top of page

Vullnet Mato BUKURIA E FITUAR ME DASHURI Bukuria të gjithëve sytë ua rrëmben, gjithnjë e më tepër


Vullnet Mato

BUKURIA E FITUAR ME DASHURI


Bukuria të gjithëve sytë ua rrëmben, gjithnjë e më tepër po shton magjinë. Kot thonë, “mashkulli bëhet si qen”, teksa femra, ia rrit magnetit fuqinë.

Bukuria të shkul nga trupi pleqërinë, të bën të ndjehesh, banor në tropik. Të ngjall dëshirën, të shton energjinë, të deh papritur, me avujt erotik.

Bukuria të shkund e të kërcet dhëmbët, sidomos me pak zbulim gjiri e kofshësh, të jep dridhërima nga koka të këmbët, mos paç fatkeqësinë e ëmbël ta shohësh.

Se syri që bredh, pa kufizimin e lirisë, zhvesh në rrugë edhe ledi princeshën, shijon tërë format e linjave të bukurisë, dhe tërbohesh si luani, për luaneshën.

Por vetëdija të lidh, si luanin me zinxhirë, të frenosh instinktin epshor eruptiv. Shyqyr, o zot, që s’kemi neps egërsirë, si në kopenë e lirë, të njerëzve primitiv!

Se në kohërat e sotme do bëhej hataja, meshkujt egërsuar, si hamshorët dikur, do bënin të kriste plumbi e shamataja, po të sulmonin vajzat e gratë me burrë.

Dhe s’janë pak daljet nga autokontrolli, kur të papërmbajturit, nga të dy gjinitë, minojnë familjet, si me shpërthim tritoli, duke shtuar dënimet dhe armiqësitë...

Por pa shijuar, në mënyrë dëshirore, dy dhuratat e mëdha, të jetës mbi tokë, bukurinë dhe dashurinë njerëzore, ke ardhur dhe do ikësh nga jeta, kot.

Sepse natyra, zoti a çdo mbifuqi tjetër, krijuan bukurinë e dashurinë në dy gjini, të duhen përjetë, të rinj dhe të vjetër, për të shkuar njerëzimi në pafundësi...

11 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page