Vullnet Mato
Ti hyn e del natyrshëm, me lehtësinë e ajrit, me lirinë e tingullit, me të drejtën të dritës.
E bukur dhe njomishte, me impulse pranverore, delikate, si qelqurishte, me plot mistere femërore.
Kam një pyll me pikëpyetje, me të panjohura sfilitëse dhe xhungla e kureshtjes më jep drithërime nxitëse;
Më shtyn të eksploroj, me dëshirën, të depërtoj, nëpër thellësi të befta, me mistere të fshehta.
Ndjehem tigër ato raste, me gojën mjaft të madhe, kur te dhëmbët vjen taze, duke lodruar si kunadhe.
Por ti gazmon, si lodërtare, dhe më beson çuditërisht. Prej meje s’ke frike fare, me afrimet, aq miqësisht;
Dhe nuk guxoj kurrsesi duke i them vetes, “mos!” se lëndohet lulëzimi yt, natyra flurore, që më josh .
Ndjej frikën tronditëse, se dhe puthja sipërfaqësore, mund të çngjyrosi në çast nuancat e tua ylberore.
Dua të ruhet brishtësia jote,
pastërtia e njohjes së bardhë,
të lulëzojë sa më gjatë, mes nesh,
zambaku i buzëqeshjes së parë...
header.all-comments