Vullnet Mato: NJË PYETJE ME TONALITET MBARËKOMBËTAR, PËR AKADEMINË SHQIPTARE TË SHKENCËS
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Sep 6, 2024
- 1 min read

Vullnet Mato – shkrimtar
NJË PYETJE ME TONALITET MBARËKOMBËTAR, PËR AKADEMINË SHQIPTARE TË SHKENCËS:
Po bëhen 11 shekuj, qëkur pushtuesit sllave, të Car Stefan Dushanit, me hekur e zjarr, ndërruan emrat e vendbanimeve arbërore dhe i zëvendësuar me emërtimet e gjuhës së tyre, për të ligjëruar
pushtimin e tyre barbar të lashtë. Si është e mundur pas kaq shekujsh, kombi ynë, në të gjithë shtrirjen e tij, Shqipëri-Kosovë-Mal i Zi- Maqedoni e Veriut, pranon dhe duron të mbajë mbi shpinë, emërtimin poshtërues të historisë pushtuese, pa marrë guximin e ligjshëm, t’i fshijë nga kujtesa kombëtare këta emra robërues?!!! Çfarë bën Akademia e Shkencave, e cila pas dorëheqjes së ish kryetarit Muzafer Korkuti, që dha kontribut të rëndësishëm në arkeologjinë shqiptare zëvendësimi e tij me figurantë të politikës, po flenë gjumin akademik të rrogave të majme, prej disa vjetësh!... pse nuk merren me ketë problem madhor të dinjitetit dhe frymëmarrjes së lirë shpirtërore shqiptare, të studiojnë e gjejnë emrat e vjetër arbëror përkatës, për t’i riemërtuar ose përshtatur sipas kushteve të mjedisit e të vendndodhjes së këtyre vendbanimeve shqiptare?... Këtë gjë e kanë bëre grekët me kohë në vendin e tyre. Mendoj se çdo shqiptar i ndershëm e atdhedashës i vërtetë, duhet të ngrejë zërin me tonalitet buçitës, që kjo detyrë kryesore patriotike, të fillojë menjëherë dhe të mbarojë sa më parë, në të gjitha vendbanimet me emrat fyes, të gjuhës së barbarëve!...









Comments