top of page

Vuçiqit po i buzqesh Çmimi Nobel,


Barometri diplomatik

Prof.Dr.Mehdi HYSENI

Vuçiqit po i buzqesh Çmimi Nobel, kurse Serbinë po e pret BE-ja dhe NATO-ja

-Këtë shans historik, Serbia kurrë më nuk do ta ketë në historinë e saj në Evropë.

Këtë formulë të shpëtimit të Serbisë nga rusifikimi total i saj, Vuçiqi, do të duhej ta pranonte “brenda nate”, ashtu sikurse Titoja, i cili më 1948 i pati thënë Stalinit, “ -JO, Jugosllavia me Rusinë nuk janë nënë e bijë, edhe pse i përkasin të së njëjtës parti komuniste. Prandaj, larg duart nga Jugosllavia, mos u përzjeheni në punët tona, shikoni punët e juaja”. Dhe, kështu prej atëherë, Titoja doli nga kontrolli i varësisë së revizionizmit komunist sovjetik, duke qenë se, diti dhe ishte vizionar i një politike më të madhe globale, sesa zona e kufizuar e sigurisë kolektive e “nënës parti” të BRSS-së.

-Ja, pas 74 vitesh, sot Serbia përballet me të njëjtin diktat dhe ndërhyrje në punë të brendshme të Rusisë së V.Putinit, me qëllim që kjo të mbetet “bija e përjetshme” e interesave gjeopolitike, gjeoekonomike dhe gjeostrategjike të Rusisë në Balkkan.

Mirëpo, presidenti Aleksandër Vuçiq, duhet të ndjekë kursin e politikës dhe të diplomacisë së Titos, me qëllim që ta shpëtojë Serbinë nga “gllabërimi” ekonomik e tregtar etj.

Jo vringëllime armësh, por detant reciprok mes Beogradit dhe Prishtinës

*** Gabriel Escobar: “Për targa nuk duhet të vdesë askush. Dhe, të harrohet narrativi ‘Kosova është Serbi”.

Mesazhi i Gabriel Eskobarit (emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor) ishte i qartë si për Prishtinën, ashtu edhe për Beogradin zyrtar, që në vend të eskalimit të tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë lidhur me “Veriun e Kosovës”, të ruhet gjakftohtësia politike dhe racinale për të dialoguer më tej në mënyrë konstruktive dhe paqësore në procesin e Brukselit, me që llim të arritjes së një kompromisi paqësor mes palëve negociuese.

Ndër të tjera, Gabriel Escobar me arsye theksoi se, “ askush nuk duhet të pësojë për shkak të targave regjistruese. Të dy palët, duhet të përqëndrohen në zgjidhjet evropiane. Mendoj se, duhet të harrojmë narrativin se ‘Kosova është Serbi’ , mbase Kosova dhe Srbia janë Evropë”.

Vuçiqi e ka shansin historik të Titos, ta eliminojë Rusinë nga Ballkani

Nëse presidenti Aleksandër Vuçiq e njeh Kosovën, do t’i fitonte 3 çmime të larta ndërkombëtare : 1) Çmimin Nobel për Paqe; 2) Serbia automatikmisht, do të integrohej në BE dhe 3) Serbia do të bëhej anëtare e NATO-s, ashtu si Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia Veriore. Me këtë rast, do të mbyllej “Perdja e Hekurt” për depërtimin e Rusisë imeprialiste të Vladimir Putinit në sferën e interesit tradicional sllav në Ballkan.

Ndryshe, nëse Vuçiqi dëgon Moskën, atëherë, që tash mund të llogaritet, se do të jetë një dështak dhe një piroman i Ballkanit dhe i Evropës Perëndimore, sepses ë bashku me Serbinë, do të përfundonin në të njëjtin izolim dhe sanksionim amerikan dhe averopian perëndimor sikurse Vladimir Putini për shkak të invadimit gjenocidal të Ukrainës së “45 milionshe”, që është në shpërputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe me Kartën e Kombeve të Bashkuara, ku Rusia ende është anëtare e përhershme në Këshillin e Sigurimit, ashtu sikurse edhe Serbia anëtare Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bshkuara, edhe pse gjatë viteve ’90 të fundhskeullit XX ka ryer 3 agresione dhe luftëra gjenocidale ndaj kroatëve, mysimanëve boshnjakë dhe ndaj shqiptarëve në Kosovës (1990-1999).

–Ja, kjo është “e drejta ndërkombëtare” Serbia ka kryer 3 gjenocide dhe, ende nuk ka dhënë kurrfarë llogarie si anëtare e OKB-së, anëtare e OSBE-së etj.

Shpëtimi i Vuçiqit dhe i Serbisë nga Rusia dhe nga Putini, janë Amerika, BE-ja dhe NATO-ja

Pra, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, duhet t’i dëgjojë me vëmendje dhe, t’i marrë në konsideratë mesazhet e Eskobarit, të Borrelit dhe të Lajçakut, jo ato të diplomacisë luftënxitëse të Vladimir Putinit dhe të Sergej Lavrovit, të cilët me çdo kusht po orvatën, që konfliktin gjeopolitik me Ukrainën, ta zhvendosin në Koosvë, me qëllim të rusifikimit dhe të sllavizimit të Ballkanit si sferë e dikurshme e hegjemonizmit dhe e imperializimit carist rus të Petrit të Madh, që nga shekulli XVI (1721).

Dialogu “steril” 10-vjeçar

Mirëpo, për këtë stagnim për më se një dekadë, Beogradi zyrtar është fajtori kryesor për zvarritjen, jo Albin Kurti, as Vjosa Osmani, sepse Serbisë po i konvenon “ngrirja e konfliktit” për të mos njohur pavarësinë e Kosovës, gjithnjë duke llogaritur në ndihmën propagandistike mediale, subversive politike, diplomatike, ekonomike, tregtare dhe ushtarake të Rusisë së Vladimir Putinit.

Pa diskutim se e çmojmë lart angazhimin dhe përkushtimin tejet serioz të Uashingtonit zyrtar me emisarin e tij Gabrial Escobar në krye dhe të BE së me përfaqësuesit e saj ndërmjetësues, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçka, që sa më parë të arrihet një kompromis politik paqësor mes Beogradit dhe Prishtinës, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve ndërshtetërore të ndërsjella të Serbisë dhe të Kosovës.

Vërtet, ky involvim i drejtpërdrejtë i Departamentit Shtetëror Amerikan me skretarin Shtetëror Antony Blinken përmes emisarit të tij special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, është shans ideal për të dy palët negocieuse, që sa më parë të dakordohen në pikëpamjet dhe në qëndrimet e tyre për t’i dhënë fund përgjithmonë politikës hegjemoniste dhe kolonialiste të Serbisë në Kosovë. Ndonëse de fakto dhe de jure kjo çështje koloniale mes Serbisë dhe Kosovës, është mbyllur më 17 shkurt 2008, duke qenë se Kosovën e kanë njohur “140” shtete anëtare të OKB-së me Amerikën në krye. Kjo nuk është e negociueshme për Qeverinë e Kosovës dhe për të gjitha ato shtete të OKB-së, që deri tani de fakto dhe de jure e kanë njohur Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës. Kjo është e diskutueshme vetëm për Serbinë ish-kolonialiste dhe gjenocidale, e cila kursesi të pajtohet me humbjen e kolonisë së saj shqiptare (1912-1999).

Këtë realitetit të ri në Kosovë, duhet ta pranojë jo vetëm qeveria, por i mbarë populli i Serbisë, sepse me njohjen e pavarësisë së Kosovës, do të krijoheshin rrethanat dhe kushtet e pranueshme normale dhe racionale të bashkëpunimit të fqinjësisë së mirë ndërmjet dy popujve të barabartë paqësorë në Ballkan.

-Jo kryeministri Albin Kurti e as presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kjo është e qartë si kristali edhe për Amerikën, edhe për BE-në, edhe për OKB-në. Ndaj, moralisht dhe ligjërisht, ushtrimi i trysnisë politike nga opozita dhe nga opinionistët e ndryshëm ndaj kryeministrit Albin Kurti, se gjoja “nuk ka kurrfarë plani” për arritjen e kompromosit politik në kuadrin e Dialogut të Brukselit, është i pajustifikueshëm, kur dihet se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran. Prandaj, kryeministri Albin Kurti, nuk ka plan tjetër, veçse po kërkon që Serbia me presidentin Aleksandër Vuçiq në krye ta njohë Republikën e Kosovës, të cilën e kanë njohur “140” shtete anëtare të OKB-së (17 shkurt 2008 – 25 gusht 2022).

Në këtë kontekst, as kryeministri Albin Kurti dhe askush nga pala negociuese e as nga pala e opozitës jashtë parlamentit të Kosovës, nuk mund të ketë ndonjë “plan tjetër” politik, që do të binte ndesh me statusin e pavarur dhe sovran të Kosovës, duke qenë se Kosova nuk është çështje e brendshme e Serbisë, por është shtet i mëvetësishëm, që ka të gjitha insitutcionet dhe organet përkatëse të pushtetit, si dhe territorin e popullsinë e saj.

Trysnia të bëhet ndaj Serbisë si shtet ish-kolonialist dhe gjenocidal !

Sepse de fakto dhe de jure qe më se dy dekada e ka humbur koloninë e saj të dikurshme-Kosovën, përfundimisht më 17 shkurt 2022, njihet nga ana e “140” shteteve të OKB-së).

Çfarë kompromisi politik, duhet të kërkohet në rastin konkret, kur Serbia ish-kolonialiste “ka humbuar “ Kosovën dhe, kurrë më nuk mund ta kthejë nën sundimin e saj të egër kolonial dhe gjenocidal (1912-1999). Këtu, më nuk mund të ketë kurrfarë kompromisi me Serbinë, sepse kjo më nuk ka kurrfarë hiseje të saj koloniale e as territoriale në Kosovën e pavarur dhe sovrane shqiptare.

Nëse BE-ja, OKB-ja dhe Amerika dëshirojnë me çdo kusht normalizimin e marrëdhënienene ndërshtetërore mes Beogradit dhe Prishtinës, atëherë, duet ta detyrojnë ,që Serbia ta njohë Republikën e pavarur dhe sovrane të Kosovës (17 shkurt 2008). Ky do të ishte i vetmi kompromis politik i drejtë mes Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, me Kartën e Kombeve të Bashkauara, me Opinionin vlerësues të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (22 korrik 2010).

Kosova nuk është “tapi” e Serbisë kolonialiste, por e Shqipërisë pellazgo-ilire-shqiptare

Prandaj, është moment historik dhe politik realist, që emisari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Garbirel Escobar dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, t’ia bëjnë me dije presidentit serb Aleksandër Vuçiq, se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, jo çështje e brendshme e Serbisë sikurse dikur (1912-1999), kur ishte në kthetrat e përgjakshme të kolonializmit gjenocidal të Serbisë.

Mirëpo, nëse presidenti Aleksandër Vuçiq me delegacionin e tij në Bruksel refuzojnë njohjen e Republikës së pavarur dhe sovrane të Kosovës, atëherë kjo është çështje e brendshme e Serbisë, jo e Kosovës, as e kryeministrit të saj Albin Kurti, i cili, në asnjë mënyrë nuk do të duhej të “viktimizohej” nga diktati dhe trysnia e faktorëve të ndryshëm politikë qoftë të brendshëm apo të jashtëm, që të pranonte ndonjë kompromis të keq politik në dëm të pavarësisë dhe të sovranitetit territorial dhe shtetëror të Kosovës.

26 views0 comments

Komentarai


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page