top of page

Vladimir Muça: MES ËNDËRRIMËVE

  • Jul 14, 2025
  • 1 min read

MES ËNDËRRIMËVE


Kur më shumë më kërkon,

Në ate faqe çfar të shkruaj?

Si mirënjohës më bën të vuaj,

Syrin e mëndjen keqas m'a veskon.

Gjurmojnë ngrohtësinë mbi një harresë,

Të gjej breglumin me arra në Ftadonë,

Kopështin e Zajës me manat pamorë,

Orët e fëminisë me mirësitë flugerë.

Gjurmoj nga Castelnova kodrën Atë',

Përgjatë rrugëtimit të një fëmije,

Përpij një kështjellë nën hijen Lofatë.

E në më gjen shtegtar mes ëndrrimëve

Në infinitin gazmorë të një enigme,

Mbyllma shtegun e të tjerave zhgënjimëve.

Castelnovo Di Sototto

16/11/2017


      ULLINJTË E ÇAMËRISË

Ullinjtë e Çamërisë

Me aromë lirie,

Ngopur me kripsinë e Jondetit

Janë vëllezër

Me ullinjtë e mij

Në kodrat e Sauqetit.

E njëjta aromë në gjethet, rrënjët e tyre

Si prej vedre perendie.

Stërgjyshërit që i mbollën

Me shpirt ilirie,

Lidhur dora dorë,

Në qiell e nën tokë,

Si e mbretërve ilirë

Kurorë.

Nëndor 2008


    RRËZË MALIT ÇIKË

Jam ulur Rrëzë malit Çikë,

Sodis hapësirën anë e mbanë;

Maja e malit drejt qiellit thikë

Ngjeshur në brez si jataganë.

Ç'peisazh të magjishëm kjo tokë!

Veshur në gjelbërim, si mantel i lashtë,

Këtu dhe qiellin ndryshe e shikon:

- Të përqafuar me malet e lartë.

Janë vëllezër

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page