Votimi për Partinë Demokratike më 25 Prill!


Erzen Laçi dhe Gazmend Cufaj

Nga Gazmend Cufaj


Tashmë fushta e zgjedhjeve të 25 prillit 2021 është në valën e saj më të nxehë në territorin e ektorit „Rinia“ ku është kryetar i Grupseksionit të PD-së Shkëlqim Cufaj. Për këtë të gjithë anëtarët dhe aktivistët janë vendosur në një front me detyra të shpërndara dhe kërkojnë fitoren e PD-së me një rezultat të lartë. Pra disa ditësh sikurse u shpreh dhe kryetari i PD Durrës, Ferdinand Xhaferraj u pa Mobilizim maksimal nga shtabi drejtues i fushatës elektorale në ish-Kënetë për të arritur fitoren e madhe më 25 prill. Të djathtë e të majtë po mbështesin masivisht programin tonë, i cili do t'i mundësojë vendit integrimin në BE.

Edhe në takimin organizativ me shtabin drejtues të fushatës elektorale në Shkozet u pa mobilizim maksimal për fitoren me 25 Prill. Nga takimi i radhës me banorët në Nishtullë. Për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë, problemet e tyre kanë mbetur të pazgjidhura për vite me radhë. 25 Prilli është shumë afër dhe ndëshkimi i “Rilindjes” do të bëhet me votë masive.