top of page

VRER, PËRDITË VRER...


Zija Çela

Aty nga fundi i tetorit m’u dha rasti të shpëtoja një jetë. E gjeta shtrirë me kurrizin drejt e në çimento. Nga mënyra si lëvizte këmbë e duar, pa mundur të kthehej as në brinjë, të jepte pamjen e përpëlitjeve të fundit. E kuptova se po i mortifikohej organizmi dhe se ndoshta i duhej një burim nxehtësie. E ngrita me kujdes dhe, nga hija e plotë, e nxora në diell. Kishte kaluar më tepër se një orë kur grerëza e kuqe, nga ai lloji që gumëzhin si kaçator gjuajtës, u ngrit nga parmaku i ballkonit dhe fluturoi gjithë agresivitet. Buzëqesha menjëherë dhe i fola: Hë, kur do të kthehesh për të më pickuar?!” Pastaj u habita me veten që u kujtova për thumbimin e saj. Ashtu siç habitem me ju që, në këto çaste, ndoshta ju vjen ndër mend përralla e atij fshatarit që gjeti një gjarpër të ngrirë, e ngrohu në gji dhe pastaj i pabesi e kafshoi. Pse habitem? Ngaqë asgjëkundi nuk ka qenie më kafshuese, sesa vete Njeriu. Jo, jo, as mos e çoni nëpër mend, mua askush nuk më ka lënduar, që të kisha shtysë për këto radhë. Përkundrazi, ndihem i rrethuar me dashuninë e miqve dhe lexuesve, të cilëve u shpreh përzemërsisht miradije të thellë. Por u nxita nga ata mijëra e mijëra njerëz, që lëndohen ditë për ditë pikërisht nga njeriu. Nganjëherë pa shkak, nganjëherë për xhelozi dhe egoizma voglane, nganjëherë fare për trill, nganjëherë sepse janë vetë xaxarë e gërnjarë të atillë, që nuk dinë as çfarë është ndjesa. Por ka dhe të tjerë që marrin detyra, të cilat i përmbushin me aq pasion të zi, sa kur janë duke derdhur vrer ndaj dikujt me gjithfarë shpifjesh absurde, edhe fytyra u merr pamjen qe ka koka e kobrës.

28 views0 comments

Komentar


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page