
Fatmir Terziu
Kur të trokasësh gotën
qielli do të zbutet në tiklimin e parë
si pluska
e një loti të shfaqur mbi qelq.
Lëngu do të filloj
të mbushë zgavrën e tij prej malli
xixlla në shirita të ngjeshur
në spektrin viziv.
Duke u përpjekur me fjalë
të kujtoj se të kam vjedhur pa mend
disa nga trokitjet e zjarrta të zemrës
në shtratit tënd…
…dhe ti më përgjigjesh me vrap
me buzë të kuqe në WhatsApp