YLLI POLAR I KOMBIT SHQIPËTAR


Harllamab Kota

SKËNDËRBEU

YLLI POLAR I KOMBIT SHQIPËTAR

Epopeja e lavdishme e shqipëtarëve nën udhëheqjen e Gjergj Kastriotit Skënderbeut përballë fuqive ushtarake osmane në shekullin e XV, është dëshmuar nga bashkëkohësit e tij, kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli dhe prifti katolik i shkodrës Marin Barleti. Vepra e Barletit “Historia e Skenderbeut”, u shkrua në gjuhën latine dhe u botua në vitin 1508 në Romë nga tipografi Bernardinus Venetus de Vitalibus. Vepra u ribotua tre herë në gjuhën origjinale, më 1537 në Strasburg të Gjermanisë, më 1578 në Frankfurt–mbi-Majn dhe më 1743 në Zagreb. “Historia e Skënderbeut” e Barletit u përkthye në disa gjuhë të huaja: -Në gjermanisht më 1533, 1561,1577,1578,1597,1604,dhe 1606; -Në italisht më 1554,1560,1568 dhe 1587; -Në frëngjisht më 1576,1597,1621,1593, dhe 1604; -Në spanjisht më 1582,1588,1592,dhe 1597; -Në anglisht më 1596; -Në shqip më 1967, përkthyer nga origjinali i ribotuar më1537 në Strasburg të Gjermanisë.

Vepra “Historia e Skënderbeut”, e Marin Barletit është burimi kryesor, që ndriçoi përpara botës së atëhershme epopenë e lavdishme skënderbejane dhe frymëzoi si radhë herë historian e shkrimtar të shumtë vendas e të huaj, duke e quajtur Skënderbeun “heroi i fundit homerik me përmasa mitologjike”.

Epopeja e lavdishme skënderbejane, u ringjall në shekullin XIX dhe shërbeu për zgjimin kombëtar, shkëputjen nga Perandoria Osmane dhe krijimin e Shtetit Shqiptar. Figura të shquara të kombit shqiptar, nga periudha e ndritur e Rilindjes Kombëtare përfaqësuar nga Naim Frashëri e Fan Stilian Noli, e deri më sot përfaqësuar nga historian, poet e shkrimtar, e kanë lartësuar figurën e Skënderbeut me botimet e shumta historike e letrare.

Bëhet pyetja: Kush është i interesuar për t’a çmitizuar Skënderbeun ? Kush është i interesuar të sulmoj dhe të ulë figurën e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve, në pragun e hapjes së negociatave për pranimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian ? Mendoj, se individ të ndryshëm, historian, analist që drejtojnë emisione televizive apo të ftuar në studiot e tyre, që kanë marrë përsipër të hedhin “shashka tymuese” rreth Skënderbeut dhe të shpifin për familjen e Kastriotëve, paguhen nga qarqe të sofistikuara në dëm të etnogjenezës së shqiptarëve dhe kombit shqiptar.

Në emisionin “Provokacja”, dëgjuam çudira nga historiani Paskal Milo, të shoqëruara me buzëqeshjen shpotitëse dhe aprovimin e Mustafa Nanos.

Milo tha: “Në shekullin e XV popujt dallonin nga përkatësia fetare dhe jo nga etnia. Nuk ka ndonjë dokument që Skënderbeu ka folur arbërisht. Ka dokumenta që Tribalët dhe Vojsava Tribala, nëna e Skënderbeut ishte sllave. Që nëna e Skënderbeut ishte sllave, i “hodhi benzin zjarrit” Mustafai i “provokacjas”, e argumenton edhe emëri Vojsava. Milo tundi kokën dhe shtoi: Ata që më sulmuan në rrjetet sociale, janë injorant dhe të pakënduar, segmente të mbështetur nga rryma islamike për qëllimet e tyre të paracaktuara lidhur me personalitetin tim. Bëjnë mirë para se të flasin, të mësojnë prej nesh, të kënduarit, dhe të mësohen me këto gjëra që them unë, Muçi e ndonjë tjetër, për Tribalët, Skënderbeun dhe Vojsavën mëmën e tij”

Sa absurd dhe kontradiktor që je !!!. Sipas teje, shqiptarët dhe sllavët duke qenë të krishterë nuk dallonin nga njëri tjetri, si rjedhim jetonin në paqe, harmoni dhe pa konflikte teritoriale. Ndërsa, kur hyn në shtegun e qëllimit, e anashkalon krishtërimin dhe nxjerr në pah etninë duke e quajtur Vojsavën Sllave !!? . U ngatërove keq, pasi argumenti i Muçit që emëri Vojsava është sllav dhe sllavët kanë shejtor me këtë emër (Shën Sava), është qesharak. Sipas kësaj llogjike, “provokacia” është emision serb, Mustafai është turk apo arab, ndërsa Paskali dhe Harallambi janë grek apo sllav. Edhe më pak i kënduari, është qartësuar me platformat e identifikimit të shqiptarëve, jo sipas etnisë por sipas besimit. Për t’a përbuzur këtë platformë, në botimet e mia kam deklaruar se i përkas etnis shqiptare dhe jam krenar që jam shqiptar.

Sipas Milos, Vojsava Tribala ishte sllave

Mirëpo kjo tezë nuk ka mbështetje shkencore. Ndërsa përkatësia shqiptare e Vojsavës, mbështetet nga Barleti, Muzaka, Frang Bardhi dhe Fan Stilian Noli.

Barleti në librin “Historia e Skënderbeut” thotë: Gruaja e këtij (Gjonit) e kishte emërin Vojsavë …. Më një anë i ati shumë fisnik, princi i tribalëve (f.2). …Kastrioti fitimtar …arriti të shtatën ditë në Dibër të Sipërme. Ky është një vend në kufijt e tribalëve (f.19) Debrea, pasi kaloi pjesën më të madhe të vëndit të tribalëve…arriti në Polog (krahina e Tetovës) (f.277). Fan Stilian Noli, në veprën “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” thotë: “Ai (Gjon Kastrioti) u martua me Vojsavë Tripaldën e Pologut” (faqe 43). Duke cituar Frang Bardhin (Franco, kap.I, faqe 2) thotë: “Dhe e ëma e atij Skenderbeu, e quajtur Vojsavë, qe e bija e zotit të Pologut, që është një pjesë e Maqedonisë dhe e Bullgarisë. Sipas Jireçekut: “Pologu, tani Tetova, në Vardarin e sipërm”. Duke cituar Gjon Muzakën vazhdon: Muzaka na thotë se Vojsava ishte shqiptare nga familja e Muzakajve” (faqe 308).

Me që jeni të kënduar, duhet t’a dini që emëri Sava daton në shekullin e VIII p.k. me lumin Sava, ku Herodoti përcakton kufirin veriperëndimor të fiseve ilire. Dokumentat historike dhe arkeologjike e datojnë ardhjen e sllavëve në këto teritore në shekullin VII m.k. dhe vërtetojnë se emëri Sava është toponim ilir. Kuptimi i emërit Sava dhe Vojsava shpjegohet vetëm me gjuhën shqipe. Sa-va është rruga apo vau (me vajt, me shku, me kalu nga Iliria në vëndet italike. Ndërsa parashtesa voj ka kuptimin vojtim (vajtim), që lidhet me lotët e derdhur nga popullsia ilire nga mizoritë, vrasjet dhe masakrat e barbarëve sllav, gjatë dundjeve të tyre në gadishullin Ilir. Sa për tezën religjoze, shën Sava apo shën Naumi, me që jeni të kënduar, duhet t’a dini se ilirët e përqafuan krishtërimin në shekullin I m.k , kur ende nuk egzistonin sllavët. Sllavët u shfaqën në Iliri në shek VII m.k, dhe e përqafuan krishtërimin në shekullin X m.k. me pagëzimin e Borisit carit bullgar, në kishën ilire të Bylisit antik (Ballshit të sotëm).

Pasi e pranuan krishtërimin, sllavët u bënë “më katolik se Papa”, përvetësuan kishat dhe manastriret e shqiptarëve dhe zbatuan strategjinë e ndryshimit të toponimeve të kulteve fetare, shejtorëve, fushave, maleve dhe njerëzve duke shtuar parashtesat dhe prapashtesat e tyre dalluese.


Milo për t’a argumentuar tezën e tij i quan tribalët sllav.

Sa keq për ty, ndjekësit e tu dhe për emisionin “Provokacia”, që ka marrë përsipër të shpërndajë tymnaja të tilla. O zoti Milo, po je i kënduar, na thuaj në cilin dokument bazohesh kur thua “ tribalët janë sllav”. Autor të shumtë shqiptar, historian, gjeograf, gjuhëtar, arkeolog, antropolog, etj. nuk e kanë parashtruar gjëkundi këtë tezë. Konkretisht në librin e tij “ILIRËT” arkeologu i shquar Neritan Ceka, në faqen 43, thotë: Rreth shek.VIII p.k. popullsitë që banonin, që nga kufijtë tradicionalë të Greqisë, në Gjirin e Ambrakisë, e deri në lumin Sava, në veri, kishin formuar fizionominë e tyre kulturore e etnike …..për t’a unifikuar…rreth shek. III p.k. nën emërin e përgjithshëm të ilirëve. Ndërsa në faqen 53 thotë: ….në gjysmën e parë të shek V p.k. Herodoti…ka merritën e zbulimit të Ilirëve…që i quajti me këtë emër etnosin e madh që banonte në veri të grekëve dhe në lindje të thrakëve….në verilindje ..në pjesën e poshtme të lumit Angros Morava e sotme Jugore, ata kufizoheshin me popullsinë e Tribalëve…në lindje…takohen me maqedonët. Bëhet pyetja: A ka gjurmë sllavësh në këto teritore ? Kush është i kënduar duhet t’a dijë që sllavët u dyndën në gadishullin Ilir në shekullin VII m.k dhe u vendosën në teritoret e banuara para tyre nga fiset pellazgo-ilire, ku bënin pjesë, ilirët e Herodotit dhe ilirët e tjerë, thrakët, dakët, dardanët, panonët, paionët, maqedonët dhe tribalët që popullonin pollogun e Maqedonisë Veriore dhe që sot quhen shqiptarë tetovarë.

Sipas Milos “Skenderbeu nuk ka folur arbërisht” dhe letrat ia shkruanin kancelarët në gjuhët e shteteve që komunikonte”.

Sa keq për një historian të kënduar që guxon të injoroj personalitetin e Kastriotit, i edukuar në gjirin e arbërit, i dituruar në oborrin perandorak bizantino-osman, i titulluar sanxhakbe dhe Skenderbe (Aleksandër), i formuar në luftëra dhe në drejtimin e Shtetit. Boshllëkun kulturor të Milos, lidhur me gjuhën e arbërit, po e mbushim me mendimin e historianit Bardhyl Demiraj, i cili në librin “Shqiptar dhe Shqa”(faqe 19), thotë: “Penda dhe autoriteti i Frangut të Bardhë me rolin e vet parësor të dyfishtë: si i pari avokat mbrojtës i origjinës shqiptare të Skendërbeut më 1636 dhe si gurëvënës i albanologjisë shqiptare më 1635, për të cilin ndërlidhnia gjuhë ( e epirotëve vs. e arbëneshe) dhe hapësirë (=Dheu i Arbërit) si komponente themelore e matriksit të kulturës etnike të shqiptarëve rezulton, si vijon: Vetë gjuha e popullit epirot ose gjuha shqipe (arbëneshe) ndryshon kryekëput në mënyrën e të folurit nga ajo greke dhe ajo sllave, megjithëse vëndi ynë është në kufi ndërmjet këtyre dy popujve. Por në të shkruar epirotët përdornin po ato shkonja si latinët, madje mund të themi, se të gjitha këto shkronja përkojnë mes tyre, po të mos kishin shqiptarët, përveç shkronjave latine, edhe të tjera të veçanta, krejt më vete (dh,gj,ll,sh,th,xh,zh).

Ju zoti Milo, mund të konsultoheni me vepra të tilla të dobishme, të shkruara nga Homeri, Spiro Konda, Mathieu Aref, Hava e Sali Hidri, Selim Islami, Neritan Ceka, etj. për periudhën parahistorike, nga Aleksandër Meksi, Moikom Zeqo, Petrika Thëngjilli, Pëllumb Xhufi, etj. për periudhën e mesjetës, të cilët dëshmojnë praninë e shqiptarëve në teritoret e banuara nga parardhësit e tyre pellazgo-ilir dhe gjuhën e komunikimit që është gjuha e sotme shqipe. Po të ishit konsultuar me studimet e tyre shkencore, do shpreheshit ndryshe në emisionin “Provokacija” të Mustafa Nanos.

Sidoqoftë qëndrimi juaj, e vërteta historike nuk mund të manipulohet. Vojsava Tribaldi ka qenë shqiptare dhe emëri i saj është trashëguar brez pas brezi nga fëmijët e kombit shqiptar.

Harallamb Kota

llkotta d.v.

Studiues i Historisë

Tiranë 2 qershor 2020

Cel: 0682148917

e-mail: hkota@yahoo.com

25 views

Shkrimet e fundit