top of page

Ylli Pollogati: TI KUR NUK IKËN NGA UNË


Ty s'të kam pranë.

Po sytë heshtur të sjellin sa më afër,

me dritaret e vogla të fshehtash,

që me qytetin

tonë na lidhin.

Tani e bardha me të ftohtin jetës ngërç i bëhet

dhe kohën ma rrëmbejnë më shpejt

dhe duket se rrugët tona ka bllokuar.

Po jo.

Unë prapë i kopsitur eci, erërat e shumta t'i shmang.

Po e dashur, kjo është ecja ime

Ty, frymëmarrja të rrëmben e të sjell shpirtit,

qoftë dhe zbehtësisë së mbrëmjeve të tymosura,

apo ditëve të zymta re mbushura.

Ti je një zjarr brënda meje.

E di, dhe ti ecën rrugëve me sokëllimën e erës mbi pemët e larta

dhe thoshe,

s'na la rehat kjo era.

Nuk fola.

Se ti je pjesë e gërvishjeve të mia.

Me ty nuk po flas dot,

që aq shumë dua

Dhe sa shkruajta pak m'u duk.

Nuk më mbeti kohë të them të dua.

Po ti kurrë nuk ikën nga unë.

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page