Pērshëndetje , miq të mi ! Duke marr shkas nga takimi i sotëm nē bibliotekën " Nermin Vlora Falaski " të Universitetit " Ismail Qemali" Vlorë, aktivitet (film dokumentar ) nga RTSH me regjisor Ylli Pepo ,kushtuar lirikut të madh ,Ali Asllani; mendova të postoj vargjet e mia kushtuar korifejve lirikë shqiptaë dhe atyre botërorë . Eshtë një kapitull i veçantë në botimet e mia me titull:
" ZAMBAKËT E DASHURISË "
1. ALI ASLLANIT
Më solle, o mik, Një sqep dallëndyshe, Një zog mbi qerpik, Një shqiponjë gjyshe.
Më solle një vetull Me cepin e thyer, Vajzën flokëderdhur, Me hënën e lyer.
Më solle rakinë Të vjetër prej rrushi, Këngën dhe dollinë, Kupëzat prej bushi.
Më kujton dhe labin Me gunën e dhirtë, Që shkon e merr vrapin Për një ftuj të mirë.
S'kam si t'i harroj Vajzat " guguftu" , Nëpër mend e shkoj Edhe zonjën Lu...
Sa për "Hanko Hallēn" Në qoshen e odës, Pa frik' e them fjalën: " Në çdo koh' e modës .
2. ÇAJUPIT
I plagosur, i drobitur Nga brigjet e tua larg, Mes helmesh e dëshpërimesh Pena të pikoi mjalt' .
Me mjaltin e dashurisë Zemrës m' i hodhe një lak, Te muza jote pi musht, I ndezur si gushti flakë.
3. L. PORADECIT
Kënga e lirës mendimtare Buzëqesh në vargun argjëndor, Pikon në zemrat lozonjare Ylli i mëngjesit pranveror.
Në faqet e tyre kundërmore Dhe gushëzave veriu fryn, Gufojnë gjokset virgjërore Si sythe mimozash në shpērthim.
Tek sytë e thellë bojëliqeni Lundroj me varkëzën e ëndrrës, Si sylinjar në kroje të fshatit Pi ujë vashash- flladin e zemrës.
4. ESENINIT
Vargjet " skandaloze" nga larg t'i gērgas, Zhytem thellë në to, sa mbytem, humbas.
Veç atje ku prehesh ti, o mik s'e di Që ka " huliganë" dhe nē Shqipëri.
Bredhin në rrugica, se s'u rrihet dot, Si ti nēn dritare, përgjojnë ashtu "kot" !
5. ROBERT BËRNSIT
Si kallami në mes të lumit E shkove jetën rrahur prej tufanit, Veç vajzat i ngroh në ëndrrat e gjumit, Si ato të dyshekut dhe të jorganit...
P.s. Spuntua është marrë nga poezia me titull: " Më zuri nata rrugës"
6. OMAR KHAJAMIT
Mbrëmjeve prehem mbi vargjet e tua, Nga brigje të tjera ti zë e më flet, Pēr verën brusko dhe çupëzat mua, Më bën ziliqar dhe në atë jetë.
S'paska kuptim jeta pa dashuri, Pa kopshte e vreshta dehjesh, o mik. Zemra drithërohet dhe rreh me furi, Kur muzgjet vasha t'i çelë si dritë.
Në prehër mbaj vashën dhe kupën në dorë, Dy lulëkuqe, a s'të dehin vërtetë ?! Të ulin në fron, të veshin kurorë, Të mbytin me dhele e puthin si mbret .
Eh, dashnor i ngjyer në çupa, Vaditur me poçen e verës Azi Më ndez dhe mua " të shuarin" me kupa Mbi varr do të vi të t' ndez një qiri.
H. Mehmetaj .
Comments