Vullnet Mato: DASHURA E JUDËS
- May 27, 2025
- 1 min read

Vullnet Mato
DASHURA E JUDËS
Juda kishte një dashnore të flakës,
por edhe me atë, ishte i pabesë.
Humbiste natën, si zhigolo i plakës,
çifutes tregtare, që kish para me thes.
E dashura priste, deri pas mesnatës,
Juda betohej, për punë të mëdha.
Ajo e pyeste pas çdo puthje të vakët,
mos shkonte me ato, të bordelit gra...
Ai përgjigjej:“Qielli ka miliona yje,
që digjen gjithë natën në gjithësi,
po i vetmi yll, që digjet për ty, Zarie,
jam unë, Iskarioti, që vdes për ty”...
Ajo i lutej: “S’dua të më kesh rrospie,
kam disa muaj, që të jepem vetëm ty,
më premtove me besë, nikoqire shtëpie,
tani shoqet janë bërë, me dy-tre fëmi!”
Ai vështronte heshtur, sytë e saj në paqe,
dhe qeshte brenda vetes dinakërisht:
“Si pret besnikëri, kjo femër budallaqe,
nga unë që tradhtova dhe të madhin Krisht!
E me shembullin tim bëra që më vonë, Bruti,
të vrasë shokun e dashur Qezarin, pabesisht,
që tradhtia të jetë për këdo, puthja e fundit,
në dashurinë njerëzore, të besimit verbërisht...”









Comments