top of page

Vlerat e një emisioni në dy kahje


Në studion e “ALB-UK TV”

Vlerat e një emisioni në dy kahje


Prof. Dr. Fatmir Terziu


Mesazhi, sikurse të ishte deleguar vetëm për të qenë i tillë, u ndje, qëndroi përpara, u mbajt si një objektiv i gatshëm për të udhërrëfyer tërë situatën. Fjala, thjeshtësia, skena, ekrani, mbetën drithma fjale, dhe fjala si forcë e vetëimponuar e dijes, njohurisë, prizmit të gjerë e të gjatë të përkushtimit, dha tërë forcën e saj e, e gjitha u duk sikur fluturoi me krahë përpara, për t’u mbrojtur pa hezituar në një aspektualitet të ligjshëm, një qasje të domosdoshme ligjore për komunitetin në këtë situatë të mbylljes nga Covid-19. E në gjithë këtë shfaqje të mesazhit të dërguar nga miku im Qemal Visha, që asnjëherë nuk ka qenë larg komunikimit të këtyre ditëve, në fillim u shfaq qetësia, maturia dhe tërë profesionalizmi i drejtuesit të emisionit në “ALB-UK TV”, të mrekullueshmit në komunikim të pastër e të qartë, të shkurtër e të saktë, Martin Kiri. Mesazhi si fillim pasoi një urim për Muajin e Shenjtë të Ramazanit, urimit për gjithë agjëruesit e komunitetit dhe më tej fjalën me një pyetje të goditur ia dha specialistit të Bashkisë, Lavdrim Krashi.


Gazetari i “ALB-UK TV” Martin Kiri

Ky i fundit, fjala dhe kryefjala e këtij emisioni në studion e “ALB-UK TV”, me një maturim, pjekuri të treguar jo pak herë u ndal shkurt dhe bukur, madje në disa raste me detaje dhe ligjshmëri për të dhënë një rezume të qartë për situatën, kohën në mbyllje me Covid-19-të dhe më tej duke u dhënë shkas gjithë tematikës së pyetjeve të gjetura e ditësorë të drejtuesit Martin Kiri.


Specialisti i Bashkisë Lavdrim Krashi

Pra, “një emision i dedikuar koronavirusit dhe impaktit që ai ka në shoqërinë”, sipas drejtuesit Kiri, që nisi me sqarimin dhe opinionin për situatën, kohën e mbylljes nga Qeveria Britanike, masat e mara, dhe mjaft probleme të tjera. Krashi sqaroi se nuk është koha për kritikë, pos sipas kritikëve koha e mbylljes në BM, erdhi disi e vonuar. Ftesa në këtë emision ishte që shikuesit e dëgjuesit e “ALB-UK TV” të bëheshin pjesë e atij emisioni. Dhe normalisht një gjë pozitive kjo, pasi i jepet mudësia që mjaft komunitarë në nevojë të mbeten të sqaruar për mjaft gjëra.

Duhet thënë dhe duhet argumentuar se edhe online me mijëra e mijëra komente dhe shikues i kanë dhënë një arsye tejet pozitive këtij emisoni, që duket mjaft i mirëpritur si nga drejtuesi, ashtu dhe nga protagonisti i tij.

82 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page