top of page

Vladimir Muça: NË KODËR VILË


Në kuadër të nismës të Michael Rothenberg nga Kalifornia

"100mijë poetë për ndryshim" nën modelimin e poetes, mjeshtrës të RTV shqiptarë Kozeta Zavalani, u mbajt edicioni i 14 i Poetëve për ndryshim në Rosa Blu Gkom Centër Tirana.

Nga Shtëpia e Shkrimtarëve dhe Artistëve Durrës ishim të nderuar të merrnim pjesë Vladimir Muça dhe Agim Bajrami.

Pas prezantimit të kësaj nisme nga moderatorja, poetja Kozeta Zavalani, dhe të prezantimit përshëndetës të nismës nga poeti Agim Bajrami,

poetët filluan të recitojnë krijimet e tyre në përmbajtësinë e kësaj nisme.

Unë pasi fola shumë shkurt mbi misionin që ka arti shkrimor në social-kulturën e një kombi, si shembull të kësaj nisme solla postulatin "amanet"të Azem Shkrelit, si një devizë në punën tonë krijuese: "Mësojeni kohën të mos hajë të vetët / Ç'u shemb shëmtie, do ta ngrenë poetët"

Më pas unë u prezantova me poezinë NË KODËR VILË

Për kënaqësinë tuaj miq e dashamirës po e sjellë në statusin tim.

  NË KODËR VILË

Janë disa kujtime

Me krah të thyera

Mbetur në degët e pishave

Si boçe.

Janë disa tinguj muzike vallëzimi

Në pistën e vjetër Rinia,

Që tundin në themele ndërtimet

Me goditje sizmike.

Ndërsa unë sot,

Me vallëzimin e vitit 1997

Ripërtyp tingujt e një muzike funebre,

Me të rejat e botës

Go west në ikje.

Kështu pushoj çdo ditë

Në Kodër Vilë;

Duke varur në pishat e prera kujtimet,

Duke parë lotët e rrëshirta të pishave

Mes prerjeve cfilitëse.

Ëndërrimet e mia,

Me qarjet e një fëmije,

Kanë mbetur në lisharsin e ndryshkur;

Në dritësyrin e Farit detar,

Varur në degët e prera,

Si kujtime

6 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page