Vullnet Mato: NDARJE KOT SË KOTI
- Jun 1
- 1 min read

NDARJE KOT SË KOTI
Dikur në fillim martese,
të zëmëruar, kot së koti
laga nusen me pikëla vese,
kërkoi ndarje me pikëla loti.
Ndamë ç’kishte shtëpia,
ajo veshjet e qëndisje çasti,
unë veshjet e radion ‘’Iliria’’
çarçafët ia lamë shtratit.
Nusja fjeti në shtëpi reje,
unë në mullar kashte,
ajo si në gjoks nëneje,
unë, si në prehër vashe.
Nga ëndrrat, kur u zgjuam
ishim në të njëjtin shtrat.
Gati sa nuk u përqafuam,
por nuk na la i koti inat...
Zemërimi na tha në vesh:
mua: Mos i fol nuses i pari!
Asaj: Mos i fol burrit që qesh!
Më pas mes nesh plasi gazi.
U puthëm shtrirë në shtrat,
nusja me sy të përqarë,
unë me dëshirë të zjarrtë,
ngjizëm fëmijën e parë...








Comments