top of page

Vladimir Muça: MJEGULLA



Mjegulla mbështolli çdo gjë.

Asgjë nuk shohin sytë e mi,

Gurëzuar mbi qelqin e dritares,

Ku pikat e brymës shkasin

E pikturojnë kubizmin e radhës.


Sikundër nata,

Mjegulla çdo gjë më fsheh

Nën brucën e egërt lesh dhije;

Por s'arrin të shuaj

Trillin e trishtilëve,

Që pa u frikësuar çukisin

Nën mjegullën që bie.


  DASHURI E VËRTETË


Më dashurove nga pak,

Mëë fale ate

Që në dukje ke.


Por kur arrite

Të gërryesh vetëveten,

Atëherë më dhe

Dashurinë e vërtetë.


  NOSTALGJI EROTIKE


Tek rrija rrëzë plepit të egër

Me ujët lot duke u larë;

Përkëdhelinë tënde të parë

Nuk desha shiu të ma marrë.

12 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page