top of page

Vullnet Mato: NE ILIRJANËT E LASHTË, TË ARBËRISË...



 

Fryjnë erëra të forta, që të çngjyroset natyra,

me stinë të përziera, në Adriatik dhe Ballkan.

Por ato s’kanë aq fuqi, të ndryshojnë fytyrat,

trashëguar nga geni i lashtë, indoevropian.

 

Ne jemi bij të nënës arbërore, nga fiset ilire,

prej nënave serbe, greke, turke nuk kemi lerë.

Kemi fqinj të ngulur pas nesh, në këto brigje

përqark këtij gadishulli, s’kemi vëllezër të tjerë.

 

Ne gjallojmë kurdoherë, si komb në mëvetësi,

se na ka mbajtur në këmbë, shpata e Kastriotit

dhe na ka prirë gjithmonë, bajraku ynë kuq e zi,

në çdo majëmali të trojeve, dhuruar prej zotit...

 

Kush harron të vërtetat tona, shumëshekullore,

dhe s’di pse vringëlloi shpatën e madhe Skënderbeu,

pse Ismail Qemali shpalosi flamurin në ballkon Vlore,

dhe s’di pse Noli, predikoi lirinë anembanë dheut;

 

Kërkon ose qëllimisht, të na bëjë popull laraman,

të quhemi turma të hedhura, nga erëra rastësore,

ose të humbasim identitetit e lashtë, në këto anë,

ku pikon gjak, çdo pëllëmbë e tokës sonë arbërore.

 

Pra, duhet te dijë kushdo, që kërkon gjakra të ndezi,

duke na ndërruar prejardhjen, në emër të miqësisë,

se kemi qenë, jemi dhe do mbetemi brez pas brezi,

një komb, një ngjyrë, ne ilirianët e lashtë të Arbërisë!...

11 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page