Vravaricës. Do t` ia them troç ”.
Bije Vokshi në Tiranë në takim me njeriun e panjohur
Bie Vokshi do të më rrëfej se takimi me personin e panjohur në Tiranë. kurrë nuk kam mundur ta identifikojë. Më e pyet Shokun Enver, nuk ishte e rreguës, sepse tregohesha e pabesë. Më rëndësi ishte se Shoku i panjohur hapi rrugë dhe pas tri ditësh isha përballë Shokut Enver. Pranë tij qëndronte një stenografist shumë xhentelmen. Fillova ta pyes për shëdnetin dhe pa ndonjë zgjatëje hyra në temë: “Shoku Enver, Shqiptaërt jashtë Shqipërisë Bregdetare, janë para shfarosjes. Titistët e kanë vërshuar çdo katund të Kosovës dhe Maqedonisë. Të gjithë shqiptarët, titistët janë goditë me turkun, t` i deportojnë në Anadolli, pra andej detit Marmara, që mos të munden me u kthye më kurrë. Nepër Kosovë, sidomos që çështjen e njoh më mirë, kanë vërshuar kolonistët sllavë dhe vetëm po i shejojnë shtëpitë, ku të vëndosen. Prapa tyre qëndrojnë gjithëmonë nga tre deri në pesë milicë të amatosur, deri në dhmbë. Ata milicë, zakonisht bartin pushkë dhe automatik, dhe kur arrijnë afër shtëpive, ata marrin pozita luftarake, sigrisht se presin ndonjë reagim. E vërteta, do të rrëfehet Bije Voshki se, “Misoni im ishte, se nuk e dija se çka po kryej. E ai infirmim doli aq i fuqishëm sa që e mori vesh bota, se çka po ndodhë me shqiptarët në Jugosllavi.
Prandaj, në nivelet më të larta partiake dhe shtetërore në Tiranë, do të diskutohet Shpërngulja e shqiptarëve në Turqi si një tragjedi kombëtare. Në diskutim (nuk kemi informata a është regjstruar kjo çështje si dokument i PPSH apo jo-), por kemi informta nga Bije Vokshi, se Enver Hoxha do ta ftojë Kryetarin e Presidiumit të Parlementit të Shqipërisë për të plasuar informata dhe direktivë, në mënyrë që çështja të zyrtarizohet dhe me tragjedinë shqiptare në Jugosllavi të informohet OKB, detalisht.E Informtat e sakta i kishte grumbulluar me pedantëri, Gjeneral Veli Dedi nga Medvexha e Kosovës (luftetar i Spanjës dhe komandant për çlirikmin e Marsejit (Francë) më 1944. E vërteta, nga Bije Vokshi nuk ishin marrë informata të sakta se cili ishte disponimi i popullit, nga rrebelimi deri në kryengritje, sepse do të pasonte pyetja: A do të implikohet Shqipëria (?) për ta penguar mëtej këtë tragjedi, siç ishte shpërngulja në Tiurqi. Kjo për faktin, se në javët dhe dy muajt në vijim, Enver Hoxha ishte rënë në dielmë: a të intervenohet përmes kanaleve diplomatike, e ajo do të thot të bien dy pika shi në një “shkretirë”, apo të dëshmohet se Shqipëria si antare e Paktit Varshavës, është shumë e shqetësuar për pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi, si popull i tretë për kah numri. E vërteta, pas disa hamendjeve Enver Hoxha dhe Hysni Kapo ishin rënë dakord që të reagohet në OKB, por që Presidiumit të Kuvendit Popullor i duheshin prova shtesë e që ishin të sakta, dhe ato të shkruara. Së pari, çësjhtja për të hy si tragjedi në OKB, çështja shqiptare në Jugisllavi, duhej të posedohej Konvebnta Jugosllavo-Turke e 11 korrikut 1938; duhej të posedohej ndonjë dokument se ekziston një marrëveshje në mes Jugosllavisë dhe Turqisë (Nuk posedoheshin informata se Titos dhe Fuad Kypril në Split më 1953 ishin dakorduar për shpërnguljën). Në realitet, shumë shpejtë do të sigurohen informata se “Lidhja Kosovare”, në gazetën “BESA” kishte mjaftë informata për tretmanin kolonial të eshqiptarëve në Jugoslavi. Madje ishte sigurar teksti se: “ Më 1953 në Split u takun Josip Broz tito dhe Fuad Kyprli, ministër i Turqisë, dhe erdhën në dakordim që të fillojnë shpërnguljën e sërishme të mysliamnëve (shqiptarëve) në Turqi. Kjo Marrëveshje e shtin në përdorim Konventën e vitit 1938. Shpërngulja starton nga trualli i Maqedonisë. Për këtë tregti me një populli do të protestojmë me të gjitha mjetet tona politike dhe mendore”. ( Arkivi i Gaztës: “BESA”, Stamboll 1954-1967).
E vërteta, Tirana zyrtare do të njihet edhe me protestën që e kishte organizuar “Lidhjës Kosovare”, më 1957 kundër shpërnguljës së shqiptarëve në Turqi”. Reagimi kishte këtë përmbajtje:“Jemi të njoftuar që Qeveria Turke për shkaqe të panjohura për neve, me doumnetin tejet sekret nr. 3997/51 e ka AKTUALKIZUAR Konventën famëkeqe të vitit 1938, për asgjsimin e Shqiptarëve të OKUPUAR tragjikisht prej Jugosllavisë më 1918. Për realizimin e asaj Konvente famëkeqe Jugosllavia ka formuar një shtab të posaçëm. Atë e përbëjnë kriminelët: Aleksander Rankoviq, Krste Cervenkovski, Svetisllav Stefanoviq, Millan Bartosh, Leo Grishkovi, Vojkan Llukiq, Marko Vuqkoviq, Pavle Iviqeviq. Për realizimin e atij palni janë angazhaur: policia, ushtria dhe diplomacia. Populli shqiptar në Jugosllavi duhet të shpëtohet nga shfarosja”. ( Material i dërguar edhe në OKB më 1957.).
Shqipëria reagon në OKB për pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi
Pas zërave të parë më 1957, se KS OKB planifikon për të APROVUAR një Rezolutë për dekolonizmin e botës, në Jugosllavi më 1958 shqiptarët po trajtoheshin si popull i rendit TRETË, sespe në rendin e parë ishin serbët, në rendin e dytë ishin sllavët tjerë. Prandaj pas sigurimit të reagimve që u plasuan burimisht, pas rrëfimit të Bije VOKSHIT, për ENVER HOXHËN më nuk kishte dilemë; Pas shqyrtimeve të gjithanshme në sektorët politik dhe shtetëror, për çka edhe do të sigurohen PROVA të majftuara, çështja shqiptare në Jugosllavi do të zgjërohet, dhe nuk do të quhet protestë, por akuzë serioze, se: Jugoslavia si fedratë (Serbia, Maqedonia etj), është PËRGJEGJËSE pra OKB-ës, për tragjedinë e shpërnguljës shqiptare si pasojë e dhunës shtetërore. Teksti e kishte kët përmbajtje:“ Në Kosovë, Dibër, Mal të Zi, jeton mbi një milion shqiptarë, të cilët me me mejte barbare po PERSEKUTOHEN DHE PO NDIQEN. Ata po jetojnë në mjerim dhe padrejtësi. Prej vitit 1944 nepër burgjet jugosllave kanë kaluar mbi 10 000 veta, pa i llogaritur të vrarët dhe të zhdukurit. Pas vitit 1951, këtë popullatë shqiptare e ka përfshirë një valë terrori shtetëror, krejtë me qëllim që ta realizojnë Konventën Jugosllavo-Turke të vitit 1938, e cila me obligim i DEPORTONTE shqiptarët në Turqi (neni 2 dhe 4 i Konventës paratifikikuar.). Pas Luftës Dytë Botërore, pikërishtë më 1953, çështja e DEPORTIMIT të shqiptarëve të rreligjionit musliman është zyrtarizuar, pa e njohutuar Shqipërinë si antare e plotë e OKB nga viti 1955. Reagimi e oragneve të OKB do të jetë një çështja humane dhe u jemi mkirënjohës për mirkuptim. Në këtë prememorje i kemi renditur edhe provat e detalizuara, jo sipas problemeve por në mënyrë kronologjike, sepse veprimi tragjik nuk ka ndryhsuar në kohë dhe hapësirë fare. E kjo është provë se krimi nuk është i izoluar, por është i oraganizuar dhe mban vulën e shtetit Jugisllav” ( Arkivi i Jugosllavisë, viti 1958, dok, i dërguar nga Tirana në OKB/58).
Dy fjalë për emigrantët politik shqiptar të arratisur në Jugosllavi1949-1951
Duke i lexuar dokumentet sekrete të PKJ-ës 1949-1956, arrihet konkluza se: “emigrantët që po largoheshin nga Shqipëria në Jugosllavi, aq kishin ndikuar që ndaj shqiptarëve autokton në Kosovë dhe Maqedoni, e që detyroheshin të shpërngulën, pushteti i sllavëve okupatorë, të sillet me mizori e të mos llogaritë, se Beogradi, do të përgjigjet për krimet monstruoze dikund. E vëreteta, diplomacia jugosllave më 1959, do ta plasojë një reagim në OKB lidhur me reagimin e Tiranës zyrtare (1958) për pozitën koloniale të shqiptarëve në Jugosllavi. E Beogradi zyrtar do të plasojë në KS OKB këtë informatë: “Nuk i ndjek askush shqiptarët në Turqi, por shqiptarët po arratisën nga Shqipëria në Jugosllavi”!. E në dokumnetet zyrtare jugosllave e hasim edhe këtë tekst:“ Në Parlamentin shqiptar ka ra fjala që kundër Jugosllavisë do të lëvizin në OKB çështjën e Kosovës. Nëse do të kishte ndokush të lëvizte diçka, atëherë do të kishim neve të lëvizim politikën armiqsore shqiptare që ushtron ndaj neve”. ( “Borba”, 8.III. 1959). Çështja e Kosovës, megjithatë do të internacionalizohet, por do të hecë me shpejtësinë e breshkës. Kjo për faktin se më 1960 ishte inicuar që në OKB të aprovohet Rrezoluta mbi DEKOLONIZIMIN E BOTËS. Prandaj, Jugosllavia do të nxitojë dhe më 1959, do ta mbajë një PLENUM ilagal të KQ LKJ në Beograd, me temë: “Të drejtat e pakicave kombëtare”. Plenumi nuk ishte bërë legal për opinionin në Jugosllavi, por konkluzat e tij ishin prezantuar në KS OKB buruimisht. Nga ai “arsyetim”, në vend se A. Rankoviqi t` i mbyllë shkollat e mesme (si provoi më 1958), pas ragimit të Fadil Hoxhës në Shkollën Normale në Prishtinë, në prani te të gjithë porfesorëve se: “Shkollat me çizme i kemi fituar, dhe, me çizme do t i mbrojmë”, çështja ishte kthyer për 180 shkallë ndryshe: Ishte lejuar themelimi i shkollës Lartë Pedagogjike më 1959; ishi lejuar themelimiet e fakulteteve: Fakulteti Filozofik dhe Fakultreti Juridiko- Ekonimik në Prishtinë, si paralele e Univerzitetit Beogradit. E vërteta, shumica apslotue e mësimet në ato fakultete, zhvillohej në serbishte. Por, akulli kishte filluar të “shkrihet”. Megjithë këtë, shpërngulja po vazhdonte në tërë hapësirën shqiptare, sepse Shtabi i Moma Markoviqit e kishte intesifikuar brutalitetin në Kosovë, kurse Llazar Kolishevski në Maqedoni, sidomos në Dibër dhe Strugë , ishte krcnuar se: “Kush nuk i dëgjon instruksionet e LKJ, do të arestohet ose deportohet me dhunë jashtë Jugoslalvisë”. Këtë fjali e kishe në informatë edhe Sigurimi Shtetëror i Shqipërisë, prandaj Komanda e ushtrisë shqiptare ishte vu në gjndje gatishmërie për sulm ose mbrojtëje. Le të zgjedhë pala Jugosllave, por më parë duhet ta ketë të qartë, se andej kufirit i kemi KATËR DIVIZIONE, që do t` i armatosim, brenda 10 ditësh me të gjitha mjetet e duhuara”.(Burimet: Enver Hoxha, Shqiptarët në Jugosllavi janë popull i robëruar nga çdo aspekt; Biseda e Veli Dedit- Topalla (komnuna e Medvexhes) me Bije Vokshin, gjerësisht. Posedohet).
“LIDHJA KOSOVARE” NË ÇIKAGO E INTERNACIONALIZON ÇËSHTJEN SHQIPTARE NË JUGOSLLAVI
(Burimi, Gazata “DIELLI” 26 II 1964)
“Në dhjtorin e vitit kaluar (1963-HB), një demonstarë e zjarrtë e patriotike qe oragnizuar në Shicago nga “Lidhja Kosovare”. Këta bashkë me ne nuk mund të harrojnë bashkëvëllazërit tanë të toakve tona të robëruara me Kosovën tonë në krye.
Ky manifestim i flakët përkujtoi 50 vjetirin e robriasë e të coptimit të Shqipërisë sonë. Kosovarët i gjeti në radhët e para, sepse këta e kanë akoma në trupin e tyre shënjin e martirëve të popullit tonë e të burrave kosoavarë, që luftuan për vednin e tyre, për të drejtat e popullit shqiptar mbrenda dhe jashtë Shqipërisë sotme etnike. Manifestime të ngajshme u mbajtën edhe në New York”. Në atë manifestim do të këndohet edhe:
Oj Kosovë fushë e shkrepa aty lind trimnia në djepa,
Nalu hasem atje ka burra aty flasin pushkët në kulla!
Informta dërguar Presidentit Xhonson
Pason telegarmi dërguar Presidentit SHBA Lyndon B. Johnson White House Uashington D. C. “Shqiptarë Kosovarë në Chikago, të mbledhun për të festuar Ditën e Veteqeverimit me respekt Shkelqeses s` Juej faktin qi u mbushën plot 50 vjet qëkurse Shqipnia u coptua brutalisht tue u ankesue krahinat e Kosovës nga Serbia e Mali i Zi dhe Çamëria prej Greqisë.
Më 1913 fuqitë e mëdha të asaj kohe, këto krahina thjesht shqiptare ua dhanë arbitrarisht fqinjëvet. Këto përbajshin ma se gjysma e tokave kombëtare dhe gjysmen e popullsisë shqiptare e cila ma se gjysëm shekulli qe shtypë e persekutue me qellim ASIMILIMI dhe që të zhduket si komb. Persekutimet kanë vazhdue me perjetësime të mëdha me dhjeta mija masakrash, ndersa mijra familje të tjera kanë qenë detyruem të EMIGROJNË për t` u shpëtue persekutimeve.
Shkelqesë, me respekt kërkojmë ndihmën të juje BUJARE qi ti EPET POPULLIT TONË E DREJTA E VETVENDOSJES me liri dhe drejtësi njerëzore.
SENATI I SHBA I PËRGJIGJET LETRËS SË SHQIPTARËVE
“Seanti i SHBA-ve, 19 dhetuer 1963
Zotit Hafëz Yousuf Azemi, përfaqsues i “Lidhjës Kosovare” 6212 S. Keating, Chicago 29 III .
I dashiri Z. Azem, Ju falemi nderit shumë për telegramin informativ qi flet mbi coptimin e Shqiprisë 50 vjet më parë.
Nji nga principet themeltare të kombit tonë (Amerikan) asht` tu NDIHMOJMË të gjithë atyne popujve në të drejtën e tyre për VETVENDOSJE me drejtësi, me liri dhe dinitet njerëzor.
Jemi këshilluem nga Departaementi i Shtetit se, mbasi nji pjesë e madhe e këtyre vendeve gjindet nën rregjimin e një qeverimi me formë KOMUNISTE, ndeshen nji numër problemesh diploamtike serioze. Në Seant janë dhanë shumë rezoluta nga ameriaknë, qi kanë jetue në vende të cilat tash ndodhën nën rregjime komuniste në lidhje me VETËVENDOSJEN.
I kam përkrah senatorët qi kanë mabjtë fjalime në Seant tue kërkue VETVËNDOSJE për të gjithë kombet si Shqipnia, Bullgaria, Polonia, Gjrermania Lindore, Kuba, Jogosllavia, Çekosllovakia, për arsye se shtetet komuniste nuk u janë përgjegjë këtyre sugjerimeve të kombit tonë, ose të Kombeve të Bashkuara.Do të deshirojmë të të epja ma shumë shpresë për këtë çështje. Megjithëkëtë,neve do të vazhdojmë të bajmë PRESIONE për VETËVENDOSJE të popijvet mbrapa perdes së hekurt.
Me nderime: Evereit Mekinley Dirkson
LETRA E ORGANIZATËS MINORITETEVE ETNIKE LIDHUR ME KOSOVËN DREJTUAR J. B. TITOS
“ Disa herë me radhë, dhe herën e fundit me anën e një letre drejtuar MPJ të Jugosllavisë me datën 22 janar 1964, Bashkimi Fedrealsit i Komunitetit Ethnik Evropian ka pasur nderin t` i rekoamdnojë Qeversië suej një rishikim të politikës të saj kundrejtë Minoritetit shqiptar- ose Kosovarvet-që gjenden në krahinë autonome të Kosovë-Metohisë në Jugosllavi.Është për të ardhur keq që autoritetet tuja (Titos) kompetente nuk janë përgjigjur kurrë letrave tona, megjithëse këto kanë qenë shkruar në një mnyrë të matur dhe objektive dhe aq më tepër kur mendojmë në shumë nga Shtetet e Evropës që janë treguar të pajtueshme me Organizatën tonë, gjithësaherë që kjo tu ka paraqitur probleme të rëndësishme në lidhje me minoritetet ethnike që varen prej tyre(….) Letra posedohet e tera dhe është shumë e gjatë-HB. Në letër tutje thuhet se shqiptarëve të Kosovës po u grabitete toka dhe ajo po u dhurihet serbëve dhe malazezëve që po kolonizohen gjithëandej. Në lidhje me këtë shtrohet pyetja: Kah po shkojnë shqiptarët që po i miret prona. Po SHPËRNGULËN NË TURQI dhe atje po u ekspozohen smundjeve të ndryshme sepse klima ku kanë jetuar nuk përputhet me atë ku janë instaluar. E nga informatat që i kemi diku rreth 70% të tyre do të kthehshin por MPJ e juaj nuk po i pranon kërkesat për riatdhesim. E me Kushtetutën e juej (Jugosllave) të vitit 1963 ata janë shtetas të shtetit tuej. Pra ata të gjithë janë të diskrimiuanar.Madje ka informata të sakta se për shpërnguljën e shqiptarëve keni themeluar shtabe politike të cilat janë të lidhura me milicinë dhe ushtrinë, e mbi të gjitha me partinë. Ka ngja që familjeve të tëra në Kosovë e sidomos në Maqedoninë Jugperendimore t` u jipet afata shqiptarëve për t` u shpërngulë në Turqi. E jo vetëm kaq, ka ngja që nga torturat në duartë e milicisë janë privuar nga jeta disa mësues, se për qytetarë të rëndomtë dihet se është numri i pafund. Madje jo vetëm shpërngulje jashtë vednit me familje, por është dukuri që shqiptarët të shkojnë për të punuar punë krahu nepër viset tjera, se çdo pasuri duhet ta shesin për t` i paguar taksat e veçanta që u dedikohen vetëm shqiptarëve. Prandaj, ky veprim diskriminues vetëm për shqiptarë, ka një porosi për botën demokratike, se çështja e Kosovës-çështja e shqiptarëve në Jugosllavi, është brengosëse në çdo aspekt”.
Lidhur me këtë, në Plenumin e Komunistëve të Serbisë, pas Plenumit të KQ LKJ në Brione (1966) janë paraqitur argumente se në Kosovë shqiptarëve nuk u lejohet Flamuri kombëtar, se veprimet e UDB-ës ishin kriminale, se vetëm gjatë kohës sa ka qenë Dushan Mugosha Sekretar i LKJ në Kosovë (1956-1965) janë likuiduar me tirturë mbi 130 persona, janë vrarë 70 persona pa asnjë gjurmë, janë shkaktuar torturat më mizore dhe se këto të dhëna janë publikuar më 1967. Madje është konstatuatuar se në tërë Jugosllavinë ka më së shumti të burgosur politik shqiptarë, ku Adem Demaçi po e vuan burgimin e dytë, vetëm pse ka kërkuar vetvendosje për kombin e vet, vetëm pse ka kërkuar ndihmë qoftë nga Lindja apo Perendimi, sepse lufta jonë për liri nuk është ideologjike. Lufta jonë është e drejtë dhe ndihmën e presim nga të gjitha anët.E vërteta në Programin e Adem Demaçit (LRBSH) thuhet tekstualisht edhe kjo: “Qëllimi i parë dhe i fundit i Lëvizjës sonë asht sigurimi i të drejtës për VETËVENDOSJE DERI NË SHKËPUTJE, PËR viset e banueme me shumicë prej shqiptarëve… vise ato të aneksueme prej Jugosllavisë dhe BSASHKIMI i këtyne krahinave me NANËN E VET SHQIPNINË”. ( Adem Demaçi, Programi LRBSH ,Plenumi i Komunistëve serb,Beograd 1967).
Intrernacionalizimi i Kosovës merr permasa evropiane dhe botërore
Është me interes të theksohet se shpërngulja e shqiptarëve në Turqi ishte tema më tragjike në Jugiosllavi, ishte padrejtësia me e dukshme, por që për te dhe mbi te nuk reagonte askush nga lartë. Po e them nga lartë sepse më 14-16 III 1962 në Plenumin që shënoi filimim e fundit të Jugosllavisë që anonte kah CENTRALIZIMI, e kjo do të thot kah humbja e çdo kriteri për barazi në mes kombeve dhe kombësive. Se ishte ashtu, në Mbledhjen e theksuar (më 1962) nuk merrte pjesë asnjë shqiptarë. Pra vetëm nga ky fakt, mund të nxiret konkluza, se Titistët e kishin në plan shfarosjen e shqiptarëve në Jugosllavi, për çka kreu i shtetit kishte krijuar Shtab operativ policoro ushtrak
Dalja e Shqipërisë nga Pakti i Varshavës (1960) de fakto dhe de jure (1968), ishte një faktor për internacionalizimin e Kosovës, sepse shumë shtabe madhore ushtrake në Perendim e kuptuan se Enver Hoxha i kishte tri divizione ushtarke në Shqipërinë Kontinetale. Madje, interancilinalimi i Kosovës dhe viseve tjera shqiptare të rëbëruara në Jugosllavi, muarën dimenzion planetar, kur u kuptua se Shqipria nuk e nënshkruan aktin e Helsinkut (1975) për mosndryshimin e kufijëve në Evropë, sespe aleteranitivisht Tirana e ruante të drejtën, që një ditë t` i kërkojë ato troje që i kishte shpallë Ismail Qemali në Vlorë, Shqipëri e pavarur dhe sovrane, sepse në shpallje muarën pjesë PËRFAQSUESIT e të katër Vilajeteve shqiptare, më 28 XI 1912. Madje në Demonstratat e 1 dhe 2 prillit 1981, Shqipëria duke e vrejtur se demonstrata u kthye në përpikje për Krhyengritje (2 prill në Besi), tërë ushtrinë do ta vejë në gjendje gatishmërie. Madje, e dijmë burimisht se Shqipëria Bregdetare kishte armatim për luftën çlirimtare, që do ta bartnin mbi supe 11 milionë banorë për dhjetë vjetë, për çlirimin e Kosovës dhe Maqedonisë Jugperendimore. Këto fakte i kanë pasë të njohura, të dy krahët politik dhe ushtrak që bënin luftë të “FTOFTË”, por që Shqipërinë e kanë perceptuar se e ka ÇELSIN e Detit Adriatik në duar, kurse Kosovën në ballë të frontit çlirimtar.
Internacionalizimin e Kosovës e ka ngritë lartë e më lartë zëri demonstrues i studentëve dhe nxënsve më 27 nëntor 1968. Nga ajo datë e deri më 10 qreshor 1999, populli shqiptar në Jugosllavi, edhe pse i ricoptuar, do të gjejë forcë që të ngritet në luftën e drejtë, jo për të ndryshuar sisetmin ekonomiko shoqëror, por për avansimin e Kosovës në Republikë, kurse Shqiptarët në Maqedoninë Jugpenedimore të strukturohën në një Krahinë autonome, pra asgjë më tepër se një çlirim nga politika koloniale.
E vërteta, Demonstratat masive më 1981 shënuan hapin vendimtar se populli shqiptar mundet të ngritet edhe në kryengritje, nëse pushteti i federatës nuk reflekton demokraci nga poshtë lartë, e jo anasielltas.
E vërteta të gjitha ngjarjet do të fillojnë me emrin e Adem Demaçit. Prandaj, Jugosllavët do të provojnë që Adem Demaçin ta paraqesin si të burgosur politik për bindje ideologjike. E në rraelitet, Adem Demaçi me shumë shokë të idealit, nuk bënin burg për ideologji por për çështje parimore në programin e të cilit shkruan: “Qëllimi i parë dhe i fundit i Lëvizjes sonë asht sigurimi i të drejtës për VETVENDOSJE deri në SHKËPUTJE, për viset e banueme me shumicë prej shqiptarësh… t` aneksueme prej Jugosllavisë dhe bashkimi i këtyne krahinave me NANEN E VET SHQIPNINË”. Pra, gjithnjë në këtë frymë, Adem Demaçi, vllazërit Legjendar ADEMI E HAMZA me prind e me familje, do të qëndrojnë në fronin e civilizimit si shembull i sakrificës dhe luftës për liri dhe barazi në mes njrzëve dhe popujve liridashës. Kësaj shkolle sot i frigohen shumë rregjime, prandaj me shumë mundime janë ndertuar, por duhet punë e sakrificë për ta ruajtur këtë shkollë krenarie, që vetëm NËNA SHËN TEREZE, DO TA KUPTONTE ME ZEMËR E ME TRU prej një HUMANISTËJE botërore.
Po, titistët do ta padisin Adem Demaçin në Aleancën e NATO se: “është komunisti më fanatik shqiptar”, përmes V. Bakarqit; PO, do ta padisin Adem Demaçin në Paktin e Varshavës, se: “është antikomunisti më fanatik shqiptar”, përmes Pera Damjanoviqit. Të dy blloqet ushtarke, do ta lexojnë (ekspertët) me kujdes Programin e LRBSH-ës. Por, Adem Demaçi do të thot hapur me shkrim, e porosia e tij shumë lehtë kuptohet se: “Lufta jonë ( e shqipatrëve të robëruar) për çlirim, do të jetë e vështirë dhe e gjatë. Nuk ka rëndësi a na ndihmon Lindja apo Perendimi. Me rëndësi është se lufta jonë është e drejtë”. E mbi këto argumente, djemët dhe vashat e Lëvizjës Popullore të Kosovës, asnjë veprim nga vitit 1968, e sidomos nga viti 1981/2, madje edhe në lëvizjen e PAJTIMIT KOMBËTAR (1990/1) me Prof Anton Qetën në ballë, e deri te lufta e UÇK-ës,(1993-1999), e prtej kësaj, deri më 17 shkurt 2008, nuk do të fillojë asnjë veprim pa EMRIN E ADEM DEMAÇIT. Pra, edhe UÇK që është kulmi i LËVIZJES sonë politike, ushtarke dhe KOMBËTARE, nuk ka mundur të niset e të mbarohet pa emrin e mësuesit LIRISË dhe ÇLIRIMIT, sepse Çmimi “SAHAROV” dhe NDERI I KOMBIT, deri te HEROI i Evropës, është çmim që katrahurën Jugiosllavi (Serbi e Madhe) e bëri copë e grim, kuptohet me luftë të drejtë. Prandaj, le të na ngrisin çfardo gjykate speciale, nuk ka ligj, as nen apo aline, e atij ligji, që e denon LUFTËN TONË TË DREJTË, sepse USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS, nuk ka vra fëmi, pleq, plaka, civilë pa armë në dorë, sepse nga fillimi MISIONI dhe VIZIONI i saj ishte i drejtë-çlirimtar. E lufta e popullit për liri dhe barazi, as nuk mund të denohet e as të kompromitohet, si po provohet sot. Po, po, shumë regjime gjakatare dhe robëruese, kanë filluar t` i frigohen MODELIT të luftës së UÇK-ës, e cila kishte për mësues oficerët e Akademisë FAMËLARTË SKENDERBE. Pra, çkado që na thurin dhe etiketojnë, gjaksorët dhe hafijet, nuk guxon në radhët e kombit tonë të na e ulë dikush me prapavi, moralin dhe krenarinë. Dilini, pra vrasës e tregoni kush ka bartë kufoma të civilëve shqiptarë, për të humbë gjurmë, deri në Beogrda; dilni e tregoni se kush ka vrarë fëmi në duar të nënës. Tregoni, se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë nuk “ka pasë majftë fakte”, për ta aprovuar VERDIKTIN për të drejtën e KOSOVËS shtet sovran. Sepse, shqiptarët kurrë gjatë historisë nuk kanë shkelë në toakt e huaja. Shebulli i Skenderbeut, është shembull i Adem e Hamëz Jasharit, i vllazërve legjendar, me NËNË e BABË, me antarë të familjës, ta japin jetën e të mbesin permedore e njerëzimit në luftë për liri. Në realitet, ne jemi një popull i vogël, por me shembullin që i kemi mbrojtë Hebrenjët (1939-1945), me shembullin e UÇK-ës duhet ta kuptohemi se asnjë hap i tokës huaj nuk na duhet, por tokat tona stergjyshore që janë cotuar e tkurrë, më nuk do të zbrapsemi, sepse amaneti i deshmorve nuk na lejon, nuk na lejon porosia e Luftës antifashiste, e luftës së DY DIVIZIONEVE SHQIPTARE, që nga shtatori 1944 ishin grancion për të mbetë shqiptarët në vatrat e veta, për ta përjetuar edhe diktaturën më të egër (8 shkurt 1945) ushtrake, por me shpresë se do të çlirohemi, me adetet djhe zakonet tona të luftës për liri, e që janë më të vjetra dhe më të drejta, se sa Konventat e Gjenevës, gjithnjë për luftën e drejtë. (1948/49). (Lexues i nderuar hulumtone Programin e Luftës që e sajoi: Komiteti Mbrojtëja Kombëtare e Kosovës, 1919- 1920).
Pra vepra e Adem Demaçit që e intrernacionalizoi çështjën e Kosovës i ka dy dimenzioine: Me një anë është shkatrruese e prangave të robërisë, e në anën tjetër është ndërtuese e çlirimit dhe shtetit Kosovës, si pjesë që një ditë do të VETVENDOSË fuqishëm, prap me emrin e tij-ADEM, për bashkim kombëtar, sepse shkolla e Myderiz Ymer Prizrenit, Hasan Prishtinës, Avni Rrustemit, Qemail Stafës, Emin Durakut, Adem Demaçit, shkolla e Prekazit në Republikën e Kosovës, është Jerusalemi i Shqiptarisë.
Prishtinë më 7 mars 2021
Comments