Vlerat e një studimi
-Mendime për tre Vëllimet :”Syrja dhe Eqerem Bej Vlora”, përgatitur nga Akademik Prof. Dr. Beqir Meta dhe Dr. Hasan Bello nën kujdesin e Akademisë së Studimeve Albanologjike, Instituti i Historisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të shtetit shqiptar.
Pas leximit të librit
Familja Vlora më afroi këtë libër voluminoz dhe pasi e lexova disa herë vendosa të hedhë disa mendime për këtë libër prej tre vellimesh. Në vëllimin e parë autorët kanë grumbulluar dhe analizuar dokumente 1890-1913.
Në parathënien e këtij vëllimi Akademik Prof. Dr. Beqir Meta dhe Dr. Hasan Bello theksojnë për vlerat e afruara, „Emrat e Syrja dhe Eqerem Vlorës shpërfaqen si një konstelacion me një kontribut të jashtëzakonshëm…….këto personalitete dhe veprimtaria e tyre patriotike, politike, publicistike dhe intelektuale ishte mbuluar nga pluhuri i haresës, dhe ata i ishin nënshtruar anatemimit dhe persekutimit nga regjimi komunist”
Syrja dhe Eqerem Vlora janë dy emblema të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, ku mendimi i tyre ka ardhur duke evoluar në raport me rrethanat politike të kohës..Ata kanë analizuar me objektivitet politikën ballkanike , përplasjet si dhe bashkëveprimi i tyre kundër shtetit shqiptar.Por dhe marrëdhëniet shqiptaro –osmane, greke, serbe,, bullgare, italiane, austro hungareze dhe më gjërë.
Historiografia shqiptare merr në dorë shumë dokumenta , ku hedh dritë “një rreze drite për ndriçimin e saj”, f.7
Ky vëllim hapet me përmbajtjen e dokumentave:
Këtu përmëndim “Letër e Ismail Qemalit drejtuar Syrja Bej Vlorës, Letër e Syrja Bej Vlorës, drejtuar Sulltanit për të përgënjeshtruar shpifjet karshi tij, për valiun e Janinës, Hifizi Pasha .
Por autorët na ka sjellë Raportin e konsullit austro-hungarez, Pisko për “pikpamjet e shprehuara nga Syrja bej Vlora , “për një Shqipëri autonome” nën protektoratin e Austro-Hungarisë ( më 11 prill 1896) , se Syrja bej Vlora mund të rekrutojë mbi 8000 shqiptarë të armatosur, po ta lyp nevoja.
Po ashtu Syrja bej Vlora organizon takime me konsullin austro-hungarez në Janinë, lidhur me të ardhmen e shqipërisë.Ai shpreh rezerva për përgatitjet e Greqisë për të invaduar Epirin dhe i kërkon kësaj fuqie një protektorat për Shqipërinë., nën sovranitetin e saj, por familja Vlora ka lidhje dhe me shtetin Italian(protektorat).
Konsulli i bën të ditur Austro-Hungarisë edhe popullsinë e Epirit, ku 222000 janë myslimanë dhe 110 mijë i përkasin fesë ortodokse, ku 126 mijë janë grek nga besimi dhe 40.000 Vllehë.
Vëllimi i Parë
Vëllimi i Parë rrok periudhën 1890-1913, Ku Syrja Bej Vlora i ankohet sulltanit për shpifjet karshi tij dhe për trajtimin e keq të familjes së tij nga Hifzi Pasha , Vali i Janinës, në vitin 1893.Në këtë vëllim përfshihet korespodnca e Syrja Bej Vlorës me ministrin e jashtëm dhe konsullin autro-hungarez për Shqipërinë si dhe përpjekjet e Austro-hungarisë për lirimin e Syrja bej Vlorës nga internimi në Manastir , më 12 qershor 1905.Syrja bej Vlora i kërkon Austro-Hungarisë për ta ndihmuar që të bëhej deputet në Berat, më 30 shtator 1908.
Në këtë vëllim përfshihet dhe një Letër e Faik Konicës, drejtuar MJAustro-Hungarez, ku i kërkon që të ndihmonet Syrja Bej Vlora që të themelojë në Shqipëri një Parti Kombëtare, që do ta drejtojë Syrja Bej Vlora., 29 tetor 1908,Korespodenca e Eqerem Bej Vlorës me perandorinë Austro-Hungareze flet për kulturën e tij Perëndimore dhe se ishin pjekur kushtet që shqiptarët shpresat t`i shikonin në Perëndim dhe jo në Lindje.
Gjithë diplomacia e tij flet hapur për këtë prirje të re të këtij poligloti dhe të një rilindasi të madh.Në këtë vëllim jepet edhe Letra e Syrja Bej Vlorës , lidhur me takimin dhe prapaskenat e Perandorisë Osmane për të penguar ardhjen në Shqipëri të Princ Vidit(Takimi i tij me Beqir Grebenenë dhe personalitetet të tjera të larta Osmane, në Stamboll në dhjetor 1913.).Kjo flet dhe për dritëhijet e këtij personaliteti të madh rilindas.
Vëllimi i Dytë
Vëllimi i Dytë përfshin periudhën1914-1953 , ku në pah janë marrëdhëniet Eqerem Bej Vlorës me Kancelaritë Perëndimore, me Austro-Hungarinë, ku i kërkohet kësaj të fundit që Kryeqyteti i ardhshëm i Shqipërisë të jetë Durrësi.
Mbështetja e Eqerem Bej Vlorës për Princ Vidin, si Mbret i Shqipërisë.
Përpjekjet e Qeverisë Austro-Hungareze që pronat e Vlorajve në Pashaliman të mos u shiten Italianëve.Tentativat e austro-hungarezëve për blerjen e tokave të Pashalimanit nga familja e Syrja Bej Vlorës.
Austro-Hungarezët i lidhën një pension prej 1000 korona në muaj Syrja Bej Vlorës, ndërsa Eqerem Vlora i kërkon Vjenës që ta punësojë në Ministrinë e Punëve të Jashtme.Më vonë përplasjet me Austrinë, pasi Eqerem Bej Vlorën e shikonin si njeri besnik të qeverisë italiane.
Pas vitit 1942 e në vazhdim ,për 45 vjet shikojmë një letër të Drejtorisë së Zbulimit Politik të Sigurimit të Shtetit, lidhur me disa të dhëna për Eqerem Bej Vlorën, më 26 nëntor 1957. Biografia e Eqerem bej Vlorës e hartuar nga Operativi I Drejtorisë së Zbulimit Politik të Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, mbi një artikull të botuar nga Eqerem bej Vlorës me rastin e shpalljes së Pavarësisë, ku anatemohet ndër të tjera edhe regjimi komunist dhe pasojat që ai i kishte sjellë Shqipërisë.
Vëllimi i tretë
Vëllimi i tretë trajton me shumë finesë studimet e një poligloti ku ai ndalet tek Historia e Pashallarëve shqiptarë në Perandorinë Osmane, Historia e Personaliteteve shqiptare të vilajetit të Janinës(1859-1909).
Eqerem Bej Vlora ka njohuri të thella “Mbi historinë Bujqësore të Shqipërisë”, nga prehistoria deri në fund të Perandorisë Osmane, e pajisur me hartat përkatëse.
Eqerem Bej Vlora është një mjeshtër i rrallë i publicistikës shqiptar.Ai na sjell me mjeshtri Kanunin e Papa Zhulali(Idriz Sulit), na flet pë Koçi Beun , nga Korça si këshilltar i shumë Sulltanëve ..Na flet për Kalanë e Kaninës, për Mustafa Cenon, vlerësime për At Gjergj Fishtën, kontributin e tij në Kongresin e Manastirit, shpalljen e Pavarësisë dhe në luftën kundër shovinizmit serbo-malazez, përkrahës i flaktë i çështjes kombëtare duke u vënë sebëve kufirin në Malet Urale.
Me mjaft intuitë ai ka dhënë një përshkrim të detajuar të Kalasë së Vlorës, si një nga kalatë më madhështore të ndërtuar nga Perandoria Osmane në vitet 1540 -1572..Ai kujton Jeronim De Radën si një personalitet i kulturës shqiptare , i cili na kujton pellazgët e hyjnyshëm…
Duhet theksuar se të dy personalitetet e Rilindjes Kombëtare Shqiptare për shkaqe ideologjike e klasore, u denigruan gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist u anatemuan dhe për 50 vjet, i mbuloi pluhuri i harresës dhe denigrimi i kësaj familjeje., pavarësisht kontributit të dhënë në shekuj.
Konkluzion
Kur ta lexoni këtë libër, në tre vëllime, do kuptoni rolin dhe kontributin e kësaj familjeje që nga mesjeta deri ne Pavarësi e në vazhdim.Të tre vëllimet janë një kontribut i madh në historiografinë shqiptare.
Urime autorëve dhe familjes Vlora: Ervin dhe Lejla Vlora, Habilaj, fëmijët e vajzës së Eqerem Bej Vlorës, të ndjerës, zonjës Anisha Vlora (Habilaj) të cilët me përpjekjet e tyre dhe me ndihmën e autorëve arritën të hedhin dritë mbi këtë familje fisnike shqiptare.
Comments