top of page

Vullnet Mato: UDHËTOJ DITËN DHE NATËN

  • Jun 17
  • 1 min read

Vullnet Mato: UDHËTOJ DITËN DHE NATËN NË ËNDRRA

 

 

Vërej se nuk më duan disa njerëz,

sidomos tani, që kapërceva vitet.

Jam bërë det i thellë, për të tjerët,

kush nuk di not, mund të mbytet.

 

Nëse në pamje, dukem miqësor,

nuk ma njohin natyrën njerëzore.

Pena më ka bërë, kalë punëtor,

por pa kapistër, s’merrem përdore.

 

Udhëtoj i harbuar, dimër e verë,

udhëtoj ditën e natën në ëndrra.

Kjo që bëj, ndryshe nga të tjerë,

dëshmon, kam nxitje nga brënda.

 

 Udhëtoj të njoh, njerëz sa më shumë,

të vjel kudo, gjurmë të larmishme jete.

Era më shtyn, kaloj brigje, male, lumë,

ku për të njohur të tjerët, harroj veten.

 

 Kam në gen, mision të përcaktuar,

gjatë jetës sime, të vdes në udhëtime,

tinguj të heshtur, duke kënduar,

të më dëgjojë, vetëm vetja ime.

 

 Tingujt t’i marrin erërat e vrundulluara,

bashkë me këngët e zogjve nëpër pyje,

mbetur drurëve, në rrathët e shkruara,

t’i dëgjojnë zemrat, në jehonat e largësive...

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page