Ndër revistat e para
në Shkodrën loke,
zbriti:
"Hylli, i një Drite",
që s’do të shuhej më kurrë!
Drejtuar
nga i madhi,
nga i pavdekshmi,
Legjendari:
At Gjergj Fishta
më 1913-tën.
Edh sot,
ajo Revistë është dritë dielli,
dritë lirie,
dritë pastërtie,
prestigji më i lartë ndërkombëtar.
Vetë motivi,
fjala të drejton nga Qielli,
ku në pikën e territ kërkon Yllin...
E nga ai Yll i bukur,
ndriçohet gjithësia..,
deri në brendi të Shpirtit.
"Hylli i Dritës" të largon frikën e territ,
të largon ethet e ferrit.
Të ndriçon mendjen,
zemrën thellësisht ta kall.
Dhe tani,
të kthen nga errësira në jetën e dritësuar!
E ky Yll i Dritës,
Sot e përgjithmonë,
jeni ju o populli im Shqiptarë!
Bruksel, Tetor 2020.
Comments