ZËRI I ARBËRORËVE


ZËRI I ARBËRORËVE TË GREQISË – ARISTIDH PANGO KOLA (1944 -2000_




Nga Sinan GASHI



Parathënie


Edhe pse pluhuri i historisë i mbulon shumë të vërteta të fatit të popullit shqiptar, nga ai trung i lashtë dalin pipa që e rigjallërojnë një të qenme të hershme, për të ndriçuar faktet e pamohueshme për jetën ë një kombi tepër të lashtë. I tillë është një arbëror, që në Greqi thirren arvanitas, i cili ia përkushtoi gjithë forcat fizike e mendore prejardhje së kombit të vet, shqiptar. Jo që ato fakte dhe dëshmi ndryshojnë diçka në rrjedhat as të historisë e as të aktualitetit ditor, por forca e vërtetësisë krijon një ndjenjë të veçantë.

Ky është intelektuali Aristidh Pango Kola, që në greqishte emri i tij shënohet Aristidh Kolias, i cili rehatinë jetësore e profesionale e zëvendësoi me përballjen me sakrificën dhe përgjegjshmërinë në raport me hulumtimet e të vërtetave shkencore për shtrirjen dhe hershmërinë e popullit të vet-shqiptar, sa edhe me kacafytjet gati si individ i një ndërgjegje të lartë, për kundërshtimin e një shteti në mbrojtje të të drejtave të kombit shqiptar në trojeve e veta në Ballkan.

Gjithçka nga këto ia krijuan kokëçarjen e madhe dhe sfidat nga më të ndryshmet, për çka edhe i kushtëzoi sëmundjen dhe mbarimin e hershëm të jetës aq të dashur dhe me aq ëndrra për projektet e ardhme.

Botoi shkrime, vepra të plota studimore, foli nëpër televizionet lokale greke vetëm më një synim që të dëshmoi se aty janë shqiptarët (arvanitasit) autokton, që kanë një gjenezë të hershme me grekët, përkatësisht ata janë nga ky fis i sojem pellazg. Po ashtu nuk u zmbraps as në momentet më kritike për shqiptarët e Kosovës, duke e thënë fjalën e madhe të guximit përballë një shteti mik të armikut të shqiptarëve, dhe duke i pranuar edhe dënimet e dhe fyerjet e shumta që iu bënë, edhe në mënyrë institucionale greke.

Nisur nga të gjitha këto, u nxita që të shkruaj diçka nga kjo jetë-krijimtari e bujshme e Aristidh Pango Kolës, në mos hiçgjë, që të mbetet një shenjë në universin e kujtimeve të së qenmes së tij.

Vetëm një karakter tepër i guximshëm si i atij mund të shprehej kështu: “Asnjë nuk e di sa arvanitas ka në Greqi, por janë në miliona, sepse të pakët janë ata njerëz në Greqi që nuk e kanë gjyshen apo gjyshin arvanitas, ka fshatra të tëra me arvanitas, si p.sh.: Thiva, Peleponezi, Korinti, Arkadia, Spata, Atika, Eubeja, ishujt Idhra, Speca, Andro etj.”

Për emërtimin e tyre në Greqi si arvanitas e përdora arbëror, për ta dalluar nga shqiptarët e këndejmë dhe nga arbëreshët e Italisë, arbneshët e Zarës dhe arnautet e Turqisë, paçka se të gjithë janë i të njëjtin gjen.


Prania arvanitase në krijimin e shtetit dhe të kulturës greke


Gjuha jonë vetëm thuhet

nuk e lanë që të shkruhet.

Bëmë këngë këshilla t’urta

që të mos harrohet gjuha.

(Arvanitase)


Aristidh Kola është ndër emrat e shumtë të arbërorëve – arvanitasve - shqiptarë në Greqi, të cilët me grahmën e fundit bëjnë përpjekje për ta mbajtur të gjallë gjuhën, zakonet dhe gjithçka që ka të bëjnë me etninë e tyre shqiptare nëpër lokalitetet e shumta shqiptare në Greqi.

Pa u larguar në hershmërinë e historisë, të kulturës së Greqisë, kur shqiptarët kishin derdhur gjakun në luftërat të famshme për pavarësinë e Greqisë. Përmendet konstatimi zyrtar se, nga 100 heronj të Kryengritës grekë të 1821-it, 90 ishin shqiptarë, që njiheshin me emër Arvanitas. Duhet përmendur heroinën Laskarina Bubulina (1771-1825) nga Hidra, Marko Boçari (1790-1823) nga Suli, Athanas Skurtanioti (1793-1825) nga Shkurta e Dervenoho - rit, Nikolla Kriezoti (1785-1885) nga Karistasi, Andrea Miauli (1769-1835) nga Hidra, Theodor Kallakutroni (Bythgura) (1770-1843) nga Misina, Kiço Xhavella (1801-1855) nga Suli, Dhimitër Pllaputa (1786-1864) nga Pallumba e Gordinias, Kostandin Kanari (1790-1877) nga Psara, Gjeorgji Karaiskaqi (1782-1827) nga Këneta e Poshtme, Teodor Griva (1799-1862), Odisea Andruço (1790-1825) nga Livanti i Lokridhës dhe komandantë të tjerë.

Edhe shtetin e parë grek e udhëhoqën arbërorët (arvanitasit). Dihet e vërteta se duke u nisur nga kryeministri i parë i qeverisë Greke, më 1827, ishte shqiptari Joani Kapodistaria (1776-1831) nga një familje gjirokastrite, e cila për t’i shpëtuar dhunës turke, u vendos në Korfuz. Këtë e dëshmon edhe historiani grek Panajot Arvanoit, që në enciklope - dinë greke shkruan se kryetari i parë i Greqisë ishte nga lagja Manalat e Gjirokastrës. Këtë e dëshmon edhe prof. Eqrem Çabej, i cili thotë të njëjtën gjë si shkencëtari grek, por duke shtuar se i ati ishte Andon Gjika, i cili kur iku nga dhuna, me veti mori dy djemtë, Vironin dhe Joanin. Ai e udhëhoqi Greqinë nga viti 1828 e deri më 1831. Nga shqiptarët (arvanitasit) ishin edhe pasardhësit e tij pushtetarë, si: Pavlos Kundurioti (1855-1935) nga Hidra, ishte kryetar gjatë viteve 1924-1926, Teodor Pangallos (1878-1952) nga Salamina, udhëhoqi gjatë viteve 1926-1929, Aleksandro Koriziu (1885-1941) nga Poro, udhëhoqi gjatë viteve 1929-1935, Petro Vulgari (1884-1957) nga ishulli i Hidrës krye- ministër në vitin 1945, Dhimitër Qiriakos (1811-1869) nga ishulli Specia kryeministër deri më 1963, Emanuel Repili (1863-1924) nga Kranidhi qe kryeministër nga viti 1917-1918, Gjeorgjio Kundu -rioti (1772-1858) nga ishulli i Hidrës, Andoni Kryeziu (1796-1865) nga Hidra ishte kryeministër gjatë viteve 1849-1854, Dhimitër Vulgari (1801-1877) nga Hidra kryeministër nga këto vite 1855-1857, 1868-1869, 1871-1872, 1874-1875; Aleksan -dër Diomid Qiriako (1874-1951) kryeministër nga viti 1949-1950, Athanasio Miauli (1815-1867) nga Hidra, ishte ministër i Marinës greke dhe kryeministër më 1857-1862, e tjerë. Madje edhe tashti vonë, kryeministri grek Karlo Populias është çam.



Në kulturën dhe shkencën e atij vendi janë shquar shumë personalitete, si në ata që themeluan Aka - deminë e Greqisë, si Dhimitri Kaburoglu (1852-1942) nga Epiri i shpërngulur në Stamboll e së fundi në Athinë, Maksim Miçopulos (1897-1968) nga Peleponezi, Dhimitër Egjiniti (1862-1934) nga Egjina, Angjelo Gjini (1895-1928) nga ishulli Speca, Sotiri Skipi (1881-1952) nga Skipida, Gjeorgjio Sotiru (1880-1965) nga Speca, Kostandin Haremi (1898-1966) nga Hlemendi i Korintit, Vasil Malamos (1909-1973) nga Athina, Vasil Egjiniti (1875-1950) nga Athina, Aleksandro Diomidi (1875-1950) nga Speca, i cili kishte ligjëruar në Universitetin e Berlinit dhe ishte zgjedhur rektor i

Universitetit të Athinës, më 1905, Teofil Voreas (1872-1954) nga Marusi dhe Spiridon Doda (1878-1958) nga Athina.

Në artet teatrale dhe figurative janë shquar dhjetëra artistë arbërorë (arvanitas). Arvanitasi Jani Bukura dihet se ishte themeluesi i teatrit modern në Greqi. Pastaj vijnë piktorët e shquar që ishin arvanitas, si Plokron Lebeshi (1848-1913) nga ishulli i Salami -nës, Eleni Bukura-Altimura (1821-1900) nga ishulli Speca, Niko Egonopulos (1910-1985) nga Hidra, Nikolao Voko (1861-1902) nga ishulli i Hidrës, Alqi Gjini (1933) nga Athina, Jani Altimura (1852-1975) nga Napoli, Jani Kuçi (1860-1953) nga Speca, Taso Haxhi (1927) nga Kerotea e Atikës, Stamati Lazaru (1915) nga Methana, Thanas Çingo (1914-1965) nga Elevsina, Andrea Kryeziu (1813-1880) nga Hidra dhe Niko Haxhiqiriakos-Gjika 91906-1998) nga Athina.

Rrokullisjet politike bënë që ata të jenë të padrejta shkollimi shqip, qoftë edhe si minoritarë, e madje me trysni të natyrave politike, si përzënia e çamëve nga trojet etnike, qoftë për në Turqi ose edhe për në Shqipëri, bëri që ata gradualisht ta bjerrin gjuhën e mëmës, shqipen e etnisë së tyre, pastaj edhe në integrohen në një jetë tjetër, deri aty sa për të mos e ndjerë më veten ashtu siç e kishin trungun e hershmërisë. Po ashtu, ato që sot janë ruajtur nga gjeneratat e pakta të vjetra që gjallojnë në ato hapësira, janë fjalët shqipe tepër të vjetra sa vështirë të merren veshtë pos atyre, pastaj kombinimi i tyre me fjalë greke të përditshmërisë së administratës ose tregtisë, në ato veshje të pakta dhe adete që ruhen si relikte të një jete pothuaj të perënduar.

Edhe kur bëhet përpjekje sado e vogël për të thënë diçka në këtë drejtim, qoftë edhe në formë shkrimi, ato mund të komunikojnë me lexuesin qoftë ai edhe arvanitas (shqiptar i Greqisë, ato kuptohen vetëm po të shkruhen në gjuhën greke.

Vetëdijesimi për këtë dhembje të madhe të asimilimit kombëtar, ka shtyrë disa personalitete të vetëdijes së lartë dhe të arsimimit po ashtu të lakmueshëm që të angazhime në këtë drejtim, qoftë studiuesi i etnologjisë arvanitase Vangjel Ljapi (1940) nga Mandera Elefsina, i cili kishte krijuar më se 20 vepra të këtij interesimi, si: “Martesa Arvanitase”, “Zakone Arvanitase-Mentalitete”, “Vajtime Arvanitase”, “Lojëra fëmijërore të arvanitase”, “Valle arvanite” e tjerë; ose duke e historizuar kulturën muzikore autoktone shqiptare,

si Thanas Moraiti (Thanassis Moraitis), edhe me botimin e CD-ve, si ‘Arvanitic songs’, qoftë me kujtimet e së kaluarën rrënjësore nga manifestimet në të shumtën e natyrës fetare e familjare, por edhe me studimet e bëra me seriozitetin më të madh të kohës, duke nxjerrë me dokumentime atë aktivitet dhe sakrificë tepër të madhe të shqiptarëve vendës në Greqi për pavarësimin, formimin dhe kulturimi - min e tij. Këtë vazhdë, në aktivitet për ta shpëtuar asimilimin, janë edhe intelektualët e shquar, shkrim- tarë dhe studiues, si: Anastas Kullurioti (1820-1887) nga Salamina, i cili e pat nxjerrë gazetën “I foni tis Alvanias” (Zëri i Shqipërisë) dhe botoi edhe një abetare shqipe, të cilin pastaj e helmuan; Jani Gjika nga Eubea, Jorgo Gjeru nga Kriekuqi, Jorgo Miha nga Muzaka, Jorgo Korizis, Niko Stylos, Taso Karandi-Arvaniti e të tjerë, për ta mbajtur gjallë gjuhën arvanitasve të Greqisë. Të gjenit arvanitas ishin edhe artistët me famë botërore nga Greqia, Melina Merkuri, Teli (Aristoteli) Savallas, Irena Papas e tjerë.

Nuk është vetëm një rast ky dhe me kaq personalitete të mëdha të historisë së njerëzimit, që lanë gjurmë të përjetshme në historinë botërore, në lëmenj të ndryshëm, qoftë atë të luftës, të artitit, të shkencës dhe të shpirtmadhështisë njerëzore që u manifestua gjatë shekujve.

Raste e raste, personalitete e personalitete ishin deri tashti të mbuluar nga ‘harresa’ historike e së vërtetave të mëdha, të cilat, jo që kthehen në diçka konkrete tashti, pas kaq e kaq shekujve, por duke u parë konkretisht, ato ua kthejnë vlerën dhe nderin që ka etnia shqiptare, e cila asnjëherë nuk ka marrë të huajën, përkundrazi vetëm sa ka ndihmuar në çdo mënyrë të tjerët, në mënyrë që bota të jetë e lirë dhe që ambienti jetësor të jetë më i bukur.

Kjo mbase mbetët vetëm një shenjë në historinë e së kaluarës e asgjë më shumë.

Por, sido që të jetë, është e padrejtë dhe tepër skandaloze kur ne nuk i dëshmojmë vetë ato vlera dhe sakrifica që i kemi bërë për të tjerët, ani pse pa pikë fitimi, madje edhe atë respektimin elementarë në raste.



Aristidh P. Kola, personaliteti më i shquar i kësaj vazhde

“Më parë në fshatin tim, kur isha i vogël, po të

mos dije arvanitka (shqip) miqtë dhe shokët të

tallnin, të vinin në lojë, të injoronin.”

A. P. Kola



Njëri nga ata që bëri një punë të rëndë, gati sizifia - ne, në ndriçimin e vlerave të etnisë shqiptare në her - shmërinë e Greqisë dhe for -mimin e saj, është intelek- tuali dhe shkencëtari i shquar Aristidh P. Kola. Ai, edhe pse kishe mbaru - ar studimet për diçka tjetër ,fakultetin e drejtësisë, dhe ishte sistemuar qetëshëm në profesionin e avokatit, ku bënte një jetë pa travaje, nuk e la ndërdija e përkatësisë etnike dhe rreziku i zhbërjes së saj në kuptimin historik e publik, andaj edhe i hyri një pune tepër të rëndëm, të lodhshme, e mbi të gjitha me rrezikim të madh. Ai synoi të ndriçonte errësirën krijuar shekujve në vlerat e etnisë shqiptare që ishin edhe atje, në mos bazamenti i asaj kulture të lakmuar nga e gjithë bota. Madje, që të ishte më i saktë, më i besueshëm për vendorët dhe shkencëtarët e jashtëm, që në këso rastesh e marrin njëherë subjektivizmin e përkatë - sisë etnike të krijuesit, të gjitha burime i hulumtoi dhe i dha në referenca nga burimet greke, të lashta qofshi n ose të reja qofshin. Kjo nuk kishte pra që të mos ishte reale, e besuar dhe bindëse, ngase nuk ishte lënë e dokumentuar nga ata që e ‘donin’ veten, por nga ata që e evidenconin të vërtetën, pa e ditur se ku rrokulliset mendimin në kohën e mëvonshme.

Aristidh Kola bëri më shumë se gjithkush në këtë drejtim. Së pari shëtiti vend e vend lokalitetet ku edhe sot frymojnë ata arvanitas, që në mos të gjallë, e kanë në kujtesë të freskët prejardhjen e tyre, sa edhe i ruajnë ato zakone e rite, të cilat i manifestojnë edhe në ceremonitë familjare dhe fetare. Pastaj bëri punë sizifi në publikimin e tyre, duke i nxjerrë disa revista arvanitase të përziera me gjuhën zyrtare greke, ku materialet botoheshin pothuaj në të dy gjuhët.

Dhe, së fundi botoi vepra autoriale, duke e materi - alizuar gjithë atë gamë pasurish të mëdha autoktone të kulturës shpirtërore tradicionale shqiptare në Greqi. Veprat e tij mbase do të jetë unikale në literaturën që merret me këtë temë dhe do jetë e pa tejkaluar në çdo rast kur ajo temë vihet në shqyrtim.

Këto tri fusha ku ai u përqendrua, krijuan një kapitull të jashtëzakonshëm vlerash shkencore dhe të vërtetash historike në përmasa botërore, për vërtetësinë e një etnie he një vendi, i cili fsheh to duke i mbuluar me falsitete meskine të politikës së ditës.

Aristidh Kola ishte angazhuar në interesimet e tij jashtë kufijve shtetëror, duke bashkëpunuar me studiues dhe intelektualë të arbëresheve të Italisë, si me Atë Antonio Belushin (Bellusci), një punëtor i palodhshëm ky i kulturës dhe shkencës arbëreshe, kur edhe do të publikojnë punime edhe atje, si në revistën ‘Zjarri’ dhe ‘Lidhja’ që dalin në Kozenca; se sa ishte i interesuar dhe i informuar për çështjen shqiptare, flet edhe e dhëna se ai ishte paraqitur fytyrën reale të politikës së dhunës së Milosheviqit ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, në veçanti gjatë viteve ‘90, duke botuar një vepër të plotë për këtë çështje në Athinë, politika e të cilit vend e përkrahte shumë, ose hezitonte të prishte marrëdhëniet me atë shtet gjenocidal, ndoshta edhe për hir të afrisë fetare, që është pothuaj brenda politikave të të dy shteteve, të Greqisë dhe të Serbisë.



Diçka nga jeta dhe vepra e Arsitidh P. Kolës



Për të ndihmuar propagandën proshqiptare dhe

në veçanti shqiptarët e Kosovës, me shpe