top of page

Zëri i lirisë


Namik Selmani

Poetëve shqiptaro-amerikanë që prej vitesh e ndajnë frymëzimin letrar edhe me këtë vend të begatë si Amerika

Misisipi e Koloradoja u kujtojnë Drinin e Grykën e Vjosës. Në Las Vegasin e dritëzuar kujtojnë vallet e dasmave. Dhe ulen të menduar përherë pranë shkronjës. Të rrëfejnë për mallin e pashuar të vendlindjes pranë vatrave.

Tek prekin pyjet e Amerikës kujtojnë Pishën- Flamur E dehen nga loja e ketrave dhe e dallandysheve. Prapë malli iu prushëron brenda gjoksit si furrë Ndezur nga dora e rrudhosur e nënave e gjysheve.

Në Staujën e Lirisë, në Çikago e në Njy Jorkun qiellor Marrin një tjetër fluturim për zemrën e rinuar. Në qiejt e largët a dallgët-mal, në Atlantik e në Paqësor Kërkojnë të thurin ca kordele për vargun e pashkruar.

Në muzetë hijerënda bëhen vetë cicëronë për sytë e menduar. Në kërkim të një misteri që të jep nostalgjinë. E prapë lazdrojnë në tastierë e në fletën e zbardhuar. Për të hapur të tjera dritareza ku fryn dituria.

Në Urën e Bruklinit a në Bostonin e Nolit e Konicës. Krenohen me fjalëne mençur që bëhet si URË Dhe sërish bëhen Magelanë me rrezen e dritës Për të hedhur si farën e grurit në brazdë fjalën e urtë.

E shkojnë e vijnë qiejve me biletë dydrejtimshme. Iu bashkohen si hardhia këngët e Preslit me tingujt e kabave. Mbeten si relike kohe a si një racë e çuditshme Këta poetë zëbukur që ngrejnë fjalët si bedenat e kalave.

25 janar 2021

18 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page