top of page

Yll i largët


Pajtim Xhelo

Mezi dukesh edhe në teleskop, Tejyll i veshur me një mjegull gri, Rrallë syrin e kam ndalur një hop, Larg dritash të tjera rri fshehur ti.


Kur frymë merrnim në atë qytet, E huaj ishe për të gjithë ti, Si borë në mal, e ftohtë tejet, Hedhur shallin e akullt " krenari".


Si era në pyll drurët shakullon, Lëpin e puth naltina e ultina, Askujt nuk i the çbrengë të mundon, Ortek që rrokulliset në pjerrina.


Dylind nuk ishim, as unë, as ti, Në këtë jetë shpërfillet vetmia, Këtu që na sollën ne, ishin dy, Botën kësisoj e pru dashuria.


Si një këngë e zvargur u largove, Si diell që perëndohet mbi det, Kurrë si të mos ishe, u harrove, Ç'plagë pat shpirti, e dije ti vet.


Vetmi kudo. Dhe veten e harrove, Asgjë nga bota tjetër nuk të vjen, S' dinim ku ishe, as tani ku shkove, Nga jeta ç'kërkon, njeriu e gjen.


Jehon' e largët, si kërcitje bore, Nën hapin e drerit , mbetur jetim, S'deshe askënd të të merrte për dore, S'di ku shkove me tëndin hidhërim.


Në heshtje le një heshtje, ike larg, Në dhëmbje le një dhëmbje pakufi, Vetmia që të sillej ty përqark,, Endet atje, ku çapiteshe ti.


Nuk dukesh në të largtën yllësi, Në netët ndonjë hop syrin e ndal Pas yjeve të tjerë fshihesh ti, Si hën' e vjetëtr tretet nën një mal.


Pajtim Xhelo, 20 tetor 2019, Vlorë.

41 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page