Vogëlushja kosovare në Vlorë


  1. Gëzim Llojdia 1. Në varrezat civile të Vlorës një gurë varri i trishtuar. Sipër me bojë të zezë shkruar:kosovare. Në faqen ballore :Ferjale Spasoli 1990-1999. -Vogëlushe ti ike nga vatra jote në atë orë të trishtuar. Në të kobshme orë. Orë e fjalë kambanash binin në erë. Morte.Plagë. Gjak ende kullonin krahët e prerë të kombit kirurgjikisht nga trupi amë. Shenjë të thella në trupin e Shqipërisë,c’praj 1912. -Të përzunë cetnikët,ushtarët e një shteti agresor. Të përzunë me dhunë me armë kallashë, bomba, krisma, zjarre, sharje,ulurima. Le trojet ,shtëpinë,avllinë,djepin që të përkundi,kopshtajat gjithçka ngase ora e hasmit ishte në lëvizje. Ndërkaq ky mot i zi mbrinte. Ikën fshatra të tërë me vargan,ngarkuar mjeteve të punës.Pas era e flakë,pishës dhe xixës së hasmit. Ndonëse i tillë, nga thellësia e kraharorit nxore mallkimin.Nga iridet e syve:solli lotin. Nga buzët dëshpërimi. Nga zemra: rruzuj mallkimi. -Ti ardhe në shtetin amë . Ti u nise dhe erdhe në qytetin e Flamurit .Ti ardhe atëherë kur shteti amë kishte dalë vetë nga ëndrra e keqe’ 97. Vështirë se më parë në Shqipërinë e një tranzicioni të mundimshëm, mund të gjeje kushte. Qytetet e shtetit amë sapo kishin dalë nga luftërat e tyre. Fshatrat si në mesjetë. -Çfarë ishte lufta e 97 në shtetin amë? Burokratët, ziliqarët, pushtetmbajtësit , burracakët me një fjalë përvijonin fytyrën e një shteti,që po gremisej çdo ditë në humnerë,madje për ta shpejtuar këtë ata i dhanë dorën e fundit drejt honit më të thellë. Kundërshtarët të vendosur në rrugën e tyre. Udha,për në pushtet shkonte nëpër një pyllishteje më flakë e armë. Kjo ishte vogëlushe ‘97. Ti ardhe në shtetin amë kur tiparet e tyre ishin :ngjyra e verdhë e syve të ngrirë.Pra sapo kishin dalë nga lufta e çuditshme .Diagrami i rrahjeve të zemrës ishte tregues i një lufte ,që s’merrej vesh kush luftonte,me kë luftonte. Jo pak qytetarët e qytetit të Flamurit kishin mbushur varrezat civile të Babicës me arkëmorti.Si rrallë shqiptarët nuk vdisnin nga Zoti,që u kishte dhënë jetën,por vriteshin ditën me diell në qytetin historik,nga kallashët e plumbave rrëmintar. Mirëpo cilado qoftë e vërteta,shkaqet e saj për ju o politikanë të kësaj kohe dhe të gjithë krahëve,për ju projektues të zinj. Për ju ndërtues e zbatues varrezash. U shtrembërofshi këmbë e kurriz,djall e bijë djallësh.Bukë,o Zot i madh ,mos u dhënçin në pleqëri të thellë. Strehë,mos gjeçi në ditë të zezë. 2. Kështu ti ardhe në qytetin e Flamurit.Ti erdhe në shtetin amë aty ku dielli i muzgjeve tè shumèpritura qielli pèrflaket.Vogëlushe ti ardhe në qytetin tonë pèrpara njè sinfonie të brishtè,aty ditènetèt e gjata,me zèrin e dridhur tingujve pèrhumben. Ishujve tè vecuar pèrhapet largèsia,duke u tretur dalèngadalè heshtjes sè saj,krahève tè zgjatur mbetet njè shpresè.Ti ardhe pikërishtë për këtë shpresë vogëlushe! Dhe një ditë befasisht ti u sëmure ,pra cfarë të ngjau?Si ndodhi që jeta jote u përmbys. Vogëlushe ike për ti shpëtuar një tmerri pa fund. Shpresoje dhe ëndërroje të ishe larg plumbave. Shpresoje dhe ëndërroje,që një ditë ,tmerri të mbetej pas. Ëndërroje të riktheheshe në vatrën tënde .Ëndërroje të ishe e qeshur, lumturisht. Ardhja jote ,qiellin e pastër brenda vetes shpalosje. Ti solle pranë çdo cicërimë dhe fëshfërime gjethesh,erën e ngrohté shpërndaje kudo,té ndërroj fushëpamjen e muzgut zbehur. Pranverat e ikura klithin njëzëri,duke marré me vete çdo ankim,té gjitha ngjyrat kërkojnë koloret e tyre. Brenda teje buronin ujëvarë,rrjedhshmërinë e saj duket se diçka e ndali, ,ndërfutur mes një hapësire e zbrazét,ti u ende drejtimesh qé si kupton as vet. Dhe një ditë të vitit 1999 defitnitivisht ,sytë i mbylle. Karvani i mortorëve u ngjit te kodrina,përjetësisht aty flenë të ikurit nga kjo botë. Dhe rapsodi një miku im, Nertesi Asllani këndonte dhimbshëm me vargje plumbi:" Eh, Babice, Babice,/C’dhimbje mbane mbi vete,/ Sa pak jete të plote! Sa shume copra jete!Karvanë me lule, /Krushq të qetë, pa zhurmë, /Tabutet mbi supe,/ Dhendurret në gjumë"....... -Një lutje prano ti udhëtar te dërrasa e këtij varri të vetmuar ,aty hidh një lule mbi dheun e butë. -Vogëlushe, hasmi iku detyrimisht nga toka dhe vatra? Po ti pamundësish nuk u ktheve në trojet e tua. Stacioni i fundit i jetës ishte këtu në tokën amë .Perëndia të dha jetë,hasmi ta ndërpreu në 9 vite.Mbetur përjetësisht në këtë qytet vogëlushe,si kohë dhe tregues i një lufte, që shkau ka bërë me shqiptarët .Nëse në folklor thuhet:Ku ka rrjedhur do pikojë do vej soji më soj...që dmth shqiptarët do kenë trojet e tyre, që u ka dhënë Perëndia, si një lindje që pas perëndimit vjen.Për ardhacakët udhët dihen ,nga sytë këmbët drejt muzgjeve ,ngricave pa fund nga ku nisën me taborët dhe ulërimë .Le të kthehen në ditënetët e tyre .Atje të luten për mëkatet e tyre .Perëndia gjithsesi i mëshiroftë për krimet e tyre.


0 views

Shkrimet e fundit