
Poemë nga SPASSE THANASI
Poeti Bajazit Cahani braktisi qytetin e tij verior
Pa pushuar si rrjedhë shpirti mbi HOMER
Me thirrje tronditëse në NATYRË
I shqetësuar mes katër udhëve si NJERI
Si biri i PASHTRIKUT mori udhën për këngë
Mori me vete si hije të pandashme nga vetja
Prehjen e ëndërruar për shumë vite
Lirinë e shpirtit kthyer në këngë
Dhimbjen e DASHURISË me gërmat e shqipes
Me sibilat e BOGDANIT
që këndojnë parreshtur
Në prehërin e vendit të shenjtë KISHAJ...
Dashuria bëri magji në zemrë n e tij
Me dhimbjen – baladë në kërkim të NADËS
Me këngët – flakë për të vrapuar me erën
Me shpirtin e trazuar si e qeshur e shfrenuar
Me dimra të ngrirë ,thyer në
horizontin e mendimeve
Ku bukuria e lirë e stinëve
Është përqafuar fort me ëndrrën në supet e viteve
Mes katër udhve janë ndjerë zërat e largët,
Zërat vinin të shqetësuar plot ankth
Me vështrim të shenjtë dhe ngjyra krejt të reja
Me zëra të ndjeshem,
të vrullshem për hapsirë njerëzore
Që kuisnin dendur nëpër tela e dritare
Që trokonin hapsirave të natyrës gjithë intimitet
Me lule ngjyrë zjarri në parkun e qytetit
Me fllad maji gjithnjë në kërkim...
E gëzojnë fytyrën e poetit
Pamja e Liqenit të Fierzë s
Zërat gazmorë të rrugëve të asfaltuara
Dhe ajo erë e mirë dhe e ngrohtë
që ja trazon mendimet
-”vrapon kjo erë ,bir,
E nuk lodhet kurrë
Vrapon,vrapon...
Vrapon rrugëve
Vrapon parqeve
Dhe përtej periferisë së qytetit,fshatrave...”
Kamera e shpirtit rri gjithmonë në dritare
E fiksuar në horizont ku shquhen dy sytë e thellë
Ngjyrë qielli ato kanë si dy oaze...
Rrëzë shkëmbinjve,buzë kaltërsive flet poeti
Me ëndrrat që janë në largë si
Dialogon me pëllumbin që e zgjon tek dritarja
Dhe endet në shtratin e pambaruar të kujtimeve
Ku ka rënë bora e parë e harrimit...
“ Ti rritu,pra,birë
Te vrapojmë e të luajmë me erën
Me erën, bir,
Që këndon me zë të lirë !...”
Prej vitesh kumbon kjo këngë bregut të DRINIT
Atij bregu të çuditshëm me rrjedha motesh
Ringjall plot simfoni legjendat dhe mitet
Me krahët e shpirtit thërmoi kraharorin
Nëpër grimcat ujore të Drinit bleroi e luloi si bozhurë
Si nëpër brigjet e ashpra të zemrës!....
-” Nga mëngjezi gjer në mbrëmje vonë
Me këtë erë ,bir,
Me flokët e vesuara nga yjet
Me këtë erë
Që flet me zërin tënd dhe timin !....”
Gjithmonë dashuria e lidhur si fjongo me qytetin
Ndjenja fatlume që zhurmon në një dritare të kaltër
Përjetësisht e ngrohtë dhe e hapur...
Nga kjo dritare mbushur me mushtin rinor
U përndez flaka e katër udhëve me zërin në largësi
U harlisën ëndrrat nëpër degëza të njoma
Dhe u përcollen tinguj rapsodie nëpër këmbët e urave...
Në këtë hapësirë veriore shikimi i poetit pa ndërprerje
U hap nëpër kaltërsi
U bashkua me erën dhe përloti gurët e HASIT
Dhe bjeshkët e dashura me çati shkëmbore bën vrapin e erës
Njësoj si poeti
Lëshuar rrugëve të qytetit si fluturim shqiponjash
Poshtë GAJREPIT rri Guri i BAJRAM CURRIT...
Comments