top of page

Xhavit Gasa, poeti matjan që nderohet me ...

Updated: Sep 15


Xhavit Gasa, poeti matjan që nderohet me çmimin e tretë nga „Pjetër Budi“ Mat, e intelektualit Hamdi Hysuka

 

Kohët e fundit ka zhvilluar aktivitetin e radhës në Burrel evenimenti tashmë i përvitshëm i shoqatës së krijuesve të „Pjetër Budi“, që drejtohet mjeshtërisht dhe me një përkushtim të madh nga z. Hamdi Hysuka. Evenimenti ka qenë mjaft përfshirës dhe konkurrues. Pjesëmarrja ka qenë mjaft e gjerë dhe e denjë për një aktivitet kaq të mrekullueshëm që si sipar kryesor kishte dhe ambientet e reja të godinës së gjimnazit me emrin e Pjetër Budit.

Në këtë eveniment është vlerësuar me çmimin e tretë edhe poeti Xhavit gasa, një poet që ka përcjell zërin krijues të shqiptarëve nga Londra dhe që tashmë prej disa vitesh ka hyrë me sukses në fushën e poezisë.

Xhavit Gasa si bir i asaj treve natyrshëm përditë publikon memorje poetike në rrjetet sociale dhe e mban gjallë rrjedhën e krijimeve të tij. Juria e përbërë nga poeti i njohur lirik vlonjat Myrteza Mara i ka akorduar krahas dy të tjerëve çmimin e tretë të eventit në fjalë. Xhavit Gasa i cili ka lindur në vitin 1956 në Zenisht të Matit, mban ende kujtimet e shkollës fillore dhe 8-vjeçare që i kreu në vendlindje.

Sikurse ai është shprehur edhe më parë me ndihmën dhe përkrahjen e pa kursyer të Ali dhe Nazime Prenit (kushërinj), përfundoi studimet në shkollën e mesme Kamëz të Tiranës në vitet 1971-75. Është shquar në fëmijëri dhe më tej në rini për talentin e tij krijues në fushën e poezisë, gjë që e ka vazhduar dhe në emigrim në Londër.

Z. Gasa shprehet se "Ëndrra e tij për poezi u godit rëndë nga regjimi komunist për shkak të luftës së klasave". Por, Z. Gasa, asnjëherë nuk e la t'i shuhet muza e tij poetike. "Ajo rrinte gati për të shpërthyer, në shpirtin e tij, në pranverën e ëndërruar, e cila erdhi plot dritë e shpresë dhe sot lulëzon si lule pranverore", sikurse shkruhet diku. Ai është autor i disa librave me poezi dhe ky çmim nuk është i pari, që ai merr, pasi ai është nderuar dhe më parë dhe me këtë rast duhet të theksojmë se ai për vlerat krijuese poetike dhe ato komunitare në BM është vlerësuar dhe nga Shoqata „Ardhmëria“ e të palodhurit, intelektualit shqiptar mjaft të angazhuar me shkollat e arsimit plotësues shqip në Londër, z. Lutfi Vata. Urimet tona për këtë poet në rritje dhe vlerësimin që i është dhënë nga shoqata atdhetare "Pjetër Budi" e Matit që drejtohet nga Z. Hamdi Hysuka.

73 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page