top of page

Xheladin Sh. Subashi: JETOJ ME JETËN

  • Jan 14
  • 2 min read

 

 

 

JETOJ ME JETËN

 

 Unë jetën s'dua ta vras

S'dua ta rëndoj me përtacinë time

Të shkruaj në letër, apo arën të ngas

Mjafton që diçka të dalë nga dora ime

 

Brumin e saj me djersë e kam gatuar

Në pdobhap dhënë kam maksimumin

Ditën, por dhe natën vonë kam punuar

Për jetën s'kam kursyer kurrë gjumin, as mundin

 

Ëndërrova që një gurë të vija në mur

Një gjurmë të vizitoja në tokën arë

Jeta për mua ishte ndezur, gjithnjë unur

Ndaj plot besim punova, fitova çdo garë

 

Vite vitebashkëjetova me nxënës

Vite vite shkrova mijëra faqe

Histori e poezi kushtuar vendlindjes dhe nënës

Ndaj shpesh, duke shtruar, rridhnin lot ndër faqe

 

Gjithçka për atdheun e vendlindjen

Për Shqipërinë që e dua si nënën

Për këta, thellë e kam bindjen

Ndaj bëra murë ditën, por dhe në dritën e Hënës.

 

 

                     KRENARI

 

"Varg i gjatë, duart mbushur me lule

Nisur krenar për tek "Nëna Shqipëri"

E meriton Nënë, kurrë nuk u përule

Frymëzim mbolle për mua, për çdo njeri".

 

 

 30 VJET

 

Tridhjetë vite djersita me fëmijë

Kënaqësinë e tyre gjithnjë pata dhuratë

Më zgjatën jetën, ditën ma bënë njëmijë

Lotët ditën e ndarjes, ai i patë?.

 

Lot dashurie, miqësie e mirëkuptimi

Për punën e gatuar të gjithë bashkë

Shumë lezet kishte çdo orë mësimi

Këtë kënaqësi gjithë jetën kisha me dashtë

 

Sa kujdesshëm kur porosi merrnim

Të gjithë tok ishim në garë

Djersën çurg të gjithë derdhin

Sa të kënaqur, çdo gjë u shkonte mbarë

 

I kujtoj të gjithë, pa asnjë dallim

Grup, i shëndoshë, fort i mbarë

Bashkë luanim, qeshnim e bënim mësim

Ndaj orën e fundit të gjithë bashkë, kemi qarë.

 

NËNË MOJ

 

Kam shkruar disa herë për nënën

Kam kënduar për të, më ngacmon zemra

Është ajo që dritësoi, si dielli me hënën

Është jeta, siç ishte për Akilin, thembra

 

Të shkruash për ty nënë, sa e vështirë

Nuk u gjen të sakta fjalët që të takojnë

Ah nënë! Emër i dashur, sa e dlirë!

Ku fjalët rrjedhin varg, nuk vonojnë

 

E ç'të kujtoj unë për nënën?

Gjirin e saj që më mësoi, më dha jetë?

Që solli pranë meje gjithçka, dhe diellin hënën?

Ndaj emër më të shtrenjtë se nënë s'do të ketë.

 

Për 44 vjet ai ka punuar si mësues, drejtor shkolle, specialist dhe shef seksioni në Ministrinë e Arsimit dhe disa  vite në INSTAT, ku falë pasionit për mësimdhënien dhe nivelit të lartë shkencorë e pedagogjik, si dhe rezultateve të larta në procesin mësimor e edukativ ka marrë medaljen "Naim Frashëri" kl II, nga Presidiumi i Kuvendit të Shqipërisë.  "Krenaria e Tiranës",  nga Shoqata Nderi i Kombit" Ambasador për Paqen". Ai është autor i 16 librave  dhe dorëshkimeve të ndryshme të grupuara sipas tematikave:

 

1. Tetë libra me përmbajtje historike, organizative

    dhe etnografike për Krahinën Vorë - Prezë

2. Dy libra studimorë në fushën e trashëgimisë

    kulturore të krahinës Vorë - Prezë

3. Gjashtë botime letrare artistike (poezi)

 

Lart një cikël me poezi nga Xheladin Subashi.

 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page