Ylli Pollogati: SYTË, DRITË E SHPIRTIT
- Jul 13, 2025
- 1 min read

U gëzova...
Sytë më dërgove.
Dielli me flak i kishte shkruar.
Dritë e shpirtit tënd hyri si një gjysëm hëne,
pas meje rendur.
E di u lodhe me shikimin tim nga larg.
Tani, sytë e tua pranë i kam.
Ta dish,
se më shumë dua.
Hija jote mbi mua lëshohet e malluar
dhe përhumb gjoksit tim.
Sa doja të isha preh e gjumit tënd.
Më lodhi vërtet kjo ndjesi dhe pse me flokun tënd më ke fshtjellur.
Sytë i mbyll të ndjej buzët e tua, pa u bërë mëkatar.
Kur sytë i hap Ti nuk je!
Ajri nis e thahet, ushqim i damarëve të vetmis së heshtur bëhet.
Nuk të thash rri dhe ca,
se nuk më erdhe.
As kohën tënde nuk ma fale, ashtu,
si shumë gjëra të tjera që pres të m'i thuash e falësh.








Comments