top of page

Vladimir Muça: PËRSËRI NË VATRËN SHKOLLORE SI 63 VITE MË PARË.



Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artitëve Durrsakë  bashkëpunimin ndërkulturor e kanë shtrirë dhe jashtë shkollave të qytetit të Durrësit.

Gjimnazi "16 Shtatori" në Shijak ishte bashkëpunimi i radhës në përcjelljen e vlerave krijuese tek nxënësit.

Në këtë premovim të tretë në këtë shkollë, pas një koordinimi të punës me drejtorinë dhe përgjegjsen e biblotekës, mësuesen Eleni Dheri, u premovua libri im me novela dhe tregime "Njerëz të dyzuar" botim i ripunuar viti 2024

Moderatorja Eleni e hapi takimin duke  evidentu bashkëpunimin me autorin Vladimir Muça, ish nxënës i këtij gjimnazi, tashmë e bërë traditë.

Më pas sipas plan programit ja dha fjalën drejtorit të gjimnazit Gentian Shahini.

Drejtori i shkollës foli mbi trashëgiminë që ka ky institucion arsimor dhe vlerat që përmban një bashkëpunim i tillë, si dhe traditën e krijuar me krijues shijakas.

Në fjalën e tijë kryetari i Shtëpisë të Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës, poeti Agim Bajrami foli mbi planet vjetore që ka ky komunitet në zgjimin e punës me librin, sidhe evidentoi rëndësinë e një bashkëpunimi të tillë në kulturën e leximit.

Hasan Shahini, shkrimtarë e mësues në pension,foli mbi vlerat artistike dhe shoqërore që përbën libri, si një dukuri e një real ekzistencializmi jetësorë.

Ky premovim i tretë në këtë shkollë nga Vladimiri, theksoi moderatorja Eleni Dheri, është ndërtuar tjetërlloj,ku nxënës reflektuan me pyetjet e tyre impresione nga leximi i librit me pyetje rreth marrëdhënieve të autorit me arealin përjetues, risjelljen e legjendave në kontekste të reja kohore, predominimi i elementëve ekzistencial dhe raporti mes realitetit dhe frymës krijuese.



Autori përmes emocioneve ju përgjigj këtyre pyetjeve të cilat ishin me shumë kulturë njohëse letrare me drejtimin e ri letrarë që ka marrë letërsia shqiptare.

Ish bashkënxënësi i autorit V Muça, mësuesi në pension Mustafa Faja përmendi me nostalgji disa çaste nga jeta jonë si krijues fillestarë të vitëve 060.



Nëndrejtoresha e shkollës. një njohëse e mirë e letërsisë, si kurrë më parë bëri një vështrim kritik krahasues mbi funksionin artistik të natyrës në narrative e librit me narrative e Ernest Koliqit, mbi rolin e imputëve artistikë të natyrës në realizimin sa më bukur të një vepre letrare.

Në mbyllje, unë si autorë,  falënderova stafin pedagogjik, drejtorinë, për këtë bashkëpunim  si dhe mbështetjen që më kanë dhënë në promovimin e vlerave krijuese nëshkollën ku unë ndeza shkëndijat e para krijuese.

Ky bashkëpunim pune të përbashkët do jetë në planet e përvitshme të Shtëpisë të Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrësit.

Për kënaqësinë e nxënësve, se unë do kthehem gjithnjë, si një premtim lexova poezinë:

"KTHEJ KOKËN PAS"

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page