Ka një tregim të mrekullueshëm për mësimdhënien, i cili gjithmonë më ka dëfryer shumë.
Titullohet "The Animal School" (Shkolla e kafshëve).
Vendosa ta tregoj, sepse është sa e pabesueshme, por në të njëjtën kohë me plot të vërteta.
Një ditë në pyll u mblodhën kafshët dhe vendosën të hapin një shkollë.
Një lepur, një zog, një ketër, një peshk dhe një ngjalë formuan grupin e pedagogëve për hartimin e programit.
Lepuri këmbënguli derisa vrapimi u programua si një lëndë mësimore.
Zogu këmbënguli për të futur fluturimin patjetër në program.
Peshku donte me çdo kusht të shtohej noti dhe ketri të mesohej edhe ngjitja në një pemë vertikale.
Më në fund vendosën të përpilonin një program mësimdhënës ku të përfshiheshin "të gjitha" lëndët dhe të gjithë "fëmijët" e kafshëve të ushtroheshin në mësimin e "të gjitha" disiplinave.
Megjithëse lepuri ishte i shkëlqyer në vrapim,nuk arriti dot të ngjitej në pemë vertikale.
Për lepurin kjo lëndë ishte vërtetë e pamundur.
Duke u përpjekur që të ngjitet, rrëzohet praptazi dhe merr një plagë në kokë dhe nga ai çast nuk është në gjendje as të vrapojë.
Rezultati ishte i qartë, për lepurin vrapimi ishte një gjë e zakonshme ndërsa ngjitja në pemë një gjë e pamundur.
Nga ana e tij zogu ishte "as" në fluturim, kur
mundohej të vraponte mbi tokë nuk ia thoshte me kaq lehtësi. Ai theu sqepin dhe dëmtoi krahët, madje tani me vështirësi do mund të fluturonte pas disa kohe, ndërsa për tu kacavjerrë e për tu ngjitur në pemë vërtitkëshit as nuk bëhej fjalë.
Morali i tregimit është se më e dalluara në shkollë doli ngjala (Anguilla) mendërisht e vonuar, një handikape që arriti të bënte çdo ushtrim përgjysmë! Mësuesit ishin entuziastë, sepse secili nxënës mësonte dhe praktikohej në të gjitha disiplinat.
Puna e tyre quhej një proces mësimdhënës me rreze të gjerë!
Ne qeshim, por në të vërtete gjërat në shkollë edhe sot bëhen kështu!
Ne bëjmë gjithçka që secili nxënës të bëhet njëlloj si të tjerët dhe pastaj zbulojmë se në fushën e edukimit didaktik aftësia " për tu bërë si të tjerët" është kushti i padiskutueshëm për të arritur suksesin!
Gjithmonë i kam mëshiruar mësueset e vizatimit!
Hynin në klasë, të shqetësuara dhe duke ju marr fryma, porsa kishin dalë nga një klasë tjetër dhe me vështirësi gjenin kohën dhe mënyrën të na bindnin se po na mësonin diçka të re!
Mësuesja me seriozitet kthehej nga nxënësit dhe deklaronte:
-"Mirë, fëmijët e mi, sot do të vizatojmë një pemë"
Pastaj shkon në dërrasën e zezë dhe vizatonte pemën e saj ( sipas programit), njě lloj topthi jeshil me një bisht (trungu) bojë kafe.
A ju kujtohen ato pemë të njëjta që vizatonim dikur? Mësuesja lëshonte shkumësin dhe thoshte :
"-Ja fëmijë, një pemë, tani vizatojeni ju!".
Pastaj të gjithë pa përjashtim fillonin vizatimin.
Nëse në atë moshë do të ishit të urtë dhe të bindur, nuk do ta kishit të vështirë të kuptonit atë që mësuesja kërkonte nga ju. Ajo kërkonte pikërisht që ju të vizatonit pemën e saj, sipas modelit të saj dhe sa më e përafërt tě ishte pema juaj me atë tě mësueses, aq më e lartë do të qe nota!
Prandaj menjëherë mrekullohej: - " shumë mirë, është një pemë e mrekullueshme"!
Megjithatë mund tě ndodhte që një nxënës të dinte vrtetë se si ishte një pemë, madje e kishte njohur krejtësisht ndryshe nga modeli që ndoshta mësuesja nuk e ka parë kurrë në jetën e saj...
Në atë pemë nxënësi është kacavjerrë duke pushtuar trungun për tu ngjitur, është rrëzuar nga njě pemë, ka dëgjuar fëshfërimën e erës nëpërmjet gjetheve të saj...
Në kětë mënyrë ai e njeh fije për pe se ç'është një pemë dhe për rrjedhojë e di mirë se pema e tij s'ka të bëjë aspak me modelin e llangosur me bojëra.
Prandaj nxënësi mpreh lapsin e verdhë, vjollcë, ngjyrë portokalli, të kuq dhe vizaton pemën e tij.
Mësuesja i hedh një sy dhe skandalizohet!
"-Ti duhet të kesh një vidë mangët"
Qëllimi i shkollës duhet të ishte pikërisht ndihma për të zbuluar " të qenit unik" ( të qenit i veçantë) të çdo individi duke e mësuar ta zhvillojë dhe ta bëjë pjesëmarrës me të tjerët, sepse kjo është e vetmja arsye që na jep të drejtën të përfitojmë diçka.
Provoni të imagjinoni se si do të ishte Bota nëse në jetën tuaj do të ndeshnit persona që do t'ju thoshin " Jam shumë i kënaqur që ti je i veçantë dhe i ndryshëm, tregomë ku qëndron e veçanta dhe pikat e tua të ndryshme, sepse kështu do të kem mundësi të nxjerr ndonjë mësim".
Në të kundërt ne vazhdimisht jemi të pranishëm në përpjekjet e mos vlerësimit të personalitetit, madje hapur synohet ta bëjmë cilindo të njëllojtë me të tjerët.
Konformizmi është përjetësuar edhe në gjirin e organizmave universitare.
Pedagogët që japin mësim në nivelin më të lartë të mësimdhënies nuk janë më pak fajtorë se mësuesit e tjerë.
Ata nuk u thonë kurrë studentëve të tyre "Forca, fluturoni! Mendoni me kokën tuaj"
Ngulitin tek studentët bagazhin e koncepteve të tyre të pandryshueshme dhe nuk përpiqen tu thonë: "se kryesore është të mendojnë vetë, kjo është e rëndësishme". Njoh mjaftë pedagogë e docentë që japin mësim duke menduar e vepruar sipas mënyrës të cilën ata e quajnë më të mirë!
Përgatiten seriozisht dhe u thonë studentëve: " ja ku janë instrumentet, tani ju përket juve të krijoni. Mëso të mendosh në mënyrë abstrakte.
Mëso të ëndërrosh, pastaj jepi. Zbulo diçka të re".
A mund të përjashtohet se midis studentëve të ketë ëndërrues me vlera dhe më të aftë se vetë docentët?
Pra, gjithçka fillon dhe varet nga ty. Mund të japësh vetëm atë që ke për të dhënë.
Mos hiq kurrë dorë nga pema tek e cila rrënjëzohen degët e saj. Ti je e/i vetmi i papërsëritshëm, kombinim i mrekullueshëm i forcave që ka ekzistuar ndonjëherë dhe do të ekzistojë përgjithmonë me ty, e/ i aftë ti japësh jetë pemës tënde.
Ti do jesh më i/e mirë po të luftosh të jesh vetja jote, por nëse do të dëshirosh të bëhesh dikush tjetër, ta dish se do të jesh thjeshtë "numri dy" më i mirë.
...................................................................................
( marr nga libri i fundit qe kam ne duar. Shkruar nga një pedagog psikolog ItaloAmerikan i cili zhvillon leksione me titull ( politika e përvojës)
Titulli dhe autori? Forca, zbulojeni vet :
Comentarios