Xhaka ka bërë një dedikim me të vërtetë të veçantë


Taulant Xhaka ditën e djeshme festoi ditëlindjen e tij të 29-të, ku urimet e shumta nuk kanë munguar. Gjithsesi lajmi më i bukur që futbollisti ka marrë në këto ditë, është padyshim ardhja në jetë e djalit të tij, i cili e bëri atë baba për herë të parë.

Xhaka ka bërë një dedikim me të vërtetë të veçantë në profilin e tij zyrtar, ku shkruan se ai do të japë një dashuri pa kushte për djalin dhe bashkëshorten e tij, duke thënë se do i mbrojë gjithmonë.

“Sot është ditëlindja ime. Zoti dhe gruaja ime më dhanë dhuratën më të bukur dhe kjo ishe t’i djali im. Faleminderit që më ke bërë babanë tënd. Ju keni një nënë të bukur , një baba që do t’ju mbrojë përgjithmonë. Unë do iu dua ju dhe nënën tuaj pa kushte”, shkruan Xhaka.

57 views

Shkrimet e fundit