top of page

Xhemë Karadaku: GJYSHI LATË


ree

GJYSHI LATË

(Humoristike)


Gjyshi Latë, pushkën në krah,

Doli bjeshkës një ditë për gjah.

Ujk ose dhelpër priste në pritë,

Por papritur i erdhi e zeza ditë!


Një ari i madh po ecte shtegut,

Gjysh Latë gjuan maje bregut!

Njëqind plumba rafal i shkrepi,

Po Arimadhin asnjë s’e preku!


Vjen ariu si div, hap pas hapi,

Struket gjyshi Latë pas rrapi.

Po bërtet ariu si stuhi rrebesh:

-Ore frikacak, dil këtu n’shesh!


Gjyshi Latë s’bën zë me gojë,

Ah, me Arimadhin nuk ka lojë!

Nga frika e lëshoi krejt shtati,

Po n’fund sa mirë i punoi fati!


Nisi Arimadhi po qesh me lot,

Vdiq nga gazi e s’u ngrit dot!

Dihet, gjyshi tregon ndryshe,

Ky është versioni alla gjyshe!

ree

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page